Bota – 19/04/20
Përveç dëmeve të rënda në njerëz dhe ekonomi, dukes se koronavirusi po merr trajtën e një debati të ashpër politik në sistemin ndërkombëtar.
SHBA vijon prej disa ditësh akuzat ndaj Kinës për përhapjen e COVID-19, por këto akuza janë hedhur pishtë nga laboratori i cili është në qendër të dyshimeve për pëhapjen e virusit vdekjeprurës.
Më herët Trump ka paralajmëruar me tone të ashpëra Kinën, duke thënë se do të paguajë pasoja të rënda nëse ka mashtruar lidhur me pandeminë koronavirus.
“Nëse ishte një gabim, mbetet gabim. Por nëse është përgjegjës me vetëdije, sigurisht, duhet të ketë pasoja. Po flasim për humbje jetësh njerëzore që s’janë parë që prej vitit 1917”, tha Trump.
Ndërkohë, Kina vazhdon të mbrohet nga sulmet, veçanërisht ndaj atyre që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Shteti komunist mohon që virusi ta ketë pikënisjen nga një laborator i Ëuhanit.
“Kjo është e pamundur”, thotë drejtori i institutit të virologjisë që gjendet në qytetin ku pati zanafillën koronavirusi i ri. “Asnjë nga shkencëtarët nuk është infektuar dhe i gjithë institute po kryen kërkime në fusha të ndryshme lidhur me koronavirusët”, shton Yan Zhiming.
Instituti hodhi poshtë teorinë që në shkurt, duke theksuar se ka ndarë informacionet për virusin me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që në janar. Shkencëtarët kinezë mbështesin tezën se Covid-19 ka kaluar nga lakuriqët e natës te njerëzit në një treg të kafshëve të egra në Ëuhan.
Por ky pohim shikohet me skepticizëm pasi në atë treg nuk ka tezga që shesin lakuriqë nate. Inteligjenca amerikane, që ka hapur një hetim për origjinën e virusit pandemik, ka dyshime të forta që përhapja e tij të ketë nisur aksidentalisht brenda laboratorit të Ëuhanit e më pas në popullatë.
Pas refuzimit të akuzave, Trump ka deklaruar se SHBA do të reagojë ashpër nëse deklarat e autoriteteve të kinës nuk rezultojnë të vërteta. / Opinion.al