Ç’po kurdiste Donald Trump kur u pushtua Kapitol? Prapaskenat e mundshme…

1
814
Trump - end

CNN zbardh prapaskenat, telefonata që nxori zbuluar Presidentin në largim dhe avokatin e tij

Ndërsa turmat e qytetarëve pushtuan Kapitolin disa ditë më parë, Presidenti në largim i SHBA, Donald Trump dhe avokati i tij Rudy Giuliani, gabimisht i bënë thirrje senatorit Republikan, Mike Lee të vononte numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor.

Lajmin e ka konfirmuar për CNN një zëdhënës i senatorit, i cili tha se thirrjet nga Trump dhe avokati i tij ishin për një tjetër senator. Bëhet fjalë për senatorin Tommy Tuberville, një Republikan i sapo zgjedhur nga Alabama.

Përpjekja nga Trump për të bërë që Tuberville të vonojë çertifikimin e votave, i jepte kohë Presidentit në largim që mendonte lëvizjet, ndërsa një turmë mbështetësish të tij rrethuan ndërtesën e Kapitol.

Ndërsa Presidenti punoi për të bindur Tuberville të vonojë procesin, ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë bënë shumë pak për të kontrolluar nënkryetarin Mike Pence.

Trump telefonon gabimisht Lee

Trump së pari mori në telefonin personal Mike Lee, një republikan i Utah, pak pas orës 2 pasdite. Në atë kohë senatorët ishin evakuuar nga dhoma e Senatit dhe ishin në një dhomë të përkohshme mbajtjeje, ndërsa një turmë pro-Trump filloi mësymjen në Kapitol.

Lee mori telefonin dhe Trump identifikoi veten, dhe u bë e qartë se ai po kërkonte Tuberville dhe i ishte dhënë numri i gabuar. Lee, duke e mbajtur Presidentin në pritje, shkoi për të gjetur kolegun e tij dhe i dha Tuberville telefonin e tij, duke i thënë se Presidenti ishte në linjë dhe ishte përpjekur ta merrte atë.

Tuberville bisedoi me Trump për më pak se 10 minuta. Presidenti u përpoq ta bindte atë për të bërë vërejtje shtesë për votimin e Kolegjit Zgjedhor në një përpjekje për të bllokuar çertifikimin e Kongresit për fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Më pas thirrja u ndërpre sepse senatorëve iu kërkua të lëviznin në një vend të sigurt.

Avokati i Trump tenton të telefonojë Lee

Telefonata e dytë për Lee erdhi në orën 7 pasdite nga Giuliani. Lee nuk iu përgjigj telefonatës, kështu që kaloi në postën zanore. Zyra e Lee konfirmoi për CNN se posta zanore ishte e destinuar për Tuberville dhe mesazhi i lënë nga Giuliani ishte shumë i ngjashëm me atë që mori një tjetër senator i GOP pa emër.

Senatori Tuberville? Apo duhet të them trajner Tuberville. Ky është Rudy Giuliani, avokati i Presidentit”, tha ai.

Po ju telefonoj, sepse unë dua të diskutoj me ju se si ata po përpiqen të përshpejtojnë këtë seancë dhe si kemi nevojë për ju, miqtë tanë Republikanë, që të përpiqemi ta ngadalësojmë atë”, tha Giuliani.

Unë e di që ata do të mblidhen përsëri në 8 të mbrëmjes, por e vetmja strategji, që ne mund të ndjekim është të kundërshtojmë shtetet e shumta dhe të ngremë çështje në mënyrë që ta çojmë këtë deri nesër”, vazhdoi avokati i Trump.

Tuberville u pa nga Trump dhe Giuliani si dikush që mund të ndihmonte më tej çështjen e tyre, pasi ai ishte në mesin e një grupi prej gjashtë senatorësh të GOP, që votuan kundër votave elektorale të Arizonës.

CNN raportoi të Mërkurën se edhe pasi Kongresi u rimblodh atë natë pas trazirës, ​​Trump ishte ende duke u kërkuar senatorëve, që të çojnë përpara protestën për certifikimin e Biden si President.

/CNN

1 KOMENT

  1. Paska shkruar CNN super rrencat qe paguhen me rrejt prej forcave majtiste.

    Shënim: E kanë kapë keq baloshin, hajvan i madh u tregua – donte me e mbajtë pushtetin me rrena: “m’i kanë vjedhë votat” thoshte e nuk kishte gjykatë që e merrte në dorë! Vetëm disa shqiptarë i kanë mbetë në mbështetje, se të gjithë e lëshuan…

Komentet janë mbyllur.