DASHURI, AMERIKËN

0
180
Atdhe Geci - Republika e Çamërisë

DASHURI, AMERIKËN

Amerikë, krah i Republikës së Kosovës
mike e popullit më të lashtë të tokës
flamuri yt sot është edhe flamuri ynë
Amerikë, fatin tonë e kemi lidhur me ty

Kosovë, më e ëmbla liri e atdheut, më
e dashura, më e shtrenjta, më tragjikja
mbi ty ranë të tëra urrejtjet e fqinjëve
festo, kremto, s´e sot u bëre me ushtri

Mbi varret pellazgo ilire të dardanëve
ngrihet hiri Trojës e i Akejve pellazgë
Kosovë, ti po ecë drejt majave të dritës
erërat nën krahë ia shtojnë fuqinë lirisë

Fqinjit serb nuk i pëlqen ushtria jonë
ata kanë urrejtje edhe kur këtej bie shi
shqiptarët kot s´quhemi popull hyjnor
të qytetëruar jemi mbi tokën e zeshkët

Ky vend e ka kaluar kohën gjeologjike
Kosova dardane, dashuri ka Amerikën
Prijësit e saj; Klintonët, Bushët, e tjerë,
Janë tanët, të përëndishmit e hyjnorëve.

Amerikë, paç faqen e bardhë e nderuar
Mbi qiellin e Kosovës sot s´ka plagë
Zemër, ti je bekuar nga Perendia Thoti
nga nipërit e tyre pellazgo-iliro-dardanë

Sa më tepër Amerikë nëpër vendin tim
Aq më tepër mëngjese të pasura lirie
Aq më tepër mbrëmje dashurore, aq më
shumë ekuinoks midis njeriu e natyrës

Nëpër Amerikë kaloi Pavarësi e Kosovës
Nëpër Amerikë u realizu Ushtria e jonë
Nëpër Amerikë do të kaloj Bashkimi me
Çamërinë, Me Amerikën, jemi një Atdhe!…

Atdhe GeciDortmund, Gjermani, 2021