DEKADA I NOBELISTE

0
531

NOBELISTI I 1901

SULLY PRUDHOMME
1839 – 1907

René Francois Armand Prudhomme – i mbiquajtur Sully Prudhomme (Paris, 16 mars 1839 – Châtenay-Malabry, 6 shtator 1907) ishte një poet francez, fitues i parë i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1901.

MOTIVACIONI

Në njohjen e përbërjes së tij poetike, e cila jep prova të një idealizmi të lartë, përsosmëri artistike dhe një kombinim të rrallë të cilësive të zemrës dhe intelektit

VAZO E THYER

Vazo ku vdes lulemina*
Një erashkë atë e qëlloi
Goditja pak e fshiku,
Zhurmën akush s’e dëgjoi.

Mavijosja e saj e lehtë,
Bren kristalin çdo ditë
Me ecje ritmike të sigurt
Vazon qarkoi lehtësisht.

Uji i freskët pikoi pike pikë
Rrodhi me vrull lëngu jashtë;
Nuk dyshoi për të, askush.
Mos e preketni vazon, thashë.

Shpesh edhe dora e dashur
Duke fshikur zemrën e kris;
Pastaj zemra,çahet, pëlcet,
Vdes dhe lulja e dashurisë ;

Përherë pa u prekur para botës,
Ajo e ndjen që po rritet, qan butë
Plagën e saj delikate të thellë.
U thye vazo, mos ta prekë kush.

*. Lule e njohur ende për vetitë e saj magjike e afrodisiache. Rrënja e saj etimologjikisht rrjedh nga folja verbero-colpire: që do të thotë vras.


NOBELISTI II 1903

BJØRNSTJERNE BJØRNSON
1832 – 1910

Bjørnstjerne Martinus Bjørnson (Kvikne, 8 djetor 1832 – Paris, 26 prill 1910) ka qenë një poet, dramaturg dhe shkrimtar norvegjez. Në rrafshin artistik kontribuoi, bashkë me Henrik Ibsen, në lindjen e drammaturgjisë moderne norvegjeze e skandinave. Madhështia e tij u vulos me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1903.

MOTIVACIONI:
«Një haraç për poetikën e tij fisnike, madhështore e të gjithanshme, me të cilën ai është krejt i ndryshëm për qartësinë e frymëzimit të tij dhe pastërtinë e rrallë të shpirtit të tij»

VELA TË MËDHA NË DETIN E VERIUT*

Vela të mëdha në Detin e Veriut,
lart mbi malin Skandsem atë mëngjes
Erling Skjalgsson sytë nga Dielli drejton
duke vështruar detin drejt Danimarkës;
«Nuk po vjen Olav Trygvason?»

Pesëdhjetë e gjashtë Drakkar
djegur nga dielli
presin të nisen drejt Danimarkës
me vela të ulura poshtë.
Akoma një murmurimë:
“Ku është drakari më i gjatë?
Nuk po vjen Olav Trygvason? “.

Por, kur lind dielli
dhe ngrihet mbi det
mërmërima bëhet stuhi:
“Ku është drakari më i gjatë?
Nuk po vjen Olav Trygvason? “.

Ngadalë nga dalë, në këtë çast
të gjithë të habitur ndiejnë
nga fundi i detit
një gurgullimë, një mërmërimë:
“Drakari më i gjatë u mposhtë!
Ra Olav Trygvason “.

Që nga ajo ditë, për shekuj e shekuj
anijet norvegjeze janë të shoqëruara
në netët mbuluar me dritë hëne nga vajtimi;
«Anija më e gjatë u shpartallua!
Ra Olav Trygvason”.

*Olav Tryggvason (960-1000 ) ishte mbreti i Norvegjisë 995 -1000 dhe pati një rol kyç në konvertimin e vikingëve në të krishterë. Bjornson shkroi këtë tekst, i frymëzuar nga “Saga e Olav Tryggvason” (pjesë e “Heimskringlas”) kompozuar në fund të shekullit të dymbëdhjetë nga poeti Islandez Snorre Sturlason, (1178 – 1241). Teksti përshkruan pas betejën e Svolderit (në vitin 1000), kur mbreti u mund dhe u vra në betejën e madhe detare të Svolder në Baltikut mbi Drakkaren e tij «Ormen Lange» «Gjarpër i gjatë», sipas sagës, më shumë se 50 metra. Në breg, norvegjezët pyesin njëri-tjetrit në mënyrë të përsëritur «Pse nuk kthehet Olav Trygvason?»


NOBELISTI III 1904

FREDERIC MISTRAL
1830 – 1914

Frederic Mistral (Maillane, 8 shtator 1830 – Maillane, 25 mars 1914) ishte Nje shkrimtar dhe poet i gjuhës franceze Occitane, iu dha në vitin 1904 Çmimin Nobel për Letërsi

MOTIVACIONI:
«Si njohje e origjinalitetit të qartë dhe të frymëzimit të vërtetë të krijimtarisë së tij poetike, që reflekton shkëlqyeshëm peizazhet natyrore dhe frymën amtare të popullit të tij, gjithashtu dhe, punës së tij të rëndësishme si filolog provansal»

PROVIDENCA

Shiko lulet e gatticeve. Janë flokë bore
me push të qartë. Dhe mjafton vetëm
që një erë mjaft e lehtë t’i prekë
që të shkrira përhumben mbi tokë.
Por pambuku i shpërndarë
kudo nga zogjtë,
mblidhet menjëherë.
Shih: ka një fole
nën atë ind:
një fole trishtili e kadifejtë,
e butë, e bardhë. Së pari bënë indin
dhe pastaj i veshën të vegjlit
me pelush… O dorë e bekuar,
që për çdo harabel
thur një fole…
Endej plaku atëherë ngadalë
gjatë përrenjve me murgeshën,
dhe duke arsyetuar gjatë për Perëndinë.
«Ç’harmoni ka në veprën hyjnore!»
«Ç’largpamësi dhe ç’mrekulli»
Thoshte ai me admirim të thellë:
«Ç’providencë dhe ç’admirim!»
«Shiko ato mushkonja që enden në grup,
nëpër ajrin e qetë. Lindën pak më parë
brenda një rrezeje dielli dhe sonte mbase,
s’do të kthehen më fare.
Pra për një ekzistencë kaq kalimtare,
Providence dhuroju atyre gjithë të mirat!.
Në galeta e gjejnë ato ushqimin
që më shumë atyre u pëlqenë; jetojnë në diell;
kanë krahëzit për të vazhduar më pas,
mbi male dhe mbi pllaja bartin të vegjlit;
në sytë e vegjël të tyre gjithë krijimi
pasqyrohet si një det i pafundmë.»


NOBELISTI IV 1906

GIOSUE CARDUCCI
1835 – 1907

Giosue Alexandër Joseph Carducci (Valdicastello di Pietrasanta, 27 korrik, 1835 – Bolojë, 16 shkurt 1907) ishte një poet dhe shkrimtar italian.Ky ishte italian i parë që fitoi Çmimin Nobel në letërsi në vitin 1906.

MOTIVACIONI:
«Jo vetëm në njohjen dhe mësimet e tij të thella e hulumtim kritik, por mbi të gjitha një haraç i energjisë krijuese, pastërtinë e stilit dhe të forces lirike që karakterizojnë kryeveprën e tij poetike».

VAJTIM ANTIK

Pema që ti zgjasje
Dorën fëminore,
Shega gjelbërore
Plot me lule flakë,

Në kopështin e shkretë
Bleron gjithçka tani,
Qershori e ringjall
Me drit’ e ngrohtësi.

Ti lule e pemës sime
E thar’, e fshikulluar
Pa dobi ti je në jetë,
Ti je lule e vetmuar,

Ti je në dhé të ftohtë,
Ti je në dhé të të zi;
As dielli s’të gëzon
As unë s’të zgjoj ty.


NOBELISTI V 1907

RUDYARD KIPLING
1865 – 1936

Rudyard Kipling (Bombay sotMumbai, 30 dhjetor 1865 – Londër, 18 janar 1936), shkrimtar anglezNë fëmijëri e mësoi gjuhën hinduse, vazhdoi shkollën ushtarake në Devonshire, ndërsa më 1882, u kthye në Indi dhe punoi si gazetar. Në vitin 1907 fitoi Çmimin Nobel për Letërsi.

MOTIVACIONI:
«Duke pasur parasysh fuqinë e vëzhgimit, origjinalitetin e imagjinatës, fuqinë e ideve dhe talentin e shquar për transmetimin të cilat karakterizojnë krijimet e këtij»

LAMTUMIRË

Tymi mbi altarin tuaj vdes,
Lulet thahen,
Perëndesha e sakrificës suaj
Iku.
Ç’duhet tё këndoni apo tё flijoni pra
Viktimën ditё pёr ditё ?

«Dimё qё Shenjtërorja ёshtё bosh», u pёrgjigjёn,
«Dhe Perëndesha ka ikur –
Megjithatë, mbi altar janë vendosur kurora me lule-
Guri i Altarit
Nxirё nga tymi i kurbaneve,
Edhe pse Ajo iku prej syve tanё.

Sepse ndoshta, po tё vazhdojmë tё kёndojmё
Dhe tё kujdesemi pёr Shenjtëroren,
Ndonjë Hyjneshё me flatra
Do tё drejtohet kёtu,
Dhe duke gjetur gjithçka të vendosur nё rregull,
Do tё ndalet ndërsa e adhurojmë në kёmbёt e Saj».

Përktheu: Faslli Haliti