DEDË DEDA – POET DHE HUMANIST

0
617
Dedë Deda - Puthja e atdheut

Prishtinë, më 14 maj 2019

Dedë Deda, poet i talentuar shqiptar, i lindur dhe i rritur në Fushë-Arrëz të rrethit të Pukës, më 14.12.1979, që aktualisht jeton dhe vepron në Londër, sot më datën 14 maj 2019 për nxënësit shqiptarë të Republikës së Kosovës na e dhuroj një pako prej 300 ekzemplarësh të vëllimit të tij poetik të parë “Puthja e atdheut”, botuar në Tiranë më 2018. Ndonëse larg vendlindjes, mendjen dhe shpirtin i ka në Shqipëri dhe në Kosovë. Këtë e dëshmon vepra e tij madhështore dhe gjesti human prej një atdhetari të vërtetë.

I tillë është z. Dedë Deda, poet dhe shkrimtar i shquar, i cili që nga larg atdheut i dhuron shkollës shqipe dhe nxënësve të shkollave të Kosovës një dhuratë shumë të çmuar. Këtë pako librash me vlerë 1,500 euro e pranuam sot, bashkë me mikun tim-poet z. Hajrush Redenica, e që në emër të autorit Dedë Deda, këto libra do t’i shpërndajmë në bibliotekat e Prishtinës, të Podujevës, të Kastriotit, të Vushtrris, të Gjilanit, të Kamenicës, si dhe në bibliotekat e qytetit të Kukësit.

Në emër të nxënësve, të personelit të bibliotekave të shkollave të qyteteve në fjalë dhe në emrin tim personal, e falënderoj nga zemra autorin e librit “Puthja e atdheut”, poetin Dedë Deda dhe mikun tim poet z. Hajrush Redenica, i cili vullnetarisht ka shprehur gatishmëri, që të më ndihmojë në shpërndarje të librave.

Zoti ju bekoftë, bashkë me familjen tuaj, poet humanist z. Dedë Deda! Kosova ju është mirënjohëse!

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, poet dhe gazetar