Pëllumb Ahmeti
DELVINË VASHË TRUPLASTARE, ERË TRËNDELINË
Delvinën, pashë të ngjitej pllajës së malit të gjërë
thirra të qëndronte të më priste përpak dhe mua
vashë lozonjare fustanin veshur i ndrisnin ato llërë
era frynte nga Sopoti ky fustani palë palë valëzuar…
Lëndinës, më tha, do të shkoj të mbledh trëndelinë
pres fllade’erërat, gërshet do thur me lulen margarit
flokët e gjatë në vreshta do ti kem lëshuar për tynë
me nge shikoj lisat kur zbresin e takohen me ullinjtë…
Bukuroshja Delvinë, thërras, turrem pas për ta kapur
më buzëqesh truplozonjarja, pllajës merr lart arratinë
vrapin, s’e ndal faqe malit ngjitet thëllëzë flatra hapur
marrëzisht dashuruar zemra ime rreh fort, ah regëtinë…
Krahët lëshuar mali drejt teje si dashnor i përvëluar
gjoksin ka hapur dhe shtratngrohtin aty ta ka ngritur
pritur erëftohtat, nuse me vello gjelbërimi trupmbuluar
rrekeni, s’mundeni puthjezjarrtë të jepni buzës zhuritur…
Këngët e lashta zanat e Sopotit me ty kanë ligjëruar
karvanet e udhëtarëve marrë kanë frymën prej teje
blegërima trazuar melodi fyejsh, longarësh shoqëruar
majëmalit kuçedra tërheq këmbët zvarrë nën tis reje,
Legjenda vjen ligjëron për kuçedër heshturën plagosur
në çdo pikë uji e gjaku përzier lisat mbinë për të rrëfyer
ujë i Sy Kaltërit pirë gjak vashash me vello nuse veshur
djaloshi dashuruar azgan me heshta trupin i kish shqyer,
Këndonin vashat hareshëm me bucelëdrunjtat ngarkuar
burimet ujëkristale të freskëta shpërthyen trupit të malit
pllajat barëshumë dhe brinjat nga lisat e moçëm bleruan
zemrat vashërore regëtinin sa herë shihnin sytë e djalit…
Delvinë, vashë truplastarja erë trëndelinës më je shkrirë
me duart e zgjatura mali po të thur flokëgjatët, gërshet
i etur zgjatet zemër përvëluar puthje të të jap ka dëshirë