R E A G I M
Dega e LDK-së në Zvicër reagon ashpër kundër sjelljes arrogante dhe të dhunshme të Kryetarit dhe Kryesisë së LDK-së në Prishtinë, të cilët sot kanë ushtruar kundër Kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani, zonjës Donikë Gërvalla, duke ia mohuan asaj të drejtën e pjesëmarrjes në KP të LDK-së.
Donikë Gërvalla është Kryetare Legjitime e Degës së LDK-së në Gjermani, e cila me mandat të plotfuqishëm e përfaqëson Degën e LDK-së në Gjermani dhe e gëzon të drejtën për të marrë pjesë në mbledhjen e KP të LDK-së.
Dega e LDK-së në Zvicër është në mbështetje të plot të Kryetares Donikë Gërvalla dhe është kundër metodave komuniste, të dhunës dhe linçimit të cilat tashmë në LDK i ka instaluar Isa Mustafa i cili është në shërbim të nëntokës për ta shkatërruar LDK-në.
Dega e LDK-së e pyet ata burreca të sigurimit si do të ndjehen ata kur do të shkojnë sonte para grave të tyre, si do të arsyetohen para nënave dhe motrave të tyre, për t’ia ndaluar bijës së Heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla pjesëmarrjen në KP të LDK-së.
Dega e LDK-së bënë apel tek njerëzit me arsye të shëndoshë, te anëtarët e KP të LDK-së, tek aktivistët e LDK-së dhe sidomos bënë apel tek elektorati i LDK-së, që ta ngrehin zërin në mbështetje të demokracisë, të cilën sot e kanë shantazhuar Isa Mustafa me klanin e tij, që e kanë kapur LDK-në dhe janë duke e shkatërruar konceptin e paqes, durimit dhe gjithëpërfshirjes, që për vite të tëra e ka kultivuar Dr. Ibrahim Rugova!
Dega e LDK-së në Zvicër është në mbrojtje të demokracisë dhe të Donikë Gërvalles – Kryetare legjitime e Degës së LDK-së në Gjermani.
Zvicër, 20.05.2016.
Për Kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër
Shefqet Dibrani – Kryetar