Ligjëratë e Abdullah Mario Cavallaro
Përfaqësues i Bashkësisë Islamike
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Lavdi i qoftë Hyjit, Zotit të Gjithësisë dhe u qoftë paqe e mëshirë të gjithë të Dërguarve të Tij dhe Profetëve dhe Shërbëtorëve të Tij të përshpirtshëm e të devotshëm!
Do të doja para së gjithash të falënderoj Shoqatën Agimi në personin e Don Giuseppe-s, për ftesën që ia ka bërë Bashkësisë Islamike që të marrë pjesë në këtë takim. Besoj se, në periudha të mundimshme si kjo që jemi duke jetuar, ku dinjiteti i personit dhe të drejtat e tij themelore merren nëpër këmbë, është e rëndësishme dhe e dobishme që të vihen në kontakt persona të pajisur me vullnet të mirë për të ndërtuar atë shoqëri civile të bazuar mbi respektin e ndërsjellë që të gjithë ne urojmë.
Përpara se të kaloj në argumentin e dashurisë në fe dhe, në mënyrë të veçantë, të dashurisë në Islam, besoj të jetë me vend t’u referohemi burimeve tradicionale të besoj-mes dhe të së drejtës islamike, për faktin se pikërisht kjo është njëra prej pikave mbi të cilat ka njëfarë pështjellimi në publikun italian; në fakt, është prirja për të menduar se besoj-mja dhe e drejta islamike të kenë si burim të vetmin Kuranin, që padyshim është burimi i parë dhe më i rëndësishëm legjislativ…
Besoj-mja islamike bazohet thelbësisht mbi Kuranin dhe mbi Sunnah o Ahàdith, thëniet profetike; prej këtyre pranohen vetëm ato që mund të mbahen të vërteta. Të gjithë e njohim Kuranin që për ne myslimanët është Fjalë e Hyjit, që i është transmetuar profetit Muhammad (mbi të qoftë paqja!) nëpërmjet engjëllit Gabriel. Më pak të njohura për publikun italian, por njëlloj të rëndësishme për doktrinën islamike, janë Sunnah dhe Ahàdith, thëniet profetike; bëhet fjalë për fjalë dhe vepra që zënë fill tek profeti Muhammad (mbi të qoftë paqja!); hyjnë në këtë kategori edhe situatat që patën vend në praninë e tij dhe që patën aprovimin e tij të drejtpërdrejtë apo në heshtje.
Siguria që Kurani zë fill në kohë të Muhammadit (mbi të qoftë paqja!), nëpërmjet breznive të ndryshme, është e sigurtë. Ndërsa, thëniet profetike, kanë qenë, që në breznitë fillestare të studiuesve islamikë, objekt studimesh të thella e të vëmendshme. Ato ndahen, sipas vërtetësisë, në kategori të ndryshme që, në përgjithësi, janë: të vërteta, të mira, të dobëta, gënjeshtare.
Ndryshe për sa i përket të drejtës islamike; në fakt, në këtë rast, biseda bëhet më e gjerë dhe e ndërlikuar, megjithëse burimeve që tashmë i kemi cituar të Kuranit dhe të Sunnah, u njihet një rol parësor në nxjerrjen e normave të së drejtës. Më është dukur e rëndësishme të bëj këtë hyrje të shkurtër në ndërhyrjen time, sepse vetë titulli i hapësirës që mua më është rezervuar, si përfaqësues i myslimanëve, zbulon këtë moskuptim të realitetit të doktrinës islamike, një moskuptim krejtësisht i natyrshëm për atë që i përket një kulture të ndryshme nga ajo islamike, si ajo e krishterë e bazuar mbi një tekst të vetëm të shenjtë, atë të Biblës e për të cilën duhet fajësuar prania e shkurtër islamike në territorin tonë, që vetëm tash disa dhjetëvjeçarë është bërë më e dendur, prani personash që nuk kanë ardhur sigurisht në vendin tonë për të na bërë të njohur fenë e tyre (ka mundësi që nuk i kanë as njohuritë e duhura për këtë), por për arsye më materialiste që meritojnë gjithmonë të respektohen.
Hyji do dhe dëshiron që njeriu të ndjekë Udhën e Drejtë dhe është i lumtur kur ai që është në rrugën e gabuar i drejtohet Atij i penduar. Profeti Muhammad (mbi të qoftë paqja!), tha: “Hyji është më i lumtur për pendimin e shërbëtorit të Tij kur i drejtohet Atij sesa një prej jush që gjendet me kalin e vet në një shkretëtirë dhe pastaj ai (kali) largohet e mbi të janë ushqimet dhe uji dhe i zoti dëshpërohet se nuk mund ta ketë më dhe shkon drejt një peme për t’u shtrirë në hijen e saj pa asnjë shpresë për ta zotëruar më kalin e vet. Ndërsa gjendet në këtë situatë, papritmas, e sheh aty, në këmbë afër atij; e kap frerin dhe pastaj thotë për shkak të gëzimit të jashtëzakonshëm: “O Hyj, Ti je shërbëtori im dhe unë jam zoti Yt” – gabon për shkak të lumturisë. Hyji është gjithmonë i gatshëm, edhe nëse njeriu bie përsëri në gabim, sepse njeriu, sikurse thotë Kurani: “…është krijuar i dobët” dhe lehtësisht bie në kurthet që djalli dhe ego-ja e tij ia ngrehin. Porse Hyji është i Durueshmi, Ai që fal; profeti Muhammad (mbi të qoftë paqja!), tha: “Betohem mbi Atë që e mban shpirtin tim mbi dorën e Tij, po të mos mëkatonit Hyji do të bënte që ju të vdisni dhe do të krijonte njerëz që do të mëkatonin dhe pastaj do T’i kërkonin falje e Ai do t’i falte”.
Në një thënie tjetër, profeti Muhammad (mbi të qoftë paqja!), tha: “Hyji, i Tejetlarti shtrin dorën e Tij natën, gjersa të pendohet ai që ka vepruar keq ditën dhe shtrin dorën e Tij gjersa të pendohet ai që ka vepruar keq natën derisa të lindë dielli nga Perëndimi (d.m.th., derisa të vijë fundi i botës)”.
Njeriu është i ftuar ta modelojë personalitetin e tij sipas kritereve të mëshirës e të faljes, jo sipas atyre të rreptësisë dhe të madhërisë që janë tipike të Hyjit dhe vetëm Atij i përkasin. Tradita islamike thotë se engjëlli Gabriel e pyeti profetin Muhammad (mbi të qoftë paqja!) nëse preferonte të ishte një mbret e profet apo një shërbëtor e profet; ai u përgjigj se preferonte të ishte një shërbëtor dhe një profet dhe ky është rendi për të cilin realisht një njeri duhet të aspirojë: të shërbejë Hyjin mbi Tokë, duke jetuar sipas modelit të jetës që Krijuesi i tij ka zgjedhur për të. Ashtu si në fetë tjera, myslimani ka krejt një sërë marrësish të dashurisë së tij e të sjelljes së tij të mirë. Të mos habitemi se flitet për detyra: detyrë e fesë është të udhëheqë sjelljen e njeriut në jetë të drejtë dhe t’i mësojë dashurinë për të mirën.
Kjo nuk do të thotë se raporti që instaurohet mes Hyjit dhe besimtarit ose, për shembull, mes atit dhe birit, duhet të jetë thjeshtë zbatim i ftohtë i rregullave pa u lënë hapësirë përzemërsisë dhe dashurisë. Për shembull, lutja në Islam duhet të kryhet gjithmonë duke ndjekur rregulla mjaft të sakta dhe duke respektuar kushte paraprake. Porse, kryerja e lutjes duke ndjekur rregullat pa pasur aspak një nxitje emotive, pa provuar dashuri për Zotin tënd, pa konsideruar Madhësinë dhe Pushtetin e tij, e ul lutjen në një ushtrim të thjeshtë fizik. Profeti Muhammad (mbi të qoftë paqja!), tha: “Kënaqja e syve të mi është në lutje”. Ai provonte kënaqësi në adhurimin dhe në thirrjen e Zotit të vet, duke kaluar një pjesë të mirë të natës në lutje. Kemi kujtuar më sipër thënien profetike: “Hyji është i mëshirshëm për ata që janë të mëshirshëm: përdorni mëshirë për ata që janë mbi Tokë, do të jetë i mëshirshëm me ju Ai që është në qiell!” dhe siç kemi thënë akoma ekziston një sërë marrësish të dashurisë e të mëshirës për myslimanin.
Ndër këta, kujdes i veçantë u jepet prindërve dhe familjarëve; lidhur me respektin dhe me dashurinë që duhet të kemi për prindërit, kujtojmë versetin kuranik: “Zoti yt ka dhënë urdhër që të mos adhuroni të tjerë përveç Atij dhe që të silleni mirë ndaj prindërve”; në një pjesë tjetër jep urdhër që të mos u thuhet atyre as “uffah!”. Një njeri e pyeti profetin Muhammad (mbi të qoftë paqja!) se kush kishte më shumë të drejtë për shoqërinë e tij të mirë? Ai u përgjigj: “Nëna jote”. E pyeti akoma: “Pastaj kush tjetër?”; u përgjigj: “Nëna jote”. E pyeti akoma: “Pastaj kush tjetër?”; u përgjigj: “Nëna jote”; e pyeti: “Pastaj kush?”; u përgjigj: “Babai yt”.
Edhe të mbahen marrëdhënie të mira me të afërmit është jashtëzakonisht e rëndësishme; shumë shpesh ndarja e trashëgimive është shkak kundërshtimesh që zgjasin për vite dhe ndodh që për shkak të kësaj prishen marrëdhëniet me vëllezërit; për këtë arsye legjislacioni islamik parashikon një sistem shumë të saktë dhe të veçantë të së drejtës së testamentit, duke e lënë në dispozicion të lirë të de cuius vetëm një të tretën e trashëgimisë. Në këtë mënyrë kërkohet të parandalohen sa më shumë të jetë e mundur shkaqet e mosmarrëveshjeve familjare; profeti Muhammad (mbi të qoftë paqja!) porositi të kihet kujdes që të mos copëtohen marrëdhëniet me të afërmit, duke thënë: “Nuk do të hyjë në Parajsë ai që i prish marrëdhëniet me të afërmit!”.
Rëndësi e madhe u jepet komshinjve; janë më të afërmit dhe duhet të shmangim që t’u krijojmë shqetësime në çfarëdolloj mënyre: zhurmat, erërat e këqija, diskutimet mbi kufijtë e pronave, etj., duhet të shmangen; profeti Muhammad (mbi të qoftë paqja!), tha: “Engjëlli Gabriel më ka porositur me shumë ngrohtësi për fqinjin aq sa kam menduar se donte ta vinte me trashëgimtarë”.
Njerëzve të vjetër duhet t’u tregojmë përzemërsi dhe devocion, të respektojmë mendimet e tyre dhe përvojën e tyre, të mos bëjmë që të ndihen një peshë e kotë, të kujtojmë se herët apo vonë edhe ne do të jemi si ata; fëmijët duhet të trajtohen me dashuri, duke pasur parasysh faktin se duhet të udhëhiqen dhe jo të trajtohen me ashpërsi.
Profeti Muhammad (mbi të qoftë paqja!), tha: “Nuk është prej tanëve ai që nuk tregon respekt për njerëzit e vjetër dhe nuk është i përzemërt me fëmijët”. Një beduin u habit për faktin se profeti Muhammad (mbi të qoftë paqja!) i puthte nipat e tij dhe tha: “Kam 10 fëmijë dhe nuk e kam puthur kurrë asnjërin prej tyre”; profeti Muhammad (mbi të qoftë paqja!), iu përgjigj: “Çfarë mund të bëj unë nëse Hyji e ka hequr mëshirën prej zemrës sate?”. Kujdes i veçantë u drejtohet vajzave; duke përshkruar sjelljen e mosbesimtarëve bashkëkohës të profetit Muhammad (mbi të qoftë paqja!), që zemëroheshin kur u lindte atyre një femër, Kurani thotë: “Kur i lajmërohet njërit prej tyre lindja e një bije, fytyrës së tij i bie hija dhe e ndrydh në vetvete inatin e vet. Largohet prej njerëzve për fatkeqësinë që i është lajmëruar: duhet ta mbajë me gjithë turpin apo ta varrosë në pluhur?”. Profeti Muhammad (mbi të qoftë paqja!), tha se kush kishte tri vajza dhe që sforcohej t’u jepte atyre një edukim të mirë do të marrë si shpërblim Parajsën; e pyetën: “Po dy?”; u përgjigj: “Edhe dy”. E pyetën: “Po një?”; u përgjigj: “Edhe një”.
Përktheu nga italishtja:
Nikolin Sh. Lëmezhi
Çka jane keto pallavra more Muhamedana. Muhamedi ka qene pedofil dhe paranoik… e keta e citojne.!!! +cC.c.c.c.c.c.c.c.
Muhamet paranoiku terrorist kur u mundua me i bind njerezit e tij per një farë religjioni te ri i kishte 127 besimtarë. Por kur shkoi nga Meka ne Medine e nderroi taktiken dhe filloi me vra arabë… dhe pas mijera vrasjeve, ai pastaj i bindi 18 mije njerez me i mësue rrenat e tij…
U Kry.
Në çdo fe mund të gjejmë gjëra pozitive. Të marrim më të mirën tek secila! Është bukur të kuptojmë këndvështrimet e të tjerëve.
Nikolin,
Nese ne çdo fe apo religjion njeriu mundet me marrë gjera pozitive, atehere rezulton se feja nuk ka rendesi por njeriu.
Pra nuk qenka me rendesi çka ka thene ai, qe e ka bërë fenë, por me rendesi eshte qysh e kupton… dmth. sipas teje feja qenka pune koti.
Edhe sipas meje njesoj.
Komentet janë mbyllur.