COVID-19/Shefja e Shërbimit Infektiv: Sëmundja më e tmerrshme që kam parë

0
377
Najada Çomo

Aktualitet – Opinion.al – 06/07/20

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo shprehet se koronavirusi është sëmundja më e tmerrshme që është përballur gjatë punës së saj.

Gjatë një interviste televizive, Çomo ka treguar se çfarë ndodh brenda mureve ku trajtohen të infektuarit me COVID-19.

Shefja e Infektivit tregoi edhe momentet e vështira kur i është dashur të informojë të afërmit e pacientëve që kanë ndërruar jetë.

Ajo thotë se ka përcjellë tek të afërmit dhe amanetin e fundit të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Kjo është sëmundja më e tmerrshme që unë kam parë në historinë e punës time. Kjo sëmundje ka shumë të papritura. Mendon se ke vendosur në rregull çdo gjë dhe për një orë ndryshon gjithçka. Gjendja e të infektuarve ndryshon krejt papritur. Më ka ndodhur të përcjell amanetin e fundit në disa raste. Kjo është një nga gjërat më të vështira. Të flasësh në telefon me një të panjohur dhe t’i tregosh se një i afërm ka humbur jetën, është shumë e vështirë. Shumë herë kemi derdhur lot me infermierët dhe kolegët”, tha Çomo. /Opinion.al