Dashuri me këngë dhe melodi

0
609

Poezi nga libri “Në Berat e Myzeqe lind dielli për komb e atdhe

Sali Leka

Unë kam shumë libra, por libri me titull “ Në Berat e Myzeqe lind dielli për komb e atdhe”, ka tregime të miat, të Albinës dhe poezi të poetes Liljana që nuk janë botuar nga censura 40 vjet.

Nga mosbotimet dhe censurimet Albina dhe Liljana e ndërprenë letërsinë dhe shumicën e tregimeve dhe të poezive të tyre mi dhanë mua. Në 17 shtator 2019 dy poezi të poetes Liljana u botuan në gazetë.

Falenderoj stafin e gazetarëve kreshnikë dhe guximtarë të lartësuar, të betuar dhe të përkushtuar për letërsinë e mbyllur të censuruar, që botuan dy poezi të Liljanës.

E kam obligim me i përshëndetur edhe me dy poezi të tjera të poetes Liljana.

E nisim me poezinë e tretë me titull:

DASHURI ME KËNGË E MELODI

Jeni këngëtar shembull e model i dashuri im.
O sa mirë këndon, sa me pëlqim e shkëlqim.
Po unë dua dashuri me ty, shumë dashuri!
Ashtu duke kënduar me u puthur me ovacion.
Por jo në sy të publikut, se nuk më shijon.
Ti këndon me gojë ritmikë e melodi.
Edhe unë këndoj, por me shpirt, mimikë e përzemërsi.
Asnjeri s’më shikon e askush s’më dëgjon.
Ashtu e dua edhe dashurinë fshehurazi.
Me ty o këngëtar lirik, qejfli, nazeli e sederli.
Edhe unë o poet eposik ashtu jam si ti.
Të premtoj, të betohem, të garantoj.
Femer më të mirë se unë nuk ka në botë.
Edhe mashkull më të mirë se ti ska në Azi as në Europë.
Prandaj shumë e kënaqur të dashuroj.
Ti ke lindur për mua e unë për ty.
Dashuria e kënaqësia shkëlqejnë në shpirt e në sy.
Kush të dojë të flasi e të thotë.
Edhe ata që kullosin dele e lopë.
Edhe ata që rrinë kot si idiot.
Edhe ata që sdinë asgjë as sot as mot.
Epo unë e ti i dashuri im i admiruar.
Jemi dhe do të jemi mendimtarë të kulturuar.
Bashkë 220 vjet të gëzuar të rehatuar.
Me shumë dashuri e kënaqësi, shumë shumë.
Natën në muzg buzë më buzë në gjumë.
Edhe ditën në shi e stuhi në lumë.
Le të pikojë shiu në univers pa pushim.
Unë e ti puthu e puthu me betim e pa ndalim.
Me betim cdo sekond e minut i dashuri im.
Pa betim nuk ka asgjë të mirë asnjiherë.
Ashtu të dy të bashkangjitur gjoks më gjoks të përqafuar.
Të betohemi e të puthemi dyqind e njëzet milion herë.
Në vjeshtë, dimër, behar dhe verë.
Liljana poetesha lushnjare myzeqare.

Fillojmë me poezinë e katërt me titull:

MBI GJOKSIN TËND U AFTËSOVA, U KRENOVA

Dëgjo i dashur si jemi parë në ëndërr mbrëmë.
Të tregoj fjalët që njëri tjetrit i kemi thënë.
Edhe dashurinë e ëmbël e të shijshme që kemi bërë.
Por nuk e dinë as e kuptojnë të tërë.
U ledhatuam, u argëtuam me betim e admirim.
Unë kërceva mbi gjoksin tënd me vullnet e guxim.
Gjoksi yt pjalm kajmak, blin frashin.
Unë të putha fort faqet, ballin sytë, vetullat.
Ti më puthe gushën, mjekrën, sqetullat.
Mbi gjoksin tënd u aftësova, u krenova!
Edhe sot ta vazhdojmë dashurinë e ta shtojmë energjinë.
Të ngjitemi në kodra në pllaja e në male.
Të mbulohemi e të maskohemi me gjethe pajne e petale.
Të forcohemi nga sevdaja e të mos na shohi asnjeri.
Ata që nuk dinë e nuk kanë botkuptim.
Mua më quajnë të dobët e femër.
Epo unë jam e fortë me shpirt e zemër.
Jam guximtare si gjeraqina e skifterina vitale.
Me ty u dashurova, por nuk u mbusha, nuk u plotësova.
Dua akoma dashuri shumë dashuri, dashuri!
Unë jam mbi dyqind milion vajza e gra.
Disa rrinë ditë e natë me lot tu qa.
Edhe ti i dashur je mbi dyqind milion djem dhe burra.
A i ke pa disa dinë me sha por sdinë me u la.
Hipokrizohen e acarohen truma truma e turra turra.
Epo unë e ti i dashuri im I kulturuar I dalluar.
Freskohemi e flladisemi e pimë ujë në kroje e në gurra.
Dashurohemi e puthemi të rehatuar të përmalluar.
Mbi gjoksin tënd i dashur jam dhe do të jemë:
Krenare e lartësuar me afsh e kimet.
Edhe ti i dashur me gjinjtë e sisat e mia jeni:
Po, po jeni dhe do të jeni me kijafet e lezet.
I plotësuar, I gëzuar I kënaqur po të themë.
Bashkë I dashur si nektari e melhemi.
Bashkë edhe në akullin e acarin e dhjetorit.
Avullohemi e ngrohemi me shpirtin e frymën e dashnorit.
Liljana poetesha lushnjare myzeqare.

SHËNIM EKSKLUZIV

Diktatura komuniste me censurë mizore, sidomos antifemërore dyzet e pesë vjet nuk ka botuar por I ka fshehur mbyllur e censuruar tregimet dhe poezi të mrekullueshme të dobishme për jetën njerëzore .

Unë kam poezi edhe të Mirandës, poete tiranëse. Nuk ishte tiranëse por banonte në Tiranë. Kam tregime të Kozetës delvinjote por me banim në Sarandë. Kozeta tregimtare e admirueshme.

Librat e mia, tregimet dhe poezitë e Liljanës, Albinës, Mirandës dhe Kozetës I kanë daktilografuar në makina shtypi redaktorët e talentuar Delie Marku, Jolanda Gjoni, Fatbardha Spahiu, Valbona Dushku, Brikena Simona, Perikli Jorgoni, Enver Bitri, Sejdin Kondi me korrektimin dhe redaktimin special të shokut Dhimitër Fullani, redaktor I kulturuar në shtëpinë botuese Naim Frashëri Tiranë. Kanë punuar të papërtuar me orar të zgjatur me dyer të mbyllura nga jashtë për tu mos diktuar nga survejuesit e sigurimit.

Për të mbrojtur shokun Dhimitër Fullani dhe redaktorët e tjerë se u bënte presion për të mos shkruar librat e mia dhe të shoqeve të mia unë rraha fort drejtorin e shtëpisë botuese dhe shkova në polici.

Hetuesi e thirri drejtorin por ai tha: “ Nuk më ka rrahur shkrimtari Sali Leka por gënjen dhe provokon organet e shtetit”. Plagët në trup i kam se jam rrëzuar nga shkallët e korridorit”.

Kur u largua drejtori hetuesi mua më tha: “ Do të burgosim o shkrimtari dhe poeti Sali Leka, o gënjeshtari i rafinuar dhe provokator i rrezikshëm i stazhionuar”.

Edhe unë hetuesit i fola “ Shoku hetues unë as gënjej as provokoj por tregoj dhe argumentoj ngjarje të vërteta. Do të shkoj të rrah edhe dy kryeredaktorë të gazetës Drita dhe revistës Nëntori. Më shoqëro me dy policë dëshmitarë të më shohin kur ti rrah dy kryeredaktorët e shtrembëruar, të qelbëzuar, të infektuar.

Shumë të nderuar gazetarë të epokës sotme demokracisë që keni botuar dy poezitë e poetës Liljana më kërkesën tuaj, kur të doni do të tregoj si i rraha dy kryeredaktorët censuristë mizoristë.

Adresa ime është: Sali Leka, Cel 068 38 55 304.

Mirupafshim përsëri me tregime e poezi brilante të mrekullueshme, nga Liljana, Albina, Miranda dhe Kozeta letrare delvinjote tregimtare guximtare e admirueshme.

Liljana ka dhe citate dashurie të mahnitshme: Sot po këndoj një citat:

Fol e thuaj i dashur jeni negre dhe fallxhore.
Fol e thuaj jeni evgite dhe arixheshë.
Por mos thuaj jeni zuskë dhe mizore.
Mos më thuaj mua jeni hipokrite e maskareshë!
Unë jam më e dashura, më e mira dashnore.
Jam e larta guximtare dhe krenare shembullore.
Do të jem e bardha në krejt galaktikën botërore.

Me shumë admirim për juve Liljana, Albina, Miranda dhe Kozeta me tregime jetike dhe poezi lirike eposike të dobishme për jetën njerëzore.
Shkrimtari dhe poeti Sali Leka

Ish i burgosur politik. I padëshperuar në cdo rrezik. Shumë i gëzuar edhe kur më kanë keqtrajtuar. Shumë i vitalizuar edhe kur më kanë përndjekur dhe persektutuar egërsisht dhe tmerrësisht.

Kurse sot theksoj dhe do ta theksoj falenderoj përsëri stafin e gazetarëve të admiruar që po kontribojnë për epokën e demokracisë, duke botuar tregime dhe poezi, por censura mizoriste komuniste enveriste ramiziste I ka fshehur dhe mbyllur me egërsinë dhe ligësinë e ujkut.
Urime shumë urime për këta gazetarë vital viganikë që kanë botuar edhe poezitë e poetes Liljana.

Tiranë, tetor 2019.