ÇORODITJA E VETËVENDOSJES

0
262
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

IDRIZ ZEQIRAJ

Binomi Thaçi-Mustafa, ishin e keqja e madhe e Kosovës, përgjatë dekadës së fundit. Ata vunë në ankand tokën e Kosovës. Milionat e Fondit të 3 %-it, dhënë pa asnjë mbulesë, eksponentëve të LPK-së, që kurrë nuk u përdorën në funksion të luftës, e vartësoi Isa Mustafën, në shërbim të Hashimit, përkatësisht PDK-së së tij. Edhe mënyra e katapultimit të tij në krye të LDK-së, flet mjaftueshëm.

LPK-ja e strukturuar dhe e instruktuar, nga Sigurim stalinist shqiptar, krimet i filloi në Shqipëri, me aprovimin dhe mbështetjen e Tiranës zyrtare, për t`i vazhduar në Kosovë. Hashim Thaçit i duhej edhe LDK-ja, si logjistikë e heshtjes të krimeve.

Realisht, Presidenti Fatmir Sejdiu nuk ka bërë kurrëfarë shkelje të Kushtetutës. Ai refuzoi 6 pikëshin të Baki Munit dhe deklaroi se “vrasjet politike të ushtarkëve të FARK-ut dhe veprimtarët e LDK-së, nuk i kanë bërë jashtëtokësorët!” Ishin intrigimet e Hashimit me Gjykatën Kushtetuese, me pabesinë e Isës, që rrëzuan, pa të drejtë presidentin Sejdiu, i cili edhe sot është më i pranueshmi, nga të gjithë të lakuarit, për postin në fjalë. Një dëshmi e hershme i lidhjeve të pista Hashimi-Isa.

Lëvizja Vetëvendosje, e cytur nga një shpifje për kuadrin e saj, Haki Abazi, u përgjigj, falsifikueshëm, me akuza kundër ministrës Hykmete Bajrami, për grabitjen e 2 milionë euro nga Banka e Shtetit. Ajo ka qenë dhe mbetet shumë serioze dhe dinjitoze në detyrën e saj. Hajnat zyrtarë ishin të PDK-së. Centralizimi i emërimit të kuadrit, është tej moniste, si në kohën rankoviçiane. Ishte kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe kryeninistri Hoti, që akuzuan Kurtin për shkarkimin e bordeve. Pra, përgjegjësia bie mbi shefat dhe jo ministrën në fjalë.

Së fundi, Vetëvendosje mori vendiin linçues, tipik, komunist. Refuzojnë pjesëmarrjen në Kuvend të deputetit Driton Selmanaj. Është një keqkuptim në afekt. Qëllimi ishte që të mos provokohet, me kërkesën ngulmuese, për ta zgjidhur një çështje, e cila nuk ishte zgjidhur për dy dekada. Dhe, assesi nuk kishte të bënte më deputetën Sarandë Bogujevcin.

Janë mijëra përdorues të aparateve digjitale, që kanë fikësuar fotografinë e Sarandës të plagosur, të shtrirë, me 16 plumbat që përshkuan trupin njomëzak të Sarandës tonë. I përlotur edhe, tani, kur drejtoj lutjen e madhe për Ty, Sarandë, si motër, si vajzë, të lutem hiç dorë, nga linçimi i Dritonit, sepse, parasegjithash, statusi juaj është i veçantë, unik. Dhe, si tillë, nuk guxon të cënohet në asnjë rrethanë. Po këtë lutje e kam edhe për bashkëpartiakët Tuaj.

E vërteta është se ky është një kurth për Vetëvendosjen. Dikush donë që VV-ja të humbasë kohë, në çështjet dytësore, siç është angazhimi, për ta linçuar një deputet të LDK-së, për një keqkuptim të rastit. Dhe, duke u marrë me një çështje dytësore, Albin Kurti me shokë, po harron çështjen parësore, atë të zgjedhjes të Presidentit të vendit.

Cinikisht e dhelpërisht, ecejakët e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, janë ogurëzeza në intrigimet e ethshme, për zgjedhjen e presidentit. Edhe pse në mungesë të partnerit, në konspiracion të përhershëm, Hashimin, ai po provon të gjejë aleatë të rinj, po aq konspirativ, për ta bërë një zgjedhje të ngjajshme banditeske, siç bëri tej 4 viteve më parë.

Prandaj, VV-ja duhet t`i lërë çështjet, të cilat presin në kohë, për zgjidhje dhe të angazhohen në profilakësinë aktuale, duke shmangur pazaret e pista, tipike moniste, staliniste, të cilat është më lehtë të pengohen në nismë, se sa kur bëhen fakt i kryer, siç ndodhi në pazarin e fshehtë e kriminal, në mes të vetëm dy njerëzve: unë kryeministër sot, ti president nesër! Vërtet, kemi të bëjmë me dy krerë partiakë banditër, por, fajësia bie edhe mbi strukturat heshtake të dallkaukëve të kryetarëve mizorë!

Është skajmërisht provokuese, e turpshme e mospërfillëse të Isa Mustafës karshi Vetëvendosjes. “Do të takohemi javën e ardhshme, me ato parti parlamentare që duan, për të biseduar, për çështjen e presidentit, për t`i shmangur zgjedhjet, deri në fund të mandatit”,- deklaron, pa u skuqur fare, kryetari i dhunshëm i LDK-së.

Një injorim e përbuzje, që vazhdon t`i bëjë Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, është e paparaprijës. Kjo dëshmon se VV-ja ka dorëzuar dinjitetin e saj, ke partitë tjera, të cilat janë bërë bllok, për ta mundur e poshtëruar atë. Vetëvendosje ka qenë e vetme në mbrojtje të Republikës. Ajo është përgjakur, deri në vrasje.

Por, kjo nuk duhet të lejohet sot, pas 21 vitësh çlirim. Duket sheshit se dikush dëshiron të derdhet gjak, për interesa partiake, por, edhe të Serbisë, siç ka ndodhur në protestat e përgjakshme të mars-prillit 2004, të organizuara nga Serbia. Parandalimi i të keqes i takon partisë fituese, duke i stopuar pazaret e pista. Caktimi i datës së zgjedhjeve, nuk ka pse të lidhet me zgjedhjen e presidentit. Për atë vendosë populli dhe jo matrapazët.