Pregatiti Hekuran Pashollari
“Dua te njoh mendimet e Zotit kur ka krijuar boten“.
(A. Ajshtajn)
1. A jane te papajtueshme shkenca dhe feja?
Idete dominuese sot ne Europe dhe ne vendet e tjera oksidentale jane ne thelb dy: vizioni tradicional i fese kristiane, i bazuar mbi biblen, dhe vizioni shkencore i dale nga zbulimet e spikatura ne kater shekujt e fundit.
Sipas shume shkencetareve dhe sipas shume personave te tjere keto dy ide (konceptime) jane ne konflikt. Nuk mungojne dhe te tjere qe edhe pse pranojne papajtushmerine, urojne qe keto mosmarveshje te zgjidhen duke gjetur argumenta perkates.
Kush ka te drejte? A egzistojne zgjidhje per te tilla dilema?
Para se te arijme tek ajo, duhet te analizohen ne detaje çeshtje te tjera. Konfuzionet jane te shumta dhe per te proçeduar qarte ne analizat eshte e nevojshme te behen disa theshtezime. Nderkaq po kufizohemi vetem ne kulturen oksidentale.
2. Vizioni tradicional i botes sipas fese
Kur kemi qene femije na kane mesuar qe Zoti krijoi universin ne shtate dite.: ne diten e pare krijoi driten,e ndan nga eresira dhe lind keshtu cikli i dites me naten. Ne diten e dyte krijoi qiellin, ne diten e trete Token, ne te katerten Diellin dhe Henen, ne te pesten kafshet qe jetojne ne uje dhe ato qe fluturojne, ne te gjashten kafshet qe jetojne ne toke dhe njeriun. Ne diten e shtate ben pushim.
Sipas kesaj historie te krijimit, e trajtuar nga libri i pare i Bibles (Xhenezi) ,njeriu qe krijuar nga pluhuri dhe para se gjithash qe krijuar sipas imagjinates dhe ngjashmerise me Zotin, i cili ishte thjesht Shpirti.
Ne vazhdim i pari burre dhe e para grua, Adami dhe Eva,do te benin “mekatin orgjinal” dhe per kete motiv Zoti do t’i perzinte nga Parajsa tokesore duke i denuar me nje jete te lodhshme dhe te vuajshme.::”me djersen e ballit tend do te hash buke, derisa te kthehesh ne token nga ke dale, pastaj ti je i ardhur nga pluhuri dhe ne pluhur do te kthehesh!”
Ne shekujt e mevonshem njerzit do te abuzonin me “gjykimin e lire” te cilen ua kishte dhene Zoti dhe do te meshironte mekatet e çdo tipi. Keshtu u be e nevojshme lindja e Jezusit, Birit te Zotit per te çliruar fajet e njerezimit.
Kjo eshte mesuar nga ajo qe ka dhene feja e krishtere dhe qe ka dominuar Europen per shekuj te tere, duke lejuar nje zhvillim moral, civil, shoqeror dhe ekonomik, qofte permes problemeve te ndryshme , qofte dhe permes shume padrejtesive.
Rreth viteve 1600 dhe 1700, me lindjen e shkences moderne, te tilla koncepte tradicionale do te vihen ne nje dikutim serioz. Per te qene te sakte, kerkimi i panvarsise dhe i proçesit te largimit nga “diktatura” teologjike mesjetare kishin filluar reth vitit 1500, me lindje e Humanizmit dhe Rilindjes. Hapi i pare i rendesishem ku do te duhej te permbysej koncepti tradicional i universit ishte i ashtuquajturi revolucioni astronomik.
3. Revolucioni astronomik dhe lindja e shkences
Deri ne fundin e shekullit te gjashtembedhjete mendohej qe Toka ishte ne qender te universit(modeli gjeocentrik i Tolemeut). Hena dhe planetet te njohura deri atehere nga Merkuri deri Saturni, mendoheshin si te vendosura ne qiell. Kurse yjet mendoheshi te fiksuara dhe konsierohshin si pika te ndritshme te stampuara ne “sferen e kalter”.
Me vone Koperniku propozon modelin heliocentrik( i konceptuar me pare nga astronomi Aristarco), sipas te cilit Dielli gjendej ne qender te universit dhe Toka ishte nje planet i thjeshte qe rrotullohej si dhe gjithe planetet e tjere rreth Diellit. Filozofi Xhordano Bruno e shtrin kete model dhe per te gjithe yjet e tjere , duke i imagjinuar ato te ngjashem me Diellin tone , ku secili prej tyre do te ishte qendra e nje sistemi diellor te rrethuar nga planete te banuar sikurse dhe Toka jone.
Xhordano Bruno: lindur me 1548 – vdekur me 17 shkurt 1600
Vizioni modern i Xh. Brunos do t’i kushtonte jeten me djegien ne flaken e druve, edhe pse ai ka qene nje romantik dhe ka hyjezuar natyren deri duke pranuar qe te gjitha gjerat jane hyjnore.
Galileo Galilei, themeluesi i shkences moderne, do te sillte prova te dukshme ne favor te modelit heliocentrik, ne saje te vezhgimeve te tij me teleskopn e prodhuar dhe te permiresuar po nga ai vete. Galileo do te zbulonte kater satelite qe rrotulloheshin rreth Jupiterit, duke hedhur poshte parimin se te gjithe duhet te rrotulloheshin rreth Tokes; do te vezhgonte fazat e planetit te Aferdites, te ngjashme me fazat e Henes, te cilat do te demostronin vlershmerine e modelit heliocentrik te Kopernikut.
Ne saje te vezhgimeve te tij Galileu do te imajinonte qe universi do te drejtohe sipas ligjeve matematike, qe jane me nje natyre hyjnore ne kuptimin qe ato vlejne si per Token ashtu dhe per qiellin. Ne saje te eksperimenteve te tij ai do te maste nxitimin e gravitetit,(duke leshuar objekte te ndryshe nga kulla e Pizes, te pakten sipas legjendes), do te zbulonte ligjet e lavjersit dhe ne pergjithesi do te zbulonte qe levzja dhe sjellja e “objekteve materiale” do te kuptoheshin e do te parashikoheshin me saktesi nepermjet fomulave matematike .
Galileo Galilei lindur me 15 shkurt 1564 – vdekur me 8 janar 1642
Galileu pati meriten e krijimet te metodes eksperimentale si nje metode shkencore per njohjen e fenomeneve fizike: nga nje numer i madh eksperimentesh te veçanta ai do te nxirte ligjet e pergjithshme( metoda induktive), nga ku do te behej e mundshme te beheshin parashikime per raste te veçant(metoda deduktive).
Galileu do te zbulonte dhe parimin e inercise ose parimin e relativitetit mekanik ku tre shekuj me vone do te pergjithesohej nga Anjshtajni.
Lindi keshtu shkenca e fizikes si nje shkence e vertete ne kundershtim me fiziken e Aristotelit qe bazohej vetem mbi asyetimet teorike dhe bindjet e konsideruara te verteta, pa u verifikuar paraprikisht nga eksperimenti. Megjithate disa zbulime te bera ne periudhen antike meritojne te trajtohen plotesisht te vlefshme dhe shkenore edhe sot:mund te permenim ligjet e Arkimedit mbi llozin ose notimin e trupave, ato te Pitagores per akustiken ose disa studime specifike astronomike.
Me kontributin e Galileut zhvillimi i fizikes dhe i shkencave te tjera do te ishte i madh dhe i pandalshem.
Johan Kepler do te njoftonte ligjet themelore te levizjes se planeteve duke bere te qarte qe orbitat e tyre ishin eliptike dhe jo rethore ( siç mendoheshin deri atehere ne saje te bindjes qe karakteristikat ne qiell jane perfekte). Jemi akoma ne epoken e tranzicionit , ne te cilen bashkejetojne bindjet tadicionale teologjike me njohjet e reja shkenore qe duken te pranuara dhe te pafundme. Nuk mungon dhe influenca e nje koncepti(ideje) magjike per boten qe ishte perhapur gjate Rilindjes, fale filozofit Xh. Bruno. Sot per ne eshte surprize fakti qe Galileu dhe Kepleri do te njihnin mire astrologjine dhe mbi bazen e tyre do te perpilonin horoskope, ku Kepleri ne dallim nga Galileo qe e perafronte problemin, ishte i bindur ne vlershermine e astrologjise, ose per te qene me te sakte e konceptonte universin me terma mistike.
Isak Njutoni: lindur me 4 janar 1643 – vdekur 31 mars 1727
Njutoni duke vazhduar punimet e Galileut do te thellohej ne to dhe do te krijonte mekaniken klasike. Ai do te formulonte teorine e madhe te gravitetit univeral, qe unifikon gravitetin e Tokes me ate te yjeve. Njutoni do te spjegonte levizje e renies se lire dhe ate te levizjes se planeteve dhe te gjithe trupave te tjere qiellor, te cilat me pare trajtoheshin si dy fenomene te ndryshme, pa asnje lidhje midis tyre. Ai do te jepte perkufizimin e sakte te forces e cila do te lejonte spegime e sakta te levizjeve te objekteve dhe do te kontribuonte ne zhvillimin e optikes dhe te analizes matematike.
Me njohjet e reja te fizikes progresi teknollogjik do te merte nje zhvillim te pa pare. Mund te permedim makinen e pare me avull si dhe mjaft teknologji te tjera te paimagjinueshne ne shekujt e kaluar, te cilat do te sillnin “revolucionin industrial”, qe eshte nje etape e rendesishme e progresit njerezor.
Krahas fizikes ne kete periudhe do te lindin dhe shkenca te tjera natyrore, qe bazoheshin ne metoden eksperimenale galileniane si: kimia,biologjia, mjekesia, astronomia etj.
Progresi shkences dhe i teknologjise dukej se koeçidonte me nje shvleresim te paster te teollogjise dhe fese, te cilat kosideroheshin te vjeteruara dhe kontradiktore me zbulimet e reja.
Duhet permendur fakti qe ne kete kohe Galileu ishte denuar nga kisha me izolimin e tij, vetem qe ai kishte pranuar dhe mbrojtur modelin heliocentrik, duke e shpallur ate heretik te kishes.
Por kjo nuk perputhej me parimin e bibles sipas se ciles “njeriu qe krijuar ne imagjinate dhe ne ngjashmerine e Zoti dhe dote gjendej ne qender te universit”, Galileu nuk pati fatin Xh. Brunos, por vetem u izolua, sepse ai mohoi heliocentrizmin.
Megjithate ngelet e famshme thenia e tij qe i referohet rrotullimit te Tokes rreth diellit, ne fund te proçesit gjyqesor:” Dhe me gjithate leviz”.
Sukseset e shkences do te ifluenconin ne menyre te padiskutueshme ne bindjet e intelektualeve te shekullit te gjashtebedhjete qe do te sillte lindjen e Iluminizmit, nje rryme e te menduarit qe e ve theksin tek besimi i pakufizuar i arsyes njerezore, duke mohuar dogmat tradicionale fetare. Per shembull koncepti i “besimit”qe sipas doktrines fetare bazohet mbi ndjenjat dhe jo mbi arsyen, ishte e pa pranueshme per iluministet, te cilet bazohen tek rezulatet e shkences qe pranonte se afrimi tek e verteta duhet te jete ne natyren e arsyetimit racional dhe jo te atij emocional.
Albert Ajnshtajni: lindur me 14 mars 1879 – vdekur me 18 prill 1955
Anjshtajni ne vitin 1905 boton ne Analet e Fizikes punimet e para shkencore qe do te benin epoke, ku mund te permendim: ” Dukurine e fotoefektit elektrik”, “Levizjen broviane”, “Teorine e relativitetit te shkurter” etj.
Ai ne nje diskutim te tij ne nje seminar teologjie ne Princeton, larg te qenurit te izoluar dhe me ide e refleksione rreth shkences, fese dhe Zotit eshte shprehur:”Shkenca mund te jete krijuar vetem nga ata qe jane plotesisht te prirur nga liria dhe permbajtja. Ky burim i prekshem , para se gjithash rrjedh nga sfera e fese. Ne ate permbahet dhe besimi ne mundesine qe rregullat e vlefshme per boten e egzistences te jene racionale, dmth te kuptueshme per nga arsyeja. Nuk arrij te kuptoj nje shkencetar gjenial qe humbet te tilla besime te thella.Mund ta shprehim ndryshe: shkenca pa fene eshte e çalet, feja pa shkencen eshte qorre”.
Kur nje dite Kessler do t’i thoshte Anjshtajnit:” profesor degjoj te thuhen se jeni nje besimtar fanatik”, ai me qetesi dhe dinjitet pergjigjet:”Po, keni te drejte.Kerkoni te penetroni me gjithe kufizimet e mendjeve tona ne sekretet e natyres dhe do te zbuloni qe prapa te gjithave fenomeneve te dallueshme, ka gjithmone diçka te imet, te pa kapshme dhe te pa spjegueshme.Nderimi per kete force, qe eshte aty, si dhe çdo gje tjeter qe ne nuk mund te kapim, eshte feja ime. Ne kete kuptim une jam nje fetar.”
Kurse S. Hawking qe ka dhene nje kondribut te çmueshem ne sqarimin e pyetjes: si eshte e mundur qe universi yne eshte ende duke u zgjeruar?, lidhur me raportin midis shkences dhe teologjise thote: “Spjegimet e dhena nga feja dhe shkenca jane alternative, çdonjera zgjedh ate qe preferon“.