Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Fjala publike në peshojë
Në debatet publike në TV (Tiranë), që kanë të bëjnë me aktualitetin e zgjedhjeve vendore (30 qershor 2019), në studiot e këtyre mediumeve po parakalojnë të (njëjtit) analistë nga Tirana dhe Prishtina(!), që nuk ke se çfarë të dëgjosh hiç më shumë se sa zhurmë të neveritshme…!
Fjala publike në peshojë…!
Debatet lidhur me problemin e krizës politike në Shqipëri dhe zgjedhjet më 30 qershor 2019, analistët po i shpjegojnë për shikuesit shqiptarë me fjalën publike në peshojë, që, në të shumtën e herave ne këndej ekranit të TV-së nuk na mbetet tjetër pos të mbyllim TV.
Pse të njëjtit analistë (të majtë e të djathtë) vijnë në studiot e TV-së dhe në këto paste të rënda, nga redaksitë nuk përzgjidhen analistë tjerë nga bota akademike dhe universitare, diplomatë dhe miq të respektuar të Shqipërisë nga Evropa dhe SHBA-ja?
Koha ka treguar se kur përseriten përditë të njëjtit (analistë) në TV në Tirnaë, kujtoj se humbin interesimin para shikuesve dhe bëhen “lojtarë” të dobët që, dorën në zemër i kemi parë se si ata nganjëherë fjalën publike e vejnë në peshojë përmes zhurmës dhe mungesës së kulturës në debatet televizive.
Analistë politikë, kujdes me fjalën publike!
Çikago, më 28 qershor 2019
E kohës
Të miratohet Ligji për zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë
Demokracia si vlerë universale për trajtat e jetës dhe të qytetërimit në botë, në vete ka frymën e lirë të pluralizmit politik që, përmes këtyre vlerave populli sovran është bartësi kryesor për pushtetin, ndërsa partitë dhe të zgjedhurit vetëm shërbëtar të pushtetit të popullit…!
Për zgjidhjen e problemit saherë që vijnë zgjedhjet demokratike në Shqipëri, ato bëhen nën atmosferën e krizave politike dhe gati-gati deri në flakën e zjarrit për Shqipërinë dhe Kosovën tonë!
Pse po hezitohet kaq gjatë: Pse nuk e kemi (ende)Ligjin Zgjedhor në dy vendet tona…?! Të miratohet sa më parë Ligji për zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë dhe të miratohet amandamneti në Kushtetutë për kohën e duhur për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme.
Në të ardhmen, në parim të këtij Ligji Zgjedhor për të dyja vendet të bëhet parim politik dhe demokratik, që mos të ketë lëvizje vertikale dhe horizontale të kuadrove nga një vend udhëheqës në tjetrin, por pas mandatit të rregullt në institucionet e të dyja shteteve tona (Qeveri, Kuvend dhe Presidencë) pas mandatit kushtetues atyre që u kalon mandati mos të sillen në rrethin virtual (rreth e rreth pushtetit), por të shkojnë në angazhimet tjera profesionale si qytetarë të lirë dhe në vend të tyre të vijnë rrafshet e reja politike për të zgjedhurit shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.
Çikago, më 28 qershor 2019