Darka e gabuar e Elbasanit

0
83
Rama - Vuçiq - Zaev - Elbasan

Shkruan Fahri Xharra

Vetëm i titulli i romanit të Kadaresë, më shkoi për shtati për shkrimin tim, detajet tjera janë të një darke të gabuar me Vuçiqin dhe Zaevin në Elbasan

“Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister, është subjekti i romanit të Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.”

Edhe kjo ishte një darkë e pazakontë me një ( dy )njeri të pazakontë të cilin nuk e do as Europa e as Amerika.
Në të vërtete ky është njeri i zakontë me të kaluarën e tij që të rrënqeth, por edhe të frikëson me të tashmen e tij.

Aleksi kishte ardhur në një vend të besës për deri sa vet është i pa besë.

Politika i ka rrënjët e thella, vështirë që qytetari ta kuptojë, por çka sheh syri e flet goja.

Lidhja me Serbinë është vetëm sensi antiperëndimor i shqiptarëve. Edhe Enveri ishte antiperëndimor dhe të vetmin aleat e kishte Serbinë, por historikisht e pagoi shumë shtrenjtë, jo ai dhe bastardët rreth tij por populli i vuajtur shqiptar.
Eh, ruajna zot mëndët e kresë kur të marrim hap të gabuar !

Një mik më shkroi deri sa unë djersitesha duke zgjedhur fjalët për këtë darkë të gabuar: “”Nëse një udhëheqës shqiptar vazhdon me zbrazë probleme të huaja në Shqiptari, siç po veprohet tani (në të vërtetë pak a shumë edhe të tjerët deri tash u janë zvarritur e lëpirë atyre që kanë plane me të shkatërrua si komb), atëherë ai udhëheqës është i gabuar Nuk ka popull europian (madje as botëror), që ikën nga historia e popullit të vet dhe i nënshtrohet tjetrit që para njëqind, më pak apo më shumë vitesh, apo edhe shekujsh, ka qenë pushtuesi i të parëve të vet.

Nuk duhet ti përkasësh asnjë partie, që tashmë ta gjykosh antishqiptarizmen e sotme shqiptare… … A din dikush me më kallxue se kah po shkon populli Shqiptar dhe si ia ka qitë «terezinë»: Ta mbrojë kulturën dhe historinë e vet apo të derdhet në wc-et serbe, greke apo neoosmane turkomëdha? (BK)

Si bisedohet me dikën i cili Masakrën e Reçakut e quan trillim amerikan? Pos kësaj bëjnë edhe film për të mohuar krimet e tyre.

A nuk është një grusht i rëndë për 78 ditshin e NATO-s?
Si bisedohet me ” mysafirin” që s’le gjë pa folur kundër Kosovës dhe shqiptarëve të saj nëpër kancelaritë e botës?
Çfarë fytyre te kemi ndaj dashamirëve të ditëve të vështira, kur ky i tthirrurii hoqi me dhjeta njohje politike të Kosovës?

A e duan shqiptarët vetveten ? Me duket që jo.
Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë serbe që bëhen ditë dhe natë rreth Kosovës i kanë ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kemi drojën ndonjë të lige që mund të përgatitet. Armatosja e Serbisë dhe stacionimi i tyre në kufi të Kosovës nuk është sa për sy e faqe. “ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy borërave… O Zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” “…Unë, Gjon Nikollë Kazazi i biri i Pjetrit, dëshmoj për mynxyrën që na ka rënë mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota…

“Otomanët, meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhrave”, Murtaja ishte pjellë e strategjisë. “Tek e fundit, sëmundje ka pasur dhe gjithmonë do të ketë, pse t`ua vëmë veshin gjithaq kur ato vijnë nga i madhi që mendon për të gjitha?“ Pushtuesit e dinin mire që krahas çkombëtarimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…” ( J.B. Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit, 1982). “Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme

… Vuçiqi na paska ber thirrje shqiptarëve: “ Serbinë shiheni si shtëpinë e dytë, kam respekt për ju!” Po mirë e ka , ta ndiejmë veten si te daja sepse historianët shqiptar që 20 vjet e thonë që Skënderbeu “ e kishte nënën serbe”

Fahri Xharra, 21.12.21
Gjakovë