Dëgjova me kureshtje e me laps në dorë Debatin televiziv

0
495
Rama në delir

– Nga Riza Sinani, Rrjetat.com, 14 shkurt 2020

– Dëgjova me kureshtje e me laps në dorë Debatin televiziv midis Llumit gazetaresk e Kryeministrit.

Besoj që Edi Rama ja përplasi në sy kësaj gazetarie kriminale. Problemi është se:
A do ketë ndonjëherë një matës, apo një kufi, apo një ligj për këtë lloj gazetarie politike e fashiste?

Për sa i përket Zhdukjes së krimit, doja t’i thoja Edit se – vetëm Diktatura e Proletariatit e bën krimin të flejë nën DHÉ.

Këta lloj fytyrash janë pjellë e asaj shkolle politike gazetareske që ka ndërtuar klani berishjan këta 30 vjet.

Qeveria duhet të bëjë më parë Vetingun tek ajo shkollë, që po degjeneron brezin e ri me mashtrime, fallsifikime, me sajime të ndryshme. E gjithë lufta bëhet midis së Majtës e të Djathtës. Është e pamundur sot të gjesh një gazetar serioz e intelektual. Të gjithë janë të uritur pas parasë, të gjithë janë servila të padronëve, të gjithë janë helmues, biles më shumë se gjarpërinjtë.

Në emër të lirisë së fjalës kjo lloj kategorie antinjerëzore po krijon brezin e antinjeriut. Unë nuk do ta besoja kurrë, që një Mark Marku të edukojë brezin e ri… unë do të ngrija grushtin lart e me sa fuqi që do të kisha do të godisja fort kokat e krimit gazetaresk. Jam i mendimit se Kriminelët më të mëdhenj në Shqipëri janë kjo kategori gazetarësh, apo sahanlëpirësh.

Edi Rama nuk besoj, që i vetëm t’i mundë këta tigra, po po na janë bërë si tigra e luanë e mendojnë se vetëm këta llapazanë dijnë gjithçka, e janë të pa prekshëm.

Do të doja të prekeshin edhe këta mashtrues, sepse po trullosin çdo ditë, prej 30 vjetësh, mendjet e njerëzve të ndershëm.
Besoj, se shqiptarët e dijnë se sa miljona lekë merr Blendi Fevziu, sa pasuri ka e kujt i shërben? SPAK-u të shkojë e të hetojë edhe Pasurinë përrallore të këtyre këndezëve të Sali Berishës.

Njerëzit nuk duhet të habiten me këto Emisione televizive, as edhe të hutohen e të mashtrohen.

Njerëzit duhet të kuptojnë se sa e fëlliqur është loja politike në kapitalizëm për marrjen e pushtetit. Borgjezia është organizatorja dhe pronarja e këtyre lojrave me Pushtetin. Qëllimi i saj është të hutojë masat, të hutojë intelektualët, të hutojë Rininë, të përçajë popullin, që ta ketë më të lehtë sundimin e saj.

Desha të thoja në fund, që Edi bën gabim të madh që frekuenton televizionet private e anashkalon atë shtetërore. Ai duhet të japë shembullin personal që të rrisi autoritetin e televizionit shtetëror e të kontrollojë përgatitjen profesionale të këtij Televizioni. Televizioni shtetëror duhet të bëhet Vatër e edukimit kombëtar, patriotik e qytetar. Vetëm kështu mund t’i mbylim zërin mashtrues televizioneve private të tipit Opinion. Çfarë opinioni japin këta tashmë e dimë të gjithë.

(riza sinani, 13.2.2019)