Bota – 13/05/20
Edhe pse në Gjermani ende regjistron viktima nga koronavirusi, qeveria ka vendosur të lehtësojë masat kundër përhapjes së pandemisë. Mësohet se ky shtet po planifikon hapjen e kufijve me vendet e tjera duke filluar nga 15 qershori.
Këtë e deklaroi vetë Ministri i Brendshëm Horst Seehofer duke parë edhe progresin pozitiv të situatës së krijuar nga koronavirusi.
“Hapja e kufijve do të bëhet gradualisht dhe me shumë kujdes” – shprehet Seehofer.
Ndërkohë kufiri me Italinë do të qëndrojë i mbyllur edhe për disa kohë pas datës 16 qershor, ndërkohë që kufiri franko-gjerman i përket zonës së kuqe dhe do të rishqyrtohet edhe njëherë.
Më 16 maj, shtetet si Franca, Austria dhe Zvicra do të fillojnë hapjen graduale të kufijve. Seehofer deklaroi se edhe karantinimi me 14 ditë për qytetarët mund të hiqet pasi të hapet kufiri.
“Gjithsesi ne duhet të mbetemi vigjilentë, nëse do të kemi një valë të dytë infeksioni duhet të jemi të përgatitur” – përfundon ministri. /Opinion.al