Debati për Prishtinën një nismë që u prapështua nga ndikimi rus në Kosovë

1
1696

Nga profili i autorit në FB: https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/

Reagim, në plagjiaturën e Bardhyl Metajt dhe Muhamet Mustafës, për të bërë një “Klub me prishtinali”, botuar në Gazetën Express, gjatë muajit qershor 2017.
(http://www.gazetaexpress.com/lajme/bardhyl-meta-jep-nje-shpjegim-te-gjate-per-shoqaten-e-prishtinalive-te-vjeter-e-quan-ahmak-fisnik-ismailin-390990/)

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Sivjet në muajin prill, kam pas trajtuar temën “Prishtinës i duhet një Prishtinali?!…”, analizë kjo që kishte të bënte me udhëheqjen në pushtetin lokal, si përpjekje për t’iu paraprirë zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017. Kjo analiza është botuar në gazetën “Kosova sot”, 8-9 prill 2017, faqe 8.

Nëse i rikthehemi asaj teme, përveç motivit pozitiv për të ruajtur kulturën urbane të kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera anë e kënd Kosovës, analiza bënte thirrje publike që edhe Prishtina, sikurse qytetet tjera, për kryetar të saj ta zgjidhte birin ose bijën e vet. Analiza nuk kishte tendencë diskriminuese, nënçmuese e fyese, as për qytetasit e kryeqytetit as për ata të tjerët, që pretendojnë të zbukurohen me puplat e të tjerëve.

Me datën 17 qershor 2017, në rrjetet sociale lexova komentin e Bajram Mjekut, “KUR PRISHTINA KISHTE FISNIKË DHE FISNIKËRI”, (http://www.gazetaexpress.com/shkurt-e-shqip/kur-prishtina-kishte-fisnike-dhe-fisnikeri-390479/), që kishte plotësuar mendimin tim nga ana faktike. Por autori në rreshtin e parë shkruante se “gjatë 24 orëve të fundit në rrjetet sociale shpërtheu gallata për Prishtinën dhe prishtinalitë e vjetër”, që më zgjoi kureshtjen për të hulumtuar nëse kishte të bënte diçka edhe me analizën time, në të cilën kam thënë se Prishtinës i duhet një “Parti ose Lëvizje Qytetare”, e cila në zgjedhjet e ardhshme duhet të garojë për pushtetin lokal sepse kam mendim “Prishtinën duhet ta udhëheq një prishtinali”, ashtu siç e udhëheq një gilanxhi – Gilanin, një ferizajli – Ferizajin e kështu me radhë. Ne jemi dëshmitar të një realiteti tragjik, kudo në Kosovë tradita urbane është në krizë dhe madje duke u shkatërruar, por ky fenomen shkatërrues ma së shumti e ka prekur Prishtinën.

“Me sa di, Prishtina nuk ka pasur ndonjë përpjekje për ta bërë një “Parti Qytetare”, krejtësisht pa katundarë, ose të paktën të formojë një “Lëvizje Qytetare”, e cila do të bënte përpjekje për t’i ruajtur disa vlera të qytetarisë!”, kam theksuar në atë analizë. E në përmbyllje të saj kam shtruar pyetjen: “Pse vazhdimisht ndodh me Prishtinën kjo padrejtësi? Pse Prishtinës i bëhet gjithë ky zullum? Pse bijat dhe bijtë e Prishtinës nuk po udhëheqin me Kosovën? Ndërsa për kulturë e sjellje urbane, tash duhet të na flasin pacerrkat e katundeve të Kosovës?!… Prishtina duhet ta zgjedhë bijën ose birin e saj për kryetar të metropolit evropian, pikërisht ata fëmijë që gjyshin e stërgjyshin i kanë pasur në Prishtinë, sepse ata i bëjnë nderë ma së shumti Kryeqytetit Tonë!!!” (Kosova sot, 8-9 prill 2017). (http://www.kosova-sot.info/opinione/183705/prishtines-i-duhet-nje-prishtinali/)

Pasi në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, humbi elementi ruso – serb, i paska ra ndërmend Bardhyl Metajt, për të krijuar një shoqatë a organizatë me Prishtinali. Në planin e parë kjo nuk ka asgjë të keqe, por në esencialisht në të gjitha nismat që i ka futur hundët ky soj, gjërat ose kanë devijuar ose janë të destinuara me dështuar. Në planin profesional, kjo ide është plagjiaturë e kulluar, sepse është përvetësuar nga një njeri i dobët dhe pa kredibilitet për t’i quar proceset përpara. Shih tragjiken e zullumit komunist që bie edhe tashti mbi Prishtinën, në ndihmë Bardhyl Metajt, i vjen Muhamet Mustafa, i cili si përfaqësues i nomenklaturës komuniste ku ka shkuar bërllok e ka bërë. As Muhamet Mustafa, nuk e përmend analizën time, prandaj tragjikja bëhet edhe ma e madhe kur merren iniciativa për të bërë ata që nuk kanë tru dhe as ide për t’i quar proceset përpara. Por kapakun këtij maskarallëku intelektual, ia kishte vënë Mehmet Kraja, me shkrim “Nostalgjia për Prishtinën e vjetër: një ëndërr vere, një histori e errët…”, gazeta “Express”, 22 qershor 2017.

Janë këto tri figura kontroverse me të cilat për hatrin e LDK-së, kam pas polemika të mëhershme prandaj po u shkojë radhazi:

Bardhyl Metaj, gjatë viteve 1990-1993, ka qenë i angazhuar në Degën e LDK-së në Zvicër. Edhe atëherë ishte kontrovers dhe jo frytdhënës për LDK-në. Në vitin 1992, e kam pas kritikuar për veprime të ngjashme, “ORGAN I KUJT ËSHTË “HAPI, i Bardhyl Metajt apo i LDK-së”, gazeta “Rilindja”, 3 tetor 1992 dhe një kundërpërgjigje më 16 tetor 1992.

Në Kuvendin e Dytë të rregullt të Degës së LDK-së në Zvicër, i cili është mbajtur më 25 shtator 1993, në Bürglen (TG), edhe Bardhyli ishte kandidat për kryetar, por i pat marrë vetëm 7 vota. Që nga gjysma e parë e vitit 1994, ai është tërhequr komplet nga LDK-ja. Edhe një e di se Dr. Ibrahim Rugovën, nuk ka dashur ta takojë kurë, ndërsa prof. Fehmi Agani…, e din Bardhyli që s’ka dashur me ia pa sytë. Është e vërtetë se Bardhyl Metaj është përjashtuar nga Isa Mustafa prej komisionit për realizimin e trepërqindshit, bashkë me prof. Demë Jasharin dhe ing. Nazmi Pecin.

Nuk dua të thellohem, por kthimi i tij në Kosovë mbetet misterioz. Posa e pushtoi Isa Mustafa LDK-në, është aktivizuar edhe Bardhyl Metaj. Ka edhe shumë gjëra të ditura, por futja e tij në LDK, dhe përpjekja për t’iu prirë prishtinalive, duhet të shihet me dyshime, pasi në çdo fillim ku është përzier Bardhyli, fisnikëri nuk ka pasur ajo nismë, ndërsa kjo e tashmja është një plagjiaturë klasike me të cilat zbukurohen puplat e këtij fakiri! (http://www.gazetaexpress.com/lajme/bardhyl-meta-jep-nje-shpjegim-te-gjate-per-shoqaten-e-prishtinalive-te-vjeter-e-quan-ahmak-fisnik-ismailin-390990/)

Muhamet Mustafa, kur kuptoi se nomenklatura e lidhjes komuniste dështoi, u ngut e dha dorëheqje duke paralajmëruar se do ta zbaton në praktikë këtë ide të Shefqet Dibranit, me të cilin edhe ky ka pasur një përplasje publike në të cilën ka dalë mjaftë i lagur. Ka harruar Muhamet Mustafa, se koha e art e LKJ-së në kohën e Milka Planincit dhe e Jugosllavisë ka përfunduar. Por befason pse ky katundar nga Rimanishta, nuk u mbush me mend, sepse përveç shantazhimit siç bëri në LDK, kurrë shehërli i Prishtinës ky nuk mund të bëhet. (http://www.kosova.info/mustafa-me-disa-fjale-per-formimin-e-asociacionit-te-prishtinasve/)

Mehmet Kraja, ka reaguar në mënyrë primitive. Ai në librin “Vite të humbura”, e ka mohuar përpjekjen e shqiptarëve për pavarësi, sidomos në kohën e artë të Ibrahim Rugovës. Pastaj M.Kraja e ka mohuar historinë “KOSOVA”, të Jusuf Buxhovit, për çka pata reaguar sepse ishte një mohim i skajshëm. (Shih. “Bota sot”, 21 – 22 nëntor 2012. Mehmet Kraja, paska shkruar edhe për Prishtinën dhe Prishtinalit ashtu siç din ai me shkretuar. Hiq nuk është dashur kështu me shkruar sepse kur ky “kur Kosova ia ka hapur krahët duke e mirëpritur, ai e ka pas të trashëguar një mbiemër me prapashtesë sllave”, “Bota sot”, 22.11.2012, faqe 13, prandaj në asnjë mënyrë Mehemt Kraja nuk është dashur me u përzier në një temë për të cilën unë jam angazhuar në pranverën e sivjetme, ose të paktën është dashur me theksuar. (http://www.gazetaexpress.com/oped/shkruan-mehmet-kraja-nostalgjia-per-prishtinen-e-vjeter-nje-enderr-vere-nje-histori-e-erret-392868/)

Nga e gjithë kjo shihet qartë se lobi serbo-rus në Kosovë është tejet i fuqishëm. Si duket ky lob do të bëhet kob për Kosovën, sepse thellë kanë depërtuar me pykat e tyre për të prapështuar çdo nismë të mirë që bëhet për Prishtinën dhe për Kosovën.

St. Gallen, 06.07.2017.

1 KOMENT

  1. Me kete shkrim e ke vertetuar definitivisht se je nje primitiv totalisht i paarsimuar.

    Prishtinen dhe çdo qytet ne Kosove duhet te e udheheqe ai qe i fiton votat. Prishtina i takon çdo shtetasi te Kosoves. Mendimi i juaj primitiv dhe diskriminues eshte aq primitiv sikur mendimet e B. Metes, M. Mustafes edhe te te gjithe primitivave te llojit tuaj. E falenderoj Zvicren qe te mori ne perkujdesje dhe i ndihmoi Kosoves, sepse vetem nje Zvicer duron primitiva si ti. Ne Zvicer njerzit ndahen ne te afte dhe me pak te afte. Ndersa zdralat si ti i ndajne njerezit ne qytetar dhe katunar!!! Ti edhe 100 vite me jetue ne Zvicer ke me mbetë primitiv.

Komentet janë mbyllur.