Dekorimi i Avni Rustemit, Mirela Bogdani e PD: Ishte killer me pagesë, promovohet vrasja. Pëllumb Xhufi: Na shpëtoi nga Esati!

0
493
Bogdani - Xhufi

TemA, 2 tetor 2020

Dekorimi i Avni Rustemit nga presidenti i Republikës me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”, me motivacionin “për aktin e tij të lartë patriotik, që kreu 100 vite më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes së pavarësisë, e të sovranitetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali”, ka ngjallur reagime.

Mirela Bogdani deklaron se në dekorim ka terma komunistë.
Ajo e cilëson Avni Rustemin killer me pagesë dhe thotë se dekorimi promovon vrasjen.
Krejt ndryshe e sheh çështjen historiani Pëllumb Xhufi.
Ai shprehet se Rustemi është patriot.

Unë e miratoj dekorimin e dedikimin që i bëri presidenti. Avni Rustemi ishte idealist, ndërsa Esati njeri i kulisave”, shprehet Xhufi.

Xhufi gjykon se për të kuptuar Avni Rustemin, duhet ditur se kush ishte Esat Pasha, për çka përmend faktin që varri i Esat Pashës është në varrezat e serbëve dhe nderohet nga ministrat serbë.

Prej vitesh, qasja ndaj Esat Pashë Toptanit, ka qenë e ndryshme.

Esat Toptani nuk është tradhtar siç e tregon historiografia komuniste dhe Avni Rustemi nuk është hero, madje vrasja e Esatit pre tij, është një njollë”, thotë Mirela Bogdani, kryetare e Shoqatës “Tirona Intelectum”.

Për Pëllumb Xhufin, situata në të cilën, Rustemi ndërmori aktin ekstrem, ishte tejet komplekse.

Kur u krye atentanti, Esati po i bente gjëmën vendit në Paris. Esati kishte cunguar vendin dhe kishte unifikuar me serbët” doganat e përfaqësitë diplomatike”, thotë historiani.

Ato që janë qëndrimet e historianëve, nga kryetarja e “Tirona Intelectum”, shihen si këndvështrime komuniste.

Për Xhufin, Esat Pasha ndërsa gjendej në Paris po organizonte një kryengritje në Shqipëri, që do te rrëzonte qeverinë e Lushnjës, që t’i hapte udhë, planin të tij me serbët.

Por si mund te lexohet sot, politikisht, një akt i tillë në një luftë, që përtej kufijve të shtetit shqiptar, ishte edhe përplasje politike?

Për Bogdanin, motivacioni është skandaloz, ndërsa për Xhufin, eliminimi është një formë ekstreme e luftës politike.

Xhufi i ndan kohët me njëra-tjetrën, kur është fjala për mesazhin qe jep sot dekorimi i Avni Rustemit për një vrasje në ditët tona.

Avniu ishte djalë i mësuar, ndërsa Esati njihte vetëm paranë”, thotë historiani.

Ndonëse vrasja e Esatit ishte e 100 viteve më parë, siç thote Xhufi, paralelizmat nuk mungojnë.

Për Bogdanin, dekorimi i Avni Rustemit për vrasjen e Esat Pashës, jep mesazhin e pushkës për kundërshtarin.

Megjithëse historia e këtyre dekadave i ka trajtuar këto të dhëna për dy figurat historike, dasitë e dy qëndrimeve janë kryekëput të ndryshme, deri në kërkesën për heqjen e përmendores për Avni Rustemin.

Bogdani thotë se shoqata e saj, kërkon të hiqet busti i Avni Rustemit, ndërsa Xhufi, shprehet se tiranasit duhet të gjejnë referencë tjetër, jo Esatin, pasi mes Toptanasve, ka pasur shumë patriotë.

Kur pyetet për termin “asgjësimin e armikut të brendshëm” si motivacion dekorate, Xhufi, thotë se në luftë gjërat janë më të thjeshta.

Megjithë këtë, dekorimi për një vrasje per Xhufin nuk promovon vrasjen e kundërshtarit sot.

Dekorimi i Avni Rustemin nuk promovon vrasjen. Shqipëria sot ka integritet, veç kur e shesin…”, thotë Xhufi.