Palush Domgjoni
Problemet rreth definimit të Kufirit, shumë shpesh në histori, kanë qenë shkaktar i konflitkeve deri tek luftërat ndërshtetërore. Prandaj sot ky është edhe interes i shteteve, që të rregullojnë këte çështje, për të pasur marrëdhënje të mira fqinjësore, që është kusht për tu integruar në proceset euro-atlantike. Kosova fatkeqësisht siq dijmë të gjithë, historikisht, që nga shekulli 14 e deri me çlirimin nga NATO 1999, nuk ishte e lirë, dhe që nga qershori 1999 se deri në vitin 2008 ishte nën administrimin e OKB-së dhe nuk kishte subjektivitet shtetëror. Prandaj ndarjen e Kosovës nga shteti Shqiptar dhe definimin e kufinjeve të sajë, që i ka sot, çdo herë kanë vendosur të tjerët.
Si bazë juridike, për definimin e kufinjëve administrativ shtetërorë të Republikës së Kosovës është „Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës 2 shkurt 2007“, i cili është mbi Kushtetutën (shiko: ANEKSI I DISPOZITAT KUSHTETUESE Neni 1 Dispozitat Themelore -Kushtetuta e Kosovës: 1.1 Do të jetë në të gjitha dispozitat e saj në pajtim me këtë Marrëveshje dhe do të interpretohet në pajtim me këtë Marrëveshje; në rast të mospërputhjeve mes dispozitave të kushtetutës dhe dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, do të mbizotërojnë këto të fundit.)
Çështja e definimit të kufirti është e regulluar në anekisn VII të marrëveshjës për statusin. (shiko: ANEKSI VIII SEKTORI I SIGURISË NË KOSOVË, Neni 3 Kufiri 3.2. Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.
(Në deklaratën e tij të 7 marsit 2001, kryesuesi i Këshillit të Sigurimit, ndër të tjera përmendi: “Këshilli i Sigurimit bën thirrje për nevojën e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Në këtë kontekst thekson se marrëveshja mbi demarkacionin e kufirit, e nënshkruar në Shkup më 23 shkurt 2001… duhet të respektohet nga të gjithë.”) –faqe 51. Versioni ne angliste „ANNEX VIII KOSOVO SECURITY SECTOR Article 3 Border 3.2 The territory of Kosovo shall be defined by the frontiers of the Socialist Autonomous Province of Kosovo within the Socialist Federal Republic of Yugoslavia as these frontiers stood on 31 December 1988, except as amended by the border demarcation agreement between the Federal Republic of Yugoslavia and the former Yugoslav Republic of Macedonia on 23 February 2001.“)
Kosova ka ndarjen administrative në komuna. Komuna është njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës. I tërë territori i një shteti, në vendet e zhvilluara, që kanë regjistrim kadastral, hapësira territoriale është regjitstuar në regjistra kadastral. Territori i komunës përfshinë vendbanimet që shtrihen në zonat kadastrale, që janë brenda kufijve komunal. Kufinjët administrativ të komunës janë të rregulluar në Ligji Nr. 03/L-041. Sipas nenit 3 paragraf 1 Kufijtë administrativ të Komunës janë kufijtë administrativ të zonave kadastrale, që e përbëjnë territorin e Komunës në pjesën që kufizohet me komunën fqinje ose përputhet me kufijtë administrativ shtetëror të Republikës së Kosovës. Disa komuna, janë të kufizuar me kufinjët shtetëror, siq është psh.: Peja, Podujeva , Dragashi, Gjakova, Gjilani, Leposavic etj. Kur janë hartuar harta komunale të territorit administrativ të Komunës, ato do duhej të ishin në përputhje më kufirin administrtiv shtetëror.
Problemi i kufirit duhet të zgjidhet jo pse është kusht, për liberlaizim të vizave, por sepse është detyre e shtetit të caktoj kufinjet shtetëror, në mënryre që të shkojë drejtë integrimeve euro-atlantike. Terreni shënjëzohet (Demarkacioni), nga ana e ekspertëve përkatës, ata që njohin GIS-in, të cilët janë në hap me zhvillimin e shkencës si teori dhe zbatimit të sajë në praktikë, sa i përket çështjes së definimit të kufirit.
Relevant për të drejtën ndërkombëtare janë kufinjët ndërshtetëror. Kufinjët definohen përmes marrëveshjeve (Delimitacion), terreni shënjëzohet (Demarkacion)-(shiko Völkerrecht,7 Auflage II Staatsgebiet pn.16). Kufinjët më heret shpeshë janë orientuar në të dhënat topografike: në kreshtat e bjeshëkve, ndarjet e ujërave, këta kufinjë janë quajtur (kufinjët natyral). Ndërsa sot ky mendim juridik i të drejtës ndërkombëtare nuk është relevant, në rastë të percaktimit të kufinjëve. Kufinjët e rinjë, si për shembull në Afrikë, dhe Amerikë, nuk quhen më kufinjë natyral, por artificial. (Völkerrecht ,7 Auflage II Staatsgebiet pn. 17). Në të vërtetë, termi „kufinjë natyral“ është një term klasik në të drejtën ndërkombëtare publike, c’farë nuk përkon më në kohen moderne, sepse natyra nuk ka krijuar kufinjë, por jemi ne njerëzit, ata të cilët përcaktojmë dhe definojmë kufinjë.
Kufinjët në Afrikë pas kolonializmit apo në mese SHBA-ve dhe Kanadasë, nuk jane bazuar në të dhëna topografike. Kufiri në mes Kanadasë dhe SHBA-së është hartuar kryesisht përgjatë 49 Grad gjëre në veri, dhe nuk korrospendon në rrethana të veçanta në natyrë. (Vitzthum, Alexander Proelß, Völkerrecht, 7 Auflage, II Der Staat als primäres Völkerrechtssubjekt, 3 Staatsgebiet: Raum territorial radizierter, umfassender Hoheitsgebiet, pn. 17). Prandaj sot, nuk ekzistojnë më teoritë klasike për kufinjët natyror, sepse këto mendime juridike janë të vjetra dhe nuk janë më relevante. Nëse do aplikoheshin teoritë klasike, atëher NATO nuk do ndërhynte në Kosovë ne vitin 1999, sepse sipas teorive klasike ekziston sovraniteti apsolut. Duke humbur rëndësinë teoritë klasikë, ka ardhë deri te ndërhyrja e NATO-s në ish Jugosllavi.
Marrëveshjet për kufirin, i nënshtrohen të drejtës ndërkombëtare, përmes marrëveshjeve ndërshtetërore shteti i Kosovës, e forcon subjektivitetin e tijë ndërkombëtar. Terreni shënjëzohet (Demarkation), nga ekspertët e fushës përkatëse, njerëz që njohin fushën e GIS-it dhe që janë në hapë me zhvillimin e shkencës.
Hyrja në fuqi e një marrëveshje ndërkombëtare bëhet menjëher përmes Ratifikimit, ose në kohën caktuar, nëse palët kontraktuese janë marrë veshe. (neni 24 paragrafi 1 dhe 2 i Konventës së Vjenës- Konventa për Marrëveshjet Ndërkombëtare; Wolfgang Vitzthum, Alexander Proelß, Völkerrecht III Rechtsquelle des Völkerrechts pn. 118.) Pas ratifikimit palet janë të detyruara ta zbatojnë marrëveshjen (neni 26 Konventes së Vjenës). Megjithatë, një përjashtim parashihet në ne nein 46 të Konventës së Vjenës, nëse cenohet e drejta e brendshme, mundë të vijë në konsiderim. Kjo vijë në shprehje vetëm, nëse hapur dhe objektivisht rëndë është shkelë kjo e drejtë. (Evidenztheorie, Wolfgang Vitzthum, Alexander Proelß, Völkerrecht pn. 118.)