Gjin Musa, gazetar
Tani na eshte bere gjaku uje! Erdhi ne Tirane nje deputet i bundestagut Gjerman dhe ra “rrufeja”; nje pale gezon, nje pale renkon a thue se jemi dy shtete ne armiqesi me njera tjetren. Ne njerin krah maxhoranca, ne krahun tjeter opozita, njera qeshe e tjetra qane. Europa luan teater me ne, se po luajme ne teater me vetveten. Ne darke mbushen ekranet televizive me ca “analiste” te pa analize, po thjeshte ca kukulla qe i sherbejne vetem te keqes. Vertet deklerata e deputetit te bundestagut Gjerman ishte tronditese per ne, por ne fund te fundit s’u ba qameti, se jemi mesuar me “joshje” po shtyrjet i kemi patur te pa meshirshme!.
Dikush do thote po kryeministri na dha nje drite jeshile qe BE do na mundesonte ne kohen dhe momentin e duhur fillimin e bisedimeve per negociatat me BE. Realish kete nuk e tha z.Rama, e tha keshilli i Europes, i pame me sy dhe i degjuam me veshe permes ekranit te televizorit. Po nje gje nuk duhet nenvleftesuar: “Aldo Bumçi i Saliut doli me flamur kunder vendit te vete e jo kunder Edi Rames.”
Mos po luhet ndonji loje e piste per interesa te ngushta? Ne Shqiperi ç’fare nuk ka ndodhur ne keto 26 vite nga te dy krahet e politikes. Gjera qe nuk jane degjuar ne asnji vend te BE. Tani lind pyetja: “Jemi gati ne per tu integruar ne Europe”? Pergjigja dihet. Jo dhe vetem jo. Per aq kohe sa drejtesia mbahet peng dhe per aq kohe sa Shqiperia nuk zgjidh te gjashte pikat qe i cilesoi deputeti gjerman ne Tirane.
Nuk ka integrim pa nje drejtesi te pamvarur, pa arrestimin dhe konfiskimin e pasurive te peshqeve te mbedhenj ashtu si po e kerkojne me te madhe SHBA dhe BE dhe ne bejme sikur po kryejme reforma, duam te u hedhim pluhur syve nderkombetareve. Kjo eshte praktika 26 vjeçare e politikes dhe e qeverisjes shqiptare. Eksperienca e deritanishme ne qeverisjet e vendit, sidomos nga e djathta, kane qene me pasoja. Rasti flagrant me Greqine, ku me vetedije Sali Berisha ka hapur plage jo te vogla ne mardhenjet ndershtetrore. A thua se duhet tu behemi ure kalimi te huajve?. Une theme se jo!.
Qendrimet e kryeministrit Rama ne mardhenjet ndershtetrore me Greqine kane qene nder ma dinjitozet qe nje burre shteti te flasi hapur dhe prere. Jemi dy shtete feqinje, te barabarta perpara te barabarteve, mosnderhyrja ne punet e brensheme te njeri tjetrit etj, Porse ama iken ato kohe qe per nje vote tuajen tua kompesojme me kompromise poshtruese ndaj Shqiperise.
Opozita dhe kryesisht Sali Berisha i rri gati t’i hedhe benzine zjarrit,sepse eshte i implikuari i drejtperdrejte ne keto kompromise te turpeshme. Shqiperia per fatin e mire eshte nje vend strategjik, nje vend qe vendos ekuilibra ne Ballkan, nje vend qe interesat e SHBA dhe te BE jane te dukeshme. Kjo dukshmeri eshte pasqyruar me perfshirjen e Shqiperise ne Nato. As ne kete pike nuk ishim te gatshem te integroheshim ne Nato. Kjo dihet nderkombetarisht, por ishin interesat e SHBA dhe BE dhe u be ky integrim. Liberalizimi i vizave! Nje dhurate e BE per popullin shqiptar a ishte edhe kjo? Kurre per politiken. Ne jemi mesuar te anderrojme fluturimet pa helika, po mjerisht nuk mund te arrihet kjo. Helikat tona jane ne duarte e nderkombetareve.
Nje here na u tha se keni dy kushte kryesore per te plotesuar dhe nuk kalojne veçe dy dite e numeri shkon ne pese. Dje zoteria i bundestagut Gjerman na numeroi shtate dhe si per turp nga selia blu Luli ferkonte duarte. Nje takim i fshehte pa prezencen e medieve duket se ka “mishe dhije”!!! Nje lobim!!! apo nje tensionim i politikes shqiptare, qe mesa duket dikujte po i leverdise qe Shqiperia te mbetet nje muzeum i Europes ne zemer te Ballkanit. Po pritet me ankth vizita e kryeministrit Rama ne shtetin Gjerman dhe takimi koke me koke me zonjen e hekurt Kancelaren Merkel…!
Me ç’fare priteshmerie do kthehet kryeministri Rama ne Tirane? Kupola e PD-es eshte ne krize per vetveten e vete. Lufta e berrylave tashma sapo ka filluar te dali hapur siç jane largimi i Lulit nga kreu i PD dhe ardhja e Nishanit. Ethe qe tashme kerkojne edhe nje deshtim te s’majtes per te fituar politikisht ne dem te interesave te vendit.
Ne se kancelarja Merkel do ja venite driten jeshile z.Rama, atehere opozita do jete ne nji feste te fshehte, nderkohe qe para mikrofonve do tregohen te “dhimbeshem e sikur u ha shpirti per interesat e atdheut”. Edhe flaka ti dali Shqiperise pa vetem PD te kethehet ne pushtet,te bllokohen reformat,te shpetojne kokat e krimit, pa Shqiperia kurre mos hyfte ne Europe. Populli shqiptar ka ra ne nje gjum te pa pare. Pse kjo gjumesi?, pse ky populle kaq i pa ndjeshem per interesat kombetare, per jeten e femijeve te tyre?
Pse ky popull e duron kete mjerim politik, pse ky popull duron mbi kurriz mbi 100 parti ferrash, pse nuk derdhen rrugeve dhe shesheve per te vendosur drejtesine, pse nuk e merrni peng at parlament qesharak e ti tregoni Europes se e duam demokracine, se duam ligjin, se duam shtetin ligjor, por nuk duam kete politike qe i perngjane rrugeçerve e jo me njerezve te veshur me imunitet. Populli ti drejtohet ambasades Amerikane ne Tirane, BE.
Na ndihmoni, na nxirrni nga bataku ku kemi rene tashe 26 vjete ,sillni ekspertet tuaj, drejtesine nderkombetare, burgosni keta hajdute dhe kriminele te tokes shqiptare. Bejeni kete miresi ketij populli demokrat,ketij populli te shtypur per 50 vite nga diktatura komuniste,e vjedhur dhe neperkambur,e vrare e gjakatosur ne keto 26 vite “Demokraci”, demokraci e dhunuar nga nje krye kriminel, i cili quhet Sali Berisha dhe per sa kohe qe ky anti shqiptar jeton ne liri, Shqiperia e shqiptaret nuk do te jene te qete.
Dikujte i duket i pa mundur arrestimi i ketij njeriu dhe a e dini pse? Kane frige se arrestimi i Berishes do ta kethente ne “Hero”, por iken ato kohe. Sot drejtesia ka çfare heton per secilin pushtetar dhe kete po kerkojne nderkombetaret, kete duhet te beje qeveria dhe parlamenti si dhe te ngreje nje grup hetimor nga prokuroret ma te mire qe ka vendi dhe te fillojne fshesa per te pastruar pisllekun qe na ka nxire fetyren dhe jeten.Po nuk deshem ne veteveten, Europa si do na doje?