Sali Leka
Këngë dhe poezi për librin e shkrimtarit Velo Cfarku me titull “Mozaik me episode dhe ngjarje nga lugina e Drinit të Zi”.
Vjeshta e dytë 2018, mora lajmin e vërtet.
Velo Cfarku bashi djalit,
Ka shkruar librin me dyqind fletë.
Vlerën dhe kontributin e ka dhe do ta ketë.
Mbi njëzet mijë fletë.
Se Velo i betuar në fronin e Altarit.
Shkruan tregime me ngjarje të vërteta.
Ashtu si kanë ndodhur në vite e shekuj.
Velo urtë e butë pa lavdata pa trumpeta.
Del e shikon Korabin Shishtavecin, Drinin.
Trashëgon Gjinovecin Sfetigradin, Vardarin.
Sfetigradi i Vojsava Gjon Kastriotit,
I shkëlqyer, i dituruar me filozof e dishepuj.
Velo as gënjen as e shtrembëron historinë.
As në libra as në gazeta.
As nuk del nëpër televizione.
As unë nuk dal nëpër televizione.
Se nuk bëjn rubrika as emisione.
Për kulturën as për letërsinë.
As për drejtësinë dhe demokracinë.
As për Shenjtërinë Hyjnore të Zotit.
As për Jezu Krishtin dhe Shën Marinë.
As për tokën Atdhetare Arbnore.
Studio televizive negative regresive.
Nuk demaskojnë aferat abuzive korruptive.
Por reklamojnë gazeta, rrjeta, helmeta.
Dhe jo libra me tregime të vërteta.
Libra artistike të dobishme shembullore.
Shumë të mrekullueshme për jetën njerzore.
Unë librat e mi I kam shitur i pa përtuar.
I kanë blerë lexuesit e nderuar të aftësuar.
Bijtë dhe bijat e popullit shqiptar.
Fisnik i kulturuar mendimtarë vizionare.
Lodhjen, djersen time, kristal margaritar.
Dyfish e kanë shtuar dhe shpërblyer.
Djersa ime e pastër e shkëlqyer.
Mua më kanë mbushur dhe forcuar shinik.
Lexuesit më kanë falenderuar dhe vitalizuar.
Për librat e mi brilante si diamante e thesare.
Librat jetësore, humaniste, paqësore, kombëtare.
Edhe librat me tregime fetare i kanë pëlqyer.
Edhe unë u bëj premtim jetik simbolik.
Kam shumë libra që nga mosha djaloshare.
Urime Velo urime me admirim, sublim.
Do të jetojmë të fortë me Iradin Ilmin.
Do të tregojmë opsione të mira, të drejta.
Me vullnet vital dhe betim veratisin.
Me versione, ngjarje dhe kujtime të vërteta.
Me vizion me obligim solid viganik pa ndalim.
Edhe për vendlindjen time autoktone eposike.
Tomadheja e lashtë historike pellazgjike.
Kristiane, vigane Shënkonstandinike.
Bizantike, Egnatike Marmarike, Bosforike
Velo i biri Sekulla Cfarkut.
Shoku i Boris dhe Mitro Ilo Koja.
Velo nipi i Torpo Markut.
Shoku i vëllezërve Boris dhe Mitro Koja.
Borisi shoku besnik jetik i shkrimetarit Sali leka.
Dy vëllezërit Boris dhe Mitro Koja.
Me shokun vital besnik Sali Leka.
SHËNIM EKSKLUZIV
Në muajin janar 2018.
Stafi i gazetarëve të talentuar të kulturuar.
Me vullnet vital të aftësuar për letërsinë.
Me kontribut të cmuar për drejtësinë e demokracinë.
Botuan poezinë e titulluar: “SHOKU IM
BORIS ILO KOJA BURRI TEURATIK, BESNIK E POSIK”.
Lexuesit e nderuar e kanë pëlqyer më kanë falenderuar.
Më kanë kërkuar për ta ribotuar.
Unë u kam premtuar por sot jam i obliguar.
10 vargjet e para do të këndojmë.
Fotografinë e Borisit do ta shikojmë.
Bashkë me Sekullain, Mitron e Torpomarkun,
Katër burra fisnik mendimtar teuratike.
Tani po citojmë 10 vargjet e para të poezisë:
Kush të dojë të këndojë me gëzim.
Ashtu si di vetë me admirim.
Të bucasi të jehojë me betim.
Ashtu si i do shpirti e zemra me shkëlqim.
Po deshi të këndojë me mua me vitalitet.
Me fraza e fjali me deshirë e vullnet.
Me ngjarje e mrekulli nga shekulli XX.
Me djem dhe burra me ilmin lezet.
Me vajza dhe gra soinike, me iradim kimet.
Shembull e shkëlqim në cdo planet.
Sali Leka, Cel : 0683855304
Poezia për Borisin ka 82 vargje nektar aromatik.
Me shumë iradim, admirim për gazetën që e botoi, janar 2018.
Kreshnikë viganikë janë këta gazetarë.
Kreshnikë viganikë janë e do të jenë.
Tetor 2018.