Deklaratat e ngutshme të ambasadorit Greg Delavi, dhe udhëheqja shtetërore jo kredibile?!

1
998

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Së kush do të jetë president/e, i radhës të SHBA-ve, është e rëndësishme për mbarë botën, gjithashtu edhe për Kosovën, kur dihet se presidenca amerikane ka kompetenca të mëdha në vendimarrje në politikën e jashtme. Fushata ka hyrë në fazën e vet finale tre mujore. Befasi konsiderohet nominimi për president i Donald Trump nga Partia Republikane. Figura e Trumpit nga shumë kush sot konsiderohet si figurë e papërshtashme politike për ta udhëheq Amerikën për periudhën e ardhshme katër vjeqare. Ai gjatë fushatës elektorale lëshoi shumë kritika ofenduese karshi zezakave, meksikanëve e veçmas karshi myslimaneve.

Edhe pse ne si Kosovë shumë do të dëshironim që presidente e ardhshme të zgjedhet demokratja, Hilari Klinton, e cila bashkë më bashkëshortin, Bill Klinton bënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Së kush do të vjen në krye të Amerikës mike u mbetet amerikanëve të vendosin. E bëra këtu një digresion lidhur më këtë temë, për të përkujtuar të gjithë së sa është i rëndësishem sot në botë, së kush vjen në ndonjë pozitë të lartë shtetërore, në këtë rast në krye të Amerikës. Kjo ngjarje aktualisht i ka qitur shumë në margjina ngjarjet tjera në botë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delavi, më duket së ka dhënë deklarata më shumë të nxituara lidhur më dy tema të rëndësishme. Kur Hashim Thaçi u zgjodhë president, ambasadori Delavi kishte bërë lobim të hapur pro Thaçit në Parlamentin e Kosovës. Ai midis dy seancave zgjedhore mbajti fjalime sygjeruese para kuvendarëve. Deklarata e tij sigurisht së kishte ndikuar edhe në vendimarrje të shumicës së delagateve të pranishem. Dhe, prapë Delavi kur u mbajt simpoziumi për Demarkacionin diku kah mesi i tubimit dha një deklaratë, që më shumë u duk si ultimatum, se duhet të zbatohet vendimi i qeverisë i nënshkruar në Bruksel, edhe pse shumë argumente të eksperteve tanë e demantuan këtë vendim të ngutshem dhe jo transparent të Qeverisë.

Po imponohet kështu diçka shumë e pa drejtë dhe jo ligjitime për një çështje kapitale siç është Demarkacioni. Disa kongresmenë të Amerikës, qendrimet e Delavis po i konsiderojnë si qendrime përsonale të tij. Z. Delavi nuk po e kritikon shumë këtë pushtet, i cili ia ka falë dreqit duke punuar mbrapsht, duke abuzuar më shtetin pa rreshtur. Nuk kemi pasur pushtete më dobëta, e më pasive në mirëqenie dhe zhvillim se Qeveria Thaçi për dy mandate dhe tash Qeveria Mustafa.

Çdo vendim i deri tashem i kreut shteteror e ka frustruar masën. Kosova po zbrazet gjithnjë e më shumë, se nuk kanë ku ta sigurojnë një vend të punës të rinjtë tanë. 150 mijë vende të reja të punës që i paten premtuar, u tretën si fluskë sapuni. Mashtrimet të cilat nuk pushuan kurrë e kanë irrituar popullin. Kan kaluar 17 vite pas luftës e situata politike dhe rrjedhat ekonomike nuk kanë rrjedhë normale. Nuk e kanë arsyetuar më asgjë votën e popullit. Kosova është shumë e vogël, që t’i rrudhën kufijtë e saj shtetërorë sërish.

Që 17 vite pas luftës, Mitrovica ka mbetur e ndarë mbi lumin e Ibër. Ndarja etnike e qytetit mbi lumin Iber nga minoriteti serb të dirigjuar nga politika serbomadhe e Beogradit zyrtar, është antidemokratike dhe nuk i shërben shtetit multi etnik dhe as stabilitet në rajon. Kosovës dhe Ballkanit i duhen udhëheqje shtetërore kredibile, i duhen udhëheqje të cilat i qojnë proceset demokratike dhe zhvillimore përpara. Nuk i duhën popullit në këtë fillim shekull pushtetet e korruptuara, të inkriminuara në krim, dhe nuk i duhen pushtetet më logjikë komuniste të të menduarit dhe të vepruarit…

1 KOMENT

  1. Qe nje deklarate e ngadalshme, o pis Arabi mememen arab,

    Poooo looooopaaaa qeeeeee jeeeeeeeeeee.

    Ndrroje emrin more rrenc… araboturqeli po fol per DELAWIE…c.c.c.c.c.c

    TQD NP… KADAL DALE

Komentet janë mbyllur.