DASHURI E ZJARRTË

0
1737
Vasilika Prishka Burgjia

Vasilika Prishka Burgjia

DASHURI E ZJARRTË

Rrufe, nga qielli i kaltër
Janë zënkat, në dashuri
Zemrat, na ndizen flakë
Vetëm, për një xhelozi

Aty pranë, ndodhem dhe unë
Ku rreh, shumë kjo zemra jote
Ti, më ke bërë për vete
O hënë, o ylli i kësaj bote

Herë, herë mërzitesh, dhe ti
Herë pas herë, nevrikosem unë
Një fjalë thotë, këtë gjë mirë e di
Ata të dy që zihen, duhen shumë

Sa herë, që unë marrë frym
Aq herë ty, zemër të kujtoj
Mendja, mua më bëhet tym
Se ty, e dashur të ëndërroj

Ikim, shpinën kthejmë e nuk flasim
Veç zoti e di, sa shumë të dashuroj
Të dy, nga dashuria sa nuk plasim
Shpirti po më djeg, dot s’të takoj

Kur rreh, e jotja zemër
Aty, unë gjejë ngrohtësi
Në shpirtin tim, kam një emër
Ëngjëlli, kësaj bote, je veç ti

Një hap, drejt njëri tjetrit nuk bëjmë dot
Në buzët e tua, shikoj diellin e artë
Dhe kjo krenaria, sna lë është e kot
Në zemrën tënde, gjej dashurinë e zjarrtë

Por koha mëndjen, na kthen sërisht
E momenti, më i bukur është ai vështrim
Së dy zemrat tona, duhen marrëzisht

Kur pas një zënke, themi më fal shpirti im