Analizë:
Për vizitën e Haki Latifit në Kosovë dhe të një klani rreth tij, edhe pse janë thirrur në emër të Degës së LDK-së në Zvicër nuk ia vlen të reagohet. Por shkrimet e publikuara janë dëshmi e kohës, andaj po lëmë edhe këtë shkrim si një dëshmi e radhës për uzurpatorët dhe shkatërruesit e LDK-së, klan ky i afërt me Isa Mustafës që ka bërë shtrirje kudo në Kosovë, dhe pa fije turpi po shkelin parimet bazë të demokracisë duke tentuar për t’i shti ,masat e dhunshme edhe në Degën e LDK-së në Zvicër, sikurse atëherë kur Isa Mustafa ishte pjesë e aparatit të dhunës së LKJ në Kosovë dhe kurdoherë zbatonte masa ndëshkuese kundër institucioneve të Kosovës.
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Gazeta elektronike «BOTA PRESS», si dhe Qendra për Informim e Kosovës (QIK), të datës 15 janar 2016, i kanë kushtuar vëmendje siç thuhej të një «Delegacioni nga Dega e LDK-së në Zvicër». Gazeta “Bota press” dhe stafi i saj janë lëshuar në aventura të rrezikshme duke u bërë altoparlant i së keqes në LDK dhe në Kosovë. Përkrahja që i bëhet diktaturës dhe njeriut që ka cenuar thellë demokracinë është krim, sepse idoli i tyre Isa Mustafa e ka injoruar diasporën, madje ai ka bërë përpjekje për t’i vrarë politikisht edhe fëmijët e familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kosovës. Me një qasje krejtësisht ndryshe karshi kohës së Enver Malokut, këtë avaz poshtërimi po e bënë edhe QIK, i cili është katandisur që nuk ia vlen as të citohet. Këto dy mediume janë shembulli më i keq për shkrime të njëanshme, edhe për situatën e krijuar në Degën e LDK-së në Zvicër, sidomos pas vendimit të kreut të LDK-së për ta mohuar dhe anuluar një proces të rregullt zgjedhor i cili në krye të Degës ka sjell një kryesi e cila nuk e ka ndërmend të përkulet para teknokratit Isa Mustafa dhe klanit të tij, e aq më pak t’iu nënshtrohet redaktorëve e gazetarëve të cilëve iu shkoi jeta duke u bërë servile e koncepteve dhe individëve të degraduar në aspektin politik. Kjo heshtje ndaj dështimeve dhe aventurave të Isa Mustafës, nga shtypi dhe mediat e shumta është shqetësues sepse asnjë diktaturë nuk ka pasur jetë të gjatë pa e ndihmuar mediat dhe gazetarët.
Veprimet e Isa Mustafës dhe të kryesisë Qendrore të LDK-së në raport me Diasporën është dashur të jenë temë qendrore e vitit të shkuar për ta detyruar Isa Mustafën që të korrigjohet në raport me diasporën të cilën e ka vjel e mjel si askush tjetër dhe me parat e këtyre mjeteve është bërë pronar në një institucion i cili mesa duket paska punuar për ta pushtuar LDK-në nga brenda.
Isa Mustafa është i njohur për mënyrat linçuese ndaj të gjithë atyre që nuk iu nënshtrohen bindjeve të tij. Këtë avaz linçues vitin që shkoi e bëri edhe në Kuvendin e VIII-të zgjedhor. Edhe pse ky rast ishte i shëmtuar dhe i turpshëm, u kallapit nga delegatët e atij kuvendi. Për fat të keq këtë avaz e vazhduan edhe mediat e shumta të cilat as që u merakosen për një veprim antidemokratik. Isa Mustafa dhe kuvendi i VIII-të zgjedhor, do të mbahet mend edhe për një veprim antikombëtar duke i ndëshkuar politikisht fëmijët dhe familjarët e heronjve dhe dëshmorëve të Kosovës siç janë: Jusuf Gërvalla, Salih Çekaj, Smajl Hajdaraj, Ahmet Krasniq dhe Tahir Zemaj. Pra të gjithë ato personalitete që e kanë heshtur këtë veprim të Isa Mustafës, është e pandërgjegjshme që në përvjetorët e tyre t’iu shkohet tek varret, siç ka ndodhur në vazhdimësi, fatkeqësisht me këtë avaz po vazhduar edhe sivjet nëpër përvjetorët e ndryshëm.
Të flasësh publikisht për Jusuf Gërvallen, në përvjetorin e tij ashtu siç bëri kryeministri i Kosovës më 17 janar 2016, dhe të mos e durosh vajzën e tij kryetare të Dgës së LDK-së në Gjermani është hipokrizi dhe standard i dyfishtë, po më shumë kundërmon si veprim antikombëtar e antidemokratik. Por në përvjetorët për Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, komandantit kolonel Tahr Zemaj, komandantit të Rugovës, Smajl Hajdaraj, a të heroit të Koshares Salih Çeka, jo pak kanë shkuar për të bërë selfie pikërisht ata deputet dhe militant të Isa Mustafës që ishin kundër, apo kanë miratuar në heshtje veprimin kriminal dhe antidemokratik kundër bijës së Jusuf Gërvallës apo birit të Smajl Hajdarajt, kundër vëllezërve të Ahmet Krasniqit dhe Tahir Zemajt dhe kundër familjarit të Salih Çekajt?! Por për fat të keq edhe pjesa dërmuese e delegatëve të LDK-së po heshtin?! E heshtja i vraftë të gjithë, pa e lënduar LDK-në dhe Kosovën!
Tashmë kjo garniturë e identifikuar nuk ka turp, nuk ka fytyrë dhe nuk ka moral për të folur ndryshe, e për të vepruar ndryshe duke u lëshuar si një lukuni për ta shantazhuar Degën e LDK-së në Zvicër, duke ia mohuar asaj një proces të rregullt zgjedhor, e duke mos pasur guxim moral për dialog e shpërfytyruan moralin e tyre, ndonëse këta dialogun me opozitën e kanë refren të merzitshëm. Po ashtu kjo garniturë pa pra po flet për zgjedhjen e problemeve në Kuvend. Kurse me tjetër standard vazhdon mungesa e dialogut në Kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër. Ky klan famëkeq vetëm mbllaqitin vlerë e demokraci sepse në shpirt s’kan as vlerë e as burrëri sepse sa herë takohen me ndërkombëtaret flasin se janë për dialog, madje në Bruksel ata edhe puthen gojë me gojë me zyrtarët serb, por kur po kthehen në Kosovë po vjellin helm.
Zyrtaret e Isa Mustafës, për çdo ditë i bëjnë apel opozitës për dialog dhe për zgjidhjen e problemeve në Kuvend, ndërsa brenda partisë janë të egër, janë primitiv dhe madje kriminal, sepse që nga Kuvendi i VIII-të kryesia qendrore e LDK-së i ka ndërpre bisedat me Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, dhe as dëgjon për të bërë dialog me veprimtarët e LDK-së që janë në diasporë. Madje krimi ka shkuar aq larg sa as deputetet, as delegatët madje as kryetarët e degëve të LDK-së nuk guxojnë të takohen dhe as të bisedojnë me ata të cilët Isa Mustafa i ka shpallur “armiq të klasës dhe armiq të partisë”.
Merreni me mend sa larg ka shkuar mendja e varfër e militantëve të Isa Mustafës të cilët kanë shpifur një Kryetar të LDK-së në Zvicër i cili botërisht dihet se i ka humbur zgjedhjet në Kuvendin të cilin e ka përgatitur vet ai. Ndoshta ishte kjo fobia e Isa Mustafës dhe klanit që ka kapur LDK-në pse në shumicën e Degëve të LDK-së në Kosovë, zgjedhjet e brendshme partiake janë bërë me votime të hapura dhe pa kundër kandidat, ndërsa sillen sikur të ishin papagaj nëpër rrjete sociale, ku s’prajnë duke i trajtuar zgjedhjet në LDK si të mira, dhe procesin zgjedhor si demokraci?!
Në vizitën e tyre që e patën në Kosovë një fantomë “Delegacioni” të cilit i printe Haki Latifi, i cili edhe vet e din se asnjë nëndegë e LDK-së nuk e pranon atë legjitim, por ai ka arritur të merr njerëz me deficite të mëdha morale e intelektuale dhe asi që janë të dështuar në të gjitha planet private dhe profesionale.
Por neve nuk na ka lënë aq përshtypje ky farë delegacioni pasi për ne janë mjaftë të njohur kundër LDK-së dhe Ibrahim Rugovës.
Ndoshta do të ishte më mirë të shkojmë radhazi: Haki Latifi, tashmë është katandisur si servil i politikave të dështuara në Kosovë, prandaj mendojmë se atij i ka humbur busulla orientuese. Tashmë ai është bërë si levë në duart e Isa Mustafës për ta shkatërruar LDK-në. S’ka asnjë dyshim se Haki Latifi bashkë me Arif Baftiun janë përgjegjësit e gjithë këtij kaosi politik në degën e LDK-së në Zvicër. E sa i përket Skënder Berishës përveç lojës prapa shpine në komisionet e kuvendit (vetëm për ta prolonguar procesin e mirë në Degën e LDK-së në Zvicër), prandaj ai nuk ka fytyrë të dal para kolegëve të tij. Kurse Istref Rudaj, nuk është kryetar i Nëndegës së LDK-së në Olten, pasi kryesia e asaj nëndege e ka shkarkuar me kohë për të standardeve të dyshimta, ku as ky mësa padroni nuk respektojnë shumicën e votuesve. Fundja e fundit qëndrimet e tij herë këtej e herë andej e kanë bërë karakterin e tij labili dhe servil, andaj kjo gjë konsiderohet si një lojë e standardeve të dyfishta. Po ashtu në atë grup ishte edhe një student i cili na është i njohur për lakmitë për tu bërë kuadër pushteti, andaj ai nuk po zgjedh mënyra dhe fytyra për ta realizuar qëllimin e tij.
Janë edhe disa të tjerë të cilët lehin e shajnë në rrjetet sociale, por natyra higjenike e këtij shkrimi nuk lejon as t’ua përmendim emrat pa le më të merremi me ta. Megjithatë kjo vizitë e njerëzve pa imunitet partiak dhe pa kredibilitet moral nxori në pah fytyrën e tyre, ndonëse shumëkush kanë shpresuar se janë veprimtar të LDK-së e jo vegla qorre të politikës antidemokratike të Isa Mustafës.
Në Gjakovë janë pritur nga Luan Gola i cili nuk arriti të tregojë afinitet për ta mëkëmbur Degën e LDK-së në Gjakovë, por është shndërruar në patericë të Isa Mustafës për ta shkatërruar Degën e LDK-së në Gjakovë. Por z. Golaj do të duhej të fliste si është sjell verën që shkoi me veprimtarët e LDK-së që vijnë nga kjo komunë, por Luan Gola po sillet si operator i Isa Mustafës për ta prolonguar nismën e reformave të brendshme në Degën e LDK-së në Gjakovë.
Por, në një postim në rrjetin social, aktivisti i LDK-së në Zvicër, z. Mensur Kralani, ka shprehur keqardhjen e tij pse Luan Gola paska takuar vetëm disa individ qe kanë qenë në LDK. Por me qen aq mirënjohës Luan Gola më kishe ftuar mua kur isha në Kosovë, kur e di mirë se çfarë kam bë për ty e Degën e LDK-së në komunën e Gjakovës, është shprehur ai!
Në komunën e Istogut ky delegacion qenka takuar me Haki Rugovën për të cilin edhe çobanet e malit e kanë kuptuar se ky përpos mbiemrat asgjë të përbashkët nuk ka me demokracinë dhe filozofinë e dr. Ibrahim Rugovës, prandaj Hakiu nuk e ka merituar postin e kryetarit të komunës dhe as postin e nënkryetarit të LDK-së. Haki Rugova, sepse le më që ka shkelur me dy këmbët e tij mbi filozofinë dhe konceptin politik të dr. Rugovës, por ai bart edhe fajin e këtij degradimi që Isa Mustafa ia ka bërë LDK-së dhe Kosovës. E ky nënkryetar nuk ka pasur kuraje e guxim ta pres Donika Gërvallën në zyrat e LDK-së në Prishtinë, por paska fytyrë, bile shumë të madhe, të shkojë në përvjetorët e babait të saj, a të Tahir Zemajt e Smajl Hajdarit, kur dihet se ai dhe LDK-ja i kanë linçuar Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, kurse ky nënkryetar i LDK-së, nuk i ka lënë të futen në Kuvendin e VIII-të delegatët nga Gjermania dhe Zvicra. Po kjo është politika dyfytyrshe e Haki Rugovës i cili sikur të mos e kishte këtë mbiemër, askush nuk do të merrej me të, pa le më ta kishin bërë kryetar komune.
Këtë të ashtuquajtur delegacion e paska grishur edhe Gazi i Pejës i cili sikur nuk e ka ndërmend për ta ndal revanin për t’u bërë gaz. Edhe Gazmend Muhaxheri si dhe Fadil Gashi i Klinës do të ishte më mirë që fillimisht ti nderonin aktivistet shumëvjeçar të LDK-së të cilët vijnë nga komunat e tyre, por jo me standarde të dyfishta kur dihet se edhe këta vitin që shkoi, ua kanë kthyer shpinën atyre veprimtarëve që kanë bëre shumë për LDK-në dhe Kosovën. Megjithatë i kisha këshilluar Gazmend Muhaxherin dhe Fadil Gashin, që herëve të tjera të mos pranojnë të bëhen servil i politikave dështuese të cilat kanë dal në sipërfaqe dhe aq më pak të pranojnë analfabet klasik të cilët nuk janë as për vete pa le më për të mirën e Kosovës. Është ma mirë që Gazmend Muhaxheri ta shkëpus vazalitetin e tij ndaj politikave dështuese të Isa Mustafës, dhe të mos prek në konceptet themelore të demokracisë për ta shndërruar LDK-në në një parti komuniste, nëse vërtetë mendojnë të bëjë karrierë politike në LDK, në të kundërtën mund të jetë edhe ky pjesë e platformës për ta shkatërruar dhe degraduar LDK-në.
Në Deçan, i paska pritur Jeton Mushkolaj, madje ai e paska quajtur “Delegacion i Degës së LDK-së në Zvicër”, kurse verën e vitit që shkojë nuk kishte guxim intelektual, nuk kishte kuraje politike dhe as burrëri për ta takuar Saim Tahirajn kryetar i SHH “Salih Çekaj” dhe nënkryetar i Degës së LDK-së në Zvicër si dhe Qamil Çekajn i cili është anëtarë i kryesisë edhe në Degën e LDK-së, por edhe në Shoqatën Salih Çekaj. Jetoni duhet ta dijë se bashkë me këta dy veprimtar që vijnë nga Komuna e Deçanit, vjet ishin edhe shumë veprimtar e personalitete të tjera nga Diaspora, kurse Jeton Mushkolaj do t’iu shmanget takimit me ta sepse nuk dëshironte për t’i respektuar bashkatdhetarët e komunës së tij, të cilët atë ditë vere, bënin homazhe tek varrezat dhe shtatoret e heronjve të Kosovës. Por jo vetëm kaq, sigurisht Jeton Mushkolaj e di fort mirë se menjëherë pas luftës, Zyrat e LDK-së në Deçan i kanë hapur pikërisht veprimtarët nga diaspora. Pastaj, vlen ta theksojmë se si asnjë grupim tjetër qytetar, bashkatdhetarët nga Deçani kanë qenë më solidaret me komunën e tyre dhe nëse ka gjëra që duhet të krenohet Deçani, dhe madje përherë të përkulen para atyre monumenteve, është solidarizimi dhe djersa e tyre, është puna dhe mundi i deçanasve të cilët e ngritën në zemër të Deçanit edhe shtatoren e Salih Çekajt, sepse sa për tipin e Jeton Mushkolajt sigurisht ende nuk do të ishte ndërtuar ajo shtatore?!
Me delegacionin e Degës së LDK-së qenka shoqëruar e fotografuar edhe Nevruz Berisha, siç e njohin edhe si “frikacaku i Tironës”, por që ishte shef i logjistikës së Bujar Bukoshit për FARK-un s’ka dyshim. Kohëve të fundit Nevruz Berisha është trimëruar duke u bërë shumë i padurueshëm me komentet e tija në FB në mbrojtje të Isa Mustafës, pasi si duket e ka edhe frikën nëse prokuroria do të hulumtoj “Logjistikën e Tij”, duhet pa tjetër edhe ai të jap përgjegjësi për lëvizjen e shumave të mëdha mjetesh materiale që hynin nga diaspora. Ndoshta rregullimi i gjendjes së tij sociale e ka pikërisht burimin te ajo logjistikë dhe tek servilizmi i tij ndaj Bujar Bukoshit, kurse tani ka për detyrë të mbrojë pikëpamjet antidemokratike të Isa Mustafës.
Me këtë avaz ky delegacion është nisur edhe kah Anamorava, fillimisht në Viti me kryetarin e LDK-së e më pas për ta takuar Lutfi Hazirin, i cili në asnjë mënyrë nuk është dashur të sillej kështu me LDK-në, pasi vet Luta e ka propozuar për kryetar të LDK-së Isa Mustafën, duke ia qitur pelikorin (qefinin) e vdekjes LDK-së. Po selfie paskan bërë edhe nëpër kafenetë e Prishtinës ku janë fotografuar me sekretarin e LDK-së Ismet Beqirin, i cili i ka mbushur të gjitha komponentët për ta shpallur tenderin e një tyxhar politik, i cili bënë pazare me vlerat e kombit duke bërë be e rrëfe rrejshëm vetëm e vetëm vogëlsia e tij për t’u dukur vazhdimisht.
E dhimbshme dhe me përmasa tragjike është vetflijimi i Anton Qunit i cili si askush tjetër është shndërruar në poltron i Isa Mustafës. Por Anton Qunin nuk ka nevojë për të na shitur moral për guximin e tij për t’i veshur përsëri çizmet dhe për të dal në luftë, atij dhe vetëm atij i ka takuar që të shkojë me këpucë elegante në zyrat e LDK-së dhe t’i thotë Kryetarit të tij z. Isa Mustafa se nuk do të toleroj me luajtur me familjarët e Komandant Salih Çekajt, as me vëllain e komandant Tahir Zemajt dhe aq ma pak me përjashtuar nga Kuvendi edhe vajzën e Jusuf Gërvallës dhe djalin e Smajl Hajdarajt si dhe vëllain e Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniq apo atë të Tahir Zemajt. Por fatkeqësisht Anton Quni, shkon bënë selfie edhe te varri i Tahir Zemajt, edhe te varri i Ahmet Krasniqit por edhe në akademinë e Smajl Hajdarajt, ndërsa në Kuvendin e VIII-të të LDK-së i ngrit gishtat kundër fëmijëve dhe familjarve të tyre. Eu Anton Quni po poshtë ke ra, he të shpëtoftë Zoti pa u bërë horë?!
Por i shkretë është treguar edhe kryetari i Ferizajit z. Muharrem Sfarqa i cili vjen nga Gjermania për të aplikuar metoda komuniste të linçimit dhe përjashtimit. Si ka mundësi Muharrem Sfarqa të mos e ngriti zërin në mbrojtje të bashkëveprimtarëve dhe bashkatdhetarëve të tij në Gjermani, por i ngrit gishtërinjtë kundër tyre në përkrahje të Isa Mustafës. Për mua nuk është aspak befasi se në kohëra të pista Muharrem Sfarqa nuk ka qen në LDK. Ai bashkë me Isa Mustafën kundër Degës së LDK-së në Gjermani patën zhvilluar fushata, kurse teli këputet nga zullumi e ky zullum kundër LDK-së me këto veprime antidemokratike për ta shkatërruar Degën e LDK-së në Gjermani dhe për t’i linçuar fëmijët dhe familjarët e dëshmorëve dhe heronjëve jo që është mëkat por është krim, bile me përmasa bizare. Po Sfarqa a do t’i shpëtoj ndëshkimit të Gjykatës Speciale?!
Megjithatë të gjithë këto personalitete që i theksuam, si dhe ato për arsye higjenike që i përjashtuam duke mos ua përmendur as emrat, e dinë mirë se në zgjedhjet e brendshme në LDK është lënduar procesi zgjedhor dhe se Isa Mustafa është zgjedhur në mënyrë antidemokratike dhe antistatutare kryetar i LDK-së. Këto personalitete që nuk paskan pasur guxim ta takojnë kryetarin e Degës së LDK-së në Zvicër dhe kryetaren e Degës së LDK-së në Gjermani, mbi cilin moral flasin për nevojën e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve në kuvend kur vet i kanë përjashtuar Dy degët e LDK-së, tek të cilat kanë vjel dhe kanë qenë mysafir.
Megjithatë jemi të sigurt se jo vetëm këta por sikur të zgjohej nga varri vet dr. Ibrahim Rugova, dhe po të bënin selfie edhe me te, ky delegacion nuk do të arrijë për ta përmirësuar imazhin e keq që vetes ia kanë gatuar. Prandaj nuk është në interesin e vet LDK-së, në këto rrethana të përpiqet për të instaluar masa të dhunshme në Degën e LDK-së në Zvicër, pasi koha e mendimit monist ka përfunduar atë ditë që dr. Ibrahim Rugova e ka themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës!…
St. Gallen, 20.01.2016.