Life Style
Opinion.al – 31/12/19
Në vende të ndryshme të botës ka një sërë traditash dhe gatimesh tradicionale për menunë e ndërrimit të vitit, megjithatë ka disa ushqime që konsiderohen fatsjellëse dhe duhet të jenë pjesë e tryezës që viti i ri do të shkojë mbarë.
Spinaqi – Jeshillëku nuk duhet t’i mungojë tavolinës, aq më tepër për Vit të Ri. Gjethet e spinaqit simbolizojnë paratë.
Fasulet – Njësoj si spinaqi edhe fasulet simbolozojnë paranë. Më specifikisht, monedhat.
Rrushi – Mos harroni 12 kokrrat e rrushit! Nga një për çdo muaj të 2020-ës.
Mishi i derrit – Derrat konsiderohen si ushqim me fat për Vitin e Ri, sepse ata lëvizin shpejt kur janë të ushqyer. Përveç kësaj, vetë trupi i tyre simbolizon një kuletë të mbushur me para. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit pasi simbolizon progresin.
Kek në formë unaze – Kjo traditë me origjinë greke simbolizon “ciklin perfekt” të vitit.
Shega – Nëse nuk konsumoni, shpërndani disa kokrra shegë në tryezën tuaj. Ky frut historikisht ka simbolizuar prosperitetin dhe mbarësinë në shtëpi.
Frutat e thata – Është një traditë fatsjellëse sidomos në Francë, ku thuhet se në natën e ndërrimit të viteve duhen konsumuar 13 lloje të ndryshme frutash të thata.
Thjerrëza – Simbolizojnë paratë! Pjata me thjerrëza konsiderohet si fatsjellëse kryesisht në traditën italiane dhe daton që në kohën e romakëve.
Speci djegës – Në fakt, speci djegës është në krye të listës së ushqimeve fatsjellëse. Për pjesën më të madhe të popujve, speci përdorej si urim për pjellorinë, jo vetëm në familje, por edhe në agrikulturë. /Opinion.al