Fragment për dashurinë dhe xhelozinë në romanin “Ti” të shkrimtarit Ilir Muharremi.
“Natën kur shtriheshim për të fjetur, të dy rrinim afër njëri-tjetrit, të ngjitur me shpinë. Shpesh e linim një hapësirë ndërmjet. “Do të doja të mos të të kisha thënë që po largohesha për në Itali.”, – më tha Maria. “Të kujtohet kur vishje atë fjongon e bardhë rreth qafës?”, – i thashë. Qeshi dhe hija e hënës që i binte mbi profil të fytyrës e bënte edhe më të bukur Marinë. U afrova afër jastëkut dhe e ndieja aromën e saj që vinte nga flokët.
“Ajo ishte qaforja ime.”, – tha lehtë ajo. “Po, më pëlqente ajo.”, – i tashë. M’u kthye ai imazh i asaj qaforeje rreth qafës që e mbante Maria dikur. Ëndërroja me sy gjysmë të mbyllur. “Nuk shoh se mund të kthehemi prapë aty ku ishim.”, – i tashë. “Jo.”, – m’u përgjigj ajo. E ktheu kokën kah unë. “Por jam në rregull me këtë”. Nxori këto fjali nga buzët e saj të ëmbla. “Po, dhe unë.”, – ia ktheva. Dhe kështu u bëmë të varur…”