Lulash Ara
“DEKRIMINALIZIMI” I POLITIKES
Parlamenti i Shqipërisë
Aty ku ligji votohet
Po – thotë kreu i qeverisë
Do të dekriminalizohet.
Amerika e kërko
Dhe Europa gjithashtu
Do të ndodhin vërtetë kjo..?
Miq a e besoni ju..?
Unë uroj që kjo të ndodhë
Se do ishte me shumë vlerë
Aty ka me 8 vjetë shkollë
Që diplomën e kanë blerë.
Kriminela, trafikanta
Hajduta të klasit parë
Nga e djathta e nga e majta
I kemi parlamentarë.
Po na rjepin, na poshtrojnë
Po na lënë pa punë, pa lek
Çuditërisht ne i votojmë
Për ta bëjmë dhe tifozdhek.
Sa kollaj që biem viktimë
Gjithçka bëjmë për idealin
Është rrezik, me i sha partinë
Rrahet grusht baba me djalin.
Reformën tek drejtësia
S’ka shqiptarë që mos ta dojë
Ligje bëjnë me qindra e mija
Por më thoni kush do i zbatojë….?
Tartabiçi i Skraparit….?
Apo i gjati, ky përbindëshi…?
Kryehajduti i thesarit…?
Apo mister i 20 përqindëshi…?
Gramoz Ruçi i 2 prillit…?
Apo Taulant rrampalla…?
Ish – spiunët e sigurimit…?
Apo kryeprokurori LLalla…!
Prokuror si mos të ish fare
Nuk ka forcë, nuk ka fuqi
Se mafia qeveritare
Është mbi çdo prokurori.
E’h moj Shqipëri e mjera
Si nuk dole kurr prej hallit
Asnjëherë si shoqet tjera
Por gjithmonë në dorë të djallit.
Ka ardhë koha të ndryshojmë
Ti vëmë punët më për fillit
Në votime kur të shkojmë
Mos me u shitë prap për thasë miellit.
Të votojmë gjithmonë më të mirët
E ta mbrojmë demokracinë
Se përndryshe keta vampirët
Mbi shqipëtarë do bëjnë kërdinë.
— — — — — — — — — — — —
( Lulash Ara )