Primo Shllaku reagon me një koment ndaj shkrimit tim për reflektimin e Kadaresë “Kadare: Gjykimet e mia për Fishtën dikur, të gabuara” ndaj Gjergj Fishtës dhe unë i përgjigjem më poshtë me një koment.
Primo Shllaku: Kadareja ka kontribute në rrëzimin e figurës së Fishtës. Hedhja e eshtnave të tij në Drin e ka lanë indiferent. Kadarenë si sot edhe atëherë. Dukshëm ai i trembej staturës së Fishtës dhe e goditi, ndërsa ai ishte në dorën e nji regjimi hienash që loznin edhe më eshtna të vdekunish. Ma vonë ai doli e tha se nuk e njihte mirë Fishtën dhe se kishte gabue në vlerësimet e tij për të. Kadareja ka qenë dhe asht me bindje antikatolike. Thjesht do t ‘i sheshojë punët në fund të jetës, sepse i din ato që ndien mbrenda vetes.
Por sidoqoftë unë mendoj se katolicizëmi shqiptar nuk ka nevojë për Kadarenë. Pikë ma së pari ai asht ateist i deklaruem. Kujtoni pak priftin të Gjenerali. Prifti ma cinik i gjithë letërsisë së realizmit socialist.
Fama e tij letrare ka ma shumë shpjegime jashtaletrare. E kujt i intereson ma të lexojë tema të Luftës së Ftoftë?
Arben Çokaj
Primo Shllaku flm. për komentin. Isha rrugës dje dhe me Gjergj Jozef Kolan diskutojmë shpesh dhe këtij ia kthej përgjigjet nganjëherë edhe për ta ngacmuar pak, por nuk desha ta bëj këtë me ju. Se nuk njihemi edhe aq, e nuk kam konfidencë.
Tani nëse dua t’i kthej një përgjigje të plotë komentit tuaj, duhet me e pa në disa plane, sidomos në planin kombëtar e letrar. Fishta ishte prift dhe njeri, që e donte atdheun e tij. Në kohën kur ai jetoi, flitej më lirshëm. Dhe letërsia që Fishta shkroi ishte më e lirë dhe më patriotike. Në këtë plan, Fishta ishte si njeri e si shkrimtar me një dimension më të madh se Kadare.
Por nën komunizëm duhet të siguroje mbijetesën, se ju e Gjergj Jozef Kola e dini shumë mirë kështu si unë, se në atë kohë me një fjalë të vetme edhe e haje keq. Dhe të jesh shkrimtar si Kadare, që e siguron jetesën me shkrime, shkruan shumë fjalë… Dhe mundësia për ta hëngër në atë kohë ishte padyshim shumë e madhe. Kadare gjeti si kompromos mbijetesën duke i shërbyer sistemit. Kjo nuk dmth. se ai e pëlqente atë sistem apo bëri krime si ata tjerët që bënë. Por si ai si të tjerët ishin të detyruar, siç qenë shqiptarët të detyruar nën pushtimin osman, deri edhe të konvertohen. Aftësia e Kadaresë për t’u ruajtur në atë kohë, nuk duhet injoruar, ai mbajti gjallë letërsinë shqiptare në një kohë kur të zihej fryma!
Sot në liri nuk mund të gjykohen qartë arsyet e sjelljes së dikujt nën diktaturë, në një mënyrë të caktuar. Kadare zgjodhi mënyrën e tij, katolikët të tyren. Unë psh. mendoj se nëse katolikët tregonin më shumë takt, siç bëri Ernest Çoba, ndoshta persekutimi komunist do të ishte paksa më i butë ndaj tyre. Por gjithmonë me rezerva, se kësaj nuk i dihet kurrë. Komunizmi donte viktimat e veta…
Tani nëse Kadare nuk ishte në gjendje ta mbronte Fishtën, e kjo dihet pse, ai sqaron se ishte më e rëndë ta lije Fishtën të harruar, se sa ta përmendje atë edhe duke e sharë. Unë mendoj se logjika e tij vlen. Pavarësisht se kjo i duket Pjeter Logorecit si “bir kurvëdhëk”… Por ashtu ishte koha, e duhen parë gjërat në atë plan. Nga pikëpamja psikoanalitike, sipas analizave që bën psikoanalisti Erich Fromm, ai thotë se mbi çdo gjë, ka vlerë jeta! Pra, jeta mbi çdo fe e mbi çdo ideologji! Prandaj vlerësohet më shumë sjellja e Kadaresë në lidhje me regjimin komunist, për të mbijetuar, se sa sjellja e katolikëve shqiptarë, për t’u vetë-sakrifikuar për hir të besimit. Pra, ajo që bëri Kadare gjatë asaj kohe, tregon një zgjuarsi më të madhe. “Kij inatin, e foli hakun“, si thotë populli.
Kadare ka shkruar vepra të mira, se kot nuk vlerësohet. Në liri, qëndrimet e tij kanë qenë pro-evropiane. Që në takim me Ramiz Alinë, ai është shprehur në mbrojtje të katolikëve dhe i ka vlerësuar edhe më vonë. Kjo për veprën atdhetare e në mbrojtje të gjuhës shqipe e më gjerë të komunitetit katolik. Pra, se katolikët e meritojnë dhe Kadare nuk është se po bën ndonjë veprim jo objektiv këtu. Por Kadare përkundër Qoses i shërbeu orientimit Evropian të shqiptarëve, e në këtë plan komuniteti katolik është më i përshtatshmi për të ndihmuar. Por katolikët vlerësohen në fakt më shumë nga Kadare, në këtë plan, se sa nga politika shqiptare e sotme.
Në planin politik, katolikët nuk janë vlerësuar sa duhet, e duke parë funksionimin e sistemit demokratik tek ne, kjo edhe vetëkuptohet. U promovuan më shumë hajnat, se njerëzit e vlerave. E kjo edhe për katolikët, që kanë marrë pjesë në politikë. Kjo në përgjithësi, se ka edhe përjashtime.
Sa për veprën e Kadaresë, Gjergji thotë se nuk nxorri gjë në vitet e pas 1990-s. Ndoshta jo edhe aq, por pa gjë nuk ka mbetur. Një nga veprat e tij intelektualisht më të arrira, që nuk mundet t’i afrohet Gjergj Jozef Kola e të tjerë – e pakrahasueshme në llojin e vet, është psh. “Mosmarrëveshja“. Me siguri Gjergji nga neveria paragjykuese për Malon, as e ka lexuar fare këtë libër… Nuk mund të mohohet fakti se Kadare ka luajtur edhe një rol patriotik e kombëtar me veprën e tij, e jo vetëm letrar.
Tani pyetja është: A më mirë me Kadarenë, a pa të, në letërsinë shqipe? Nuk ka dyshim, që në planin letrar e kombëtar, Kadare është një nder për letërsinë tonë. Po ashtu edhe Gjergj Fishta. Se këto zilitë e konkurrencat mes shkrimtarëve do të ekzistojnë gjithmonë, por mirë është që të mos shkohet deri në mohim, për shkak të ideologjive të ndrysme, qoftë politike ose fetare, etj.
Mendoj se si shkrimtar i fashëm, Kadare për nga shtrirja dhe publikimi, por edhe si nivel inteletual, ia kalon Fishtës. Kjo ndoshta edhe ngaqë jetojmë në një kohë tjetër, ku zhvillimi është më i madh. Por Kadarenë nuk e bëri komunizmi shkrimtar, atë e bëri talenti i vet. Në metronë e New York-ut, një shqiptar kishte fotografuar një vajzë me ngjyrë me një libër në dorë: “Kështjella” nga Ismail Kadare (në anglisht). Nuk besoj se dikush merr “Lahutën e Malësisë” dhe e lexon ashtu, edhe pse kjo do i pëlqente shumë Gjergjit… :p
Ç’permbysje pa konsiderata te figures se Kadarese. Nga krenaria kombetare, shqiptare, deri tek turpi. Ne vend te koncentrimit ne opusin letrar dhe vlersimin letrar objektiv, perdhosje e personit te tij. Hedhje anash te rrethanave, te interesit kombetare, te kritereve letrare, te pranimeve ne shkalle nderkombetare, te orientimit proevropian, per ta nxjerre hakrim e siper e per ta leshuar ne ato ultesirat e nje figure mediokre e nen te. Interesi kombetar e do frenimin emotiv dhe gjykimin esell te gjendjeve, personave, veprave-cilatdo, fazave te zhvillimit e gjithe te tjerave, sa te standardohen kriteret qe sigurojne ecje me te shpejte ne zhvillimin kombetare.
Me bëri përshtypje fundi i këtij shkrimi, që dua të e citoj:
“Në metronë e New York-ut një shqiptar kishte fotografuar një vajzë zezake me një libër në dorë: “Kështjella” nga Ismail Kadare (në anglisht). Nuk besoj se dikush merr “Lahutën e Malësisë” dhe e lexon ashtu, edhe pse kjo do i përlqente shumë Gjergjit…”
Së pari duhet ditë se GJERGJ FISHTA ka shkruar për SHQIPTARË, e jo për të tjerë.
GJERGJ FISHTA ka shkruar ne kohën kur SHQIPTARËT ishin nën okupim te barbarëve Otoman dhe të sulmuar nga barbarët Serbë. Dhe LAHUTA E MALCISË, e poashtu poezia antologjike GJUHA SHQIPE, ishin shkruar për SHQIPTARË…, qe te mbetemi ende SHQIPTARË.
Poezia GJUHA SHQIPE, e ka rendesine letrare, patriotike më të madhe se komplet absolutisht komplet letersia e te gjithe letrarëve te realsocializmit Enverian.
GJERGJ FISHTA ka shkruar per KOMBIN SHQIPTAR, sepse e ka dashte kombin SHQIPTAR, ndersa ata qe shkruan (për sipas ketij shkrimi), për zezakë, bardhakë, verdhakë, Rusë, ballkanë… etj. etj… ata nuk e kane dashte kombin, sepse nuk e kane pase te lejuar te e dojne kombin …sepse ne komunizem sikurse ne Islam nuk ka kombe… por te gjitha jane proletar ose musliman!
Prandaj GJERGJ FISHTA eshte letrar SHQIPTAR… ndersa letraret e komunizmit janë letrarë te Internacionales Komuniste …kominterna… jokombetare… dmth. JOSHQIPTARE.
Investime publike!!!!!!!!! Po investime private a ka pase? Jo.
Nje shtet ekziston per individet e atij shteti. Ne Shqiperi investimi me i madh ka qene ne 750 mije bunkere, qe askujt kuuuurrrr nuk iu kane dashtë!???!!!!!!!!!!!!!!
Ne asnje fshat ne asnje periode te Shqiperise nuk ka pase asnje banorë qe ka ndertuar nje shtepi. Per banim. Nese nje shtetas i Shqiperise ka jetuar ne fshat, ai nuk ka pase asnje rroge, por ia ka dorezuar koperatives prodhimin bujqesor. Pastaj kete prodhim e kane nda me privilegje komunistet. Asnje banor i Shqiperise ne perioden 1944-1990 nuk ka ndertuar asnje… po e perseris asnje shtepi private… sepse nuk ka lejuar sistemi qe ti nuk e kupton mjaftuehsem.
Nje individ ne Shqiperi nuk ka pase shtepi …ndersa ka pase 750 mije bunkera!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ne qytete ka pase banesa kolektive me standarde mizerike.
Duke e marr parasysh se ne fshatra kane jetuar 67% te popullates, i bjen qe 67% te popullates ne fshatra nuk kishin ndertuar kurrrrr asnje shtepi apo banese. Por ishin 750 mije bunkera infrastrukture e komunizmit. Shqiperia i ka pase 3.5 milion banore por vetem te privilegjuarit jetonin pak me mire se ata qe jetonin ne mizerje. E te tille ishin 100 mije… asnje me shumë. Shteti ekziston qe njerezit te e mbrojne sepse jane te pasur. Amerikanet jane popullata me patriotike ne planet, sepse kane qka te mbrojne …Lirine dhe Pasurine.
Ne vitin 1990 ne SHQIPERI 90% te banorëve e nuk kishin çka te mbrojne …as Lirine as Pasurine… prandaj ata iken me vapore ne Itali… Greqi… Amerike… etj. etj…
Sot eshte ndryshe, sot ka njerez te pasur dhe ka njerez qe akoma jane komunistë, qe jane mesuar ge hajne nga kazani i perbahsket… ne te cilin kazan komunist …sipas Orwellit ne Animal Farm, te gjithe jane te barabart por disa kafshe jane më te barabarta.
Komunizmi ka prodhuar shtaze… e jo njerez.
I DASHUR ARBEN,
PAS LEXIMIT TË KËTIJ DEBATI, M’U SHTUA SIMPATIA PËR JU. UNË E KUPTOVA PSE JU NUK JENI BERË BOTUES PËR T’U PASURUAR, POR PËRKUNDRAZI, JU I JENI FUTUR RRUGËS SË BOTUESIT PËR T’I PASURUAR NJERËZIT, LEXUESIN ME FJALËN TUAJ TË PASUR, ME MENDIMET TUAJA TEPËR PROGRESISTE E, REALISTE, CIVILE.
FASLLI HALITI
Komentet janë mbyllur.