BESIR BAJRAMI, 4 qershor 2016 – Marrë nga: Publikimi në Facebook
Me 11 maj, organizuam një prezantim për studiuesin Robert Elsie, ku do të shfaqeshin disa fotografi të bëra para një shekulli nga Edith Durham nëpër viset shqiptare. Në takimin miqësor që patëm me të, në mes tjerash, Roberti shpalosi bindjet e tij për historinë dhe identitetin tonë kulturorë, si vijon:
“1. Shqiptaret kanë qenë një pjesë e vogël barinjësh që janë endur nëpër malet e Ballkanit;
2. Huazimet nga greqishtja e vjetër janë shumë te pakta, që nënkupton se territori i shqiptarëve të vjetër nuk ka qenë i kufizuar me grekët e lashtë, kurse shumë më shumë fjalë janë huazuar nga latinishtja. Poashtu, shqipja ka më shumë afërsi me dakishten dhe rumanishten, se sa me greqishten e vjetër;
3. Shqipja është një përzierje gjuhësh duke nisur nga shumë pak ilirisht, pak greqisht, shumë më shumë latinisht, pastaj sllavisht, një pjesë shumë e madhe turqisht, dhe sot një pjesë edhe nga anglishtja. Pra, nuk mund të thuhet se jeni ilir, përderisa pjesa më e madhe e gjuhës suaj është latine, turke, sllave, apo edhe pak greke;
4. Ku lexoj fjalën pellazg, largohem menjëherë, sepse nuk kemi të dhëna deri aty, dikush thot për to se ishin një popull mitik;
5. Shqiptarët me ngulm dhe me çdo kusht duan të jenë më të vjetrit në Ballkan, por thjeshtë duhet të mësohen të pranojnë deri aty ku arrijnë argumentat.”
Reagimi im (duke shtuar edhe referencat):
Teza 1: “Shqiptarët kanë qenë një pjesë e vogel barinjësh që janë endur nëpër malet e Ballkanit”;
Antiteza 1: Të parët e shqiptarëve kanë patur mbretëri dhe shtete që në antikë, si dhe prinicipata në mesjetë. Lexo për perandorët ilir dhe shtetet ilire (1). Nuk mundet një popull i pa civilizuar të krijoj mbretëri dhe shtete që nga antika. Ju nuk paskeni mësuar as edhe nga vetë Edith Durham, për të cilën flisni me admirim, sepse Edith i përshkruan shqiptarët në këtë mënyrë:
“Unë ju siguroj se ata [shënim: shqiptarët] janë Bismarkë – Bismarkë të vërtetë. Një ditë, ata do të kërkojnë, dhe Europa do të duhet t’u japë atyre atë që kërkojnë!”;
“Më vonë, falë energjisë së tyre jo vetëm fizike, por edhe energjisë mendore, ata shkëlqyen edhe si kardinalë. Diokleciani dhe Kostandini i Madh, sa për të përmendur vetëm më të njohurit, ishin me gjak ilir. Nuk ka asgjë të re nën këtë diell. Në kohën tonë gjaku ilir ka ndikuar sërish në fatin e Romës; Krispi, kryeministri i parë i Italisë, ishte me origjinë shqiptare dhe Italia edhe një herë tjetër shikon me lakmi brigjet ilire.”;
“… Kur kaloja në Rumeli pyesja njerëzit: «Ç’je ti?»- Katolik – përgjigjej njëri.- Protestant – përgjigjej tjetri. Në Bullgari pyesja: «Ç’je ti?»- Ortodoks. Në Serbi pyesja: «Ç’je ti?»- Protestant – Ortodoks… Kështu isha e mbytur e tëra nga dogmat idiote të njerëzve dhe duke hyrë në Shqipëri pyeta: «Çfarë jeni ju këtu?»- Shqiptarë – m’u përgjigjën prerë e qartë. «Më në fund», thashë, «u çlirova këtu nga fanatikët dhe zotkrijuesit»…”;
“Shqiptarët, më të vjetrit nga popujt e Ballkanit” (2).
Poashtu, elementet tjera kulturore të shqiptarëve, siç është rregullimi shoqërorë – kanuni (3), simbolet (4), ndërtimet (5), arti (6), mitologjia (7), etj. janë tregues të një civizilimi të zhvilluar që vijnë që nga antika, i cili nuk është mundur të krijohet vetëm prej një tufë nomadësh si barinjë edhe pse për një periudhë të gjatë të historisë u është dashur të tërhiqen në male për mbijetesë nga sulmet e njëpasnjëshme dhe si pasoj kanë humbur shumë territor. Nga të gjithë popujt e Evropës, më së shumti territor kanë humbur shqiptarët dhe ugarianët (8). Poashtu, edhe ato pak toponime shqiptare që kanë mbijetuar në tërë Ballkanin (9), dëshmojnë për praninë shqiptare kudo ku quhej Iliri. Shqiptarët nuk i kanë sundu institucionalisht popujt që kanë gllabëruar më vonë ato territore, që t’i asimilojnë në shqipar dhe për t’u regjistruar më pas edhe toponimet shqiptare në ato vise.
Argumenti gjuhësor, përveç toponimeve në shqip në tërë Ballkanin, mund të plotësohet edhe me ekzistencën e qindra nëndialekteve të shqipes, që pikërisht Ju (Robert Elsie) i keni inçizuar me zë disa prej tyre. Zhvillimi i një nëndialekti kërkon qindra apo mijra vite për t’u krijuar. Nëse një tufë barinjësh do të shpërndahej nga veriu në jug të Shqipërisë, ata do të ruanin edhe dialektin dhe nëndialektet e tyre, bashkë me elementet tjera kulturore, por ekzistenca e qindra nëndialekteve të shqipes në një territor të vogël, është një tregues për tkurrjen e shumë fiseve të mbijetuara nga vise dhe troje më të gjëra, se sa kanë mbetur sot (zonë restrikcioni, si pasoj e ekspansionit të vazhdueshëm). Dallimi gjuhësor nuk ndodhë në një territor të ngushtë dhe të vogël, aq sa është sot territori i shqiptarëve, por vetëm tkurrja e një popullsie më të madhe, që ka jetuar në një territor më të madh, e shpjegon ekzistencën e këtyre qindra nëndialekteve te shqiptarët e sotshëm (10).
Teza 2: “Huazimet nga greqishtja e vjetër janë shumë te pakta, që nënkupton se territori i shqiptarëve të vjetër nuk ka qenë i kufizuar me grekët e lashtë, kurse shumë më shumë fjalë janë huazuar nga latinishtja. Poashtu, shqipja ka më shumë afërsi me dakishten dhe rumanishten, se sa me greqishten e vjetër”;
Antiteza 2: Pa mos hyrë deri aty ku do të flisnim për origjinën e vet greqishtes së vjetër (dhe latinishtes) nga pellazgjishtja (11), le të marrim periudhën e pas krijimit të këtij etnikumi apo kulture të derivuar. Grekët e vjetër asnjëherë nuk i sunduan ilirët, ata nuk u futën asnjëherë në brendësi të territorit të mbetur ilir, kanë bashkëvepruar me ilirët vetëm në disa qendra tregtare detare dhe nuk ka asnjë të dhënë se ndonjëherë brendësia e territorit ilir ka qenë e populluar me grek (12).
Prandaj, nuk kishte si të ndikonte më shumë greqishtja e vjetër në shqipen e vjetër, por edhe ai ndikim i vogël që është, shërben si argument se shqiptarët e vjetër kanë qenë në kontakt me grekët e vjetër, që e shtyjnë vjetërsinë e shqipes deri në kohën kur greqishtja e vjetër ishte gjuhë e gjallë.
Nga latinishtja kemi marr më shumë, sepse kemi qenë më gjatë të sunduar prej tyre. Kurse me dakishten edhe duhet të kemi afërsi, sepse dakët ishin thrak dhe siç dijmë, thrakishtja kishte vetem dallim dialektor nga ilirishtja, pra, argumenti se dakishtja (një pjesë e dakishtes/thrakishtes që mbijetoji pjesërisht edhe në rumunisht), është e afërt me shqipen, vetëm se e përforcon teorinë iliro-thrake të prejardhjes së shqipes;
Teza 3: “Shqipja është një përzierje gjuhësh duke nisur nga shumë pak ilirisht, pak greqisht, shumë më shumë latinisht, pastaj sllavisht, një pjesë shumë e madhe turqisht, dhe sot një pjesë edhe nga anglishtja. Pra, nuk mund të thuhet se jeni ilir, përderisa pjesa më e madhe e gjuhës suaj është latine, turke, sllave, apo edhe pak greke”;
Antiteza 3: Duhet të bëni dallimin në mes ndikimit, barbarizmave dhe origjinës së një gjuhe. Edhe pse shumë pak fjalë kanë mbijetuar si të shënuara nga ilirishtja e veriut (Illyri Proprie Dicti), kryesisht emra njerëzish, vendbanimesh, toponime dhe hidronime, megjithatë, fjalët e reja që hyjnë në gjuhën shqipe si ndikime apo barbarizma (që hyjnë dhe dalin ashtu si në çdo gjuhë tjetër), ato përshtaten sipas rregullave morfologjike dhe veçanerisht në ato fonetike, të të njëjtave fjalë që vijnë nga ilirishtja, që cilësohet si bërthama e shqipes, e jo si ndikim mbi shqipen.
Medyshjen që ju e shtroni, e ka qartësuar kohë më parë anëtari i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, bavarezi Joseph Ritter von Xylander, i cili kishte në dispozicion vetëm 35 mij fjalë shqipe, kur në vitin 1835 shkroji librin “Die Sprache der Albanesen oder Schkipëtaren (Gjuha e Albaneve ose Shqipetareve)”, ku ai mbron gjuhën shqipe, si gjuhë e krijuar në vend dhe jo e ardhur:
“Prapashtesa e nyjes shquese dhe fleksioni i saj më i zhvilluar se në baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjendet në ndonjërën prej atyre gjuhëve të popujve që kanë ndikuar mbi shqipen. Përputhjet me sanskritishten dhe persishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori… Fjalet e gjuhes shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjeserisht nga rrënja, gjenden edhe në gjuhët e tjera, si në greqishten e vjetër e greqishten e re, në latinishte, në gjuhët romane, gjermanishten e vjeter, të re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetër.”
Xylander argumentoi se shqipja nuk ka lindur nga ndonjë përzierje mekanike e gjuhëve romane. Ai arriti qe studimin e gjuhës ta vërë në nivelin e gjuhësisë krahasimtare bashkëkohore. Me Xylander-in përfundon etapa e parë e studimeve gjermane mbi Shqipërinë dhe shqiptarët (13).
Perndryshe, Von Xylander ka kopjet origjinale te dokumenteve per moskuptimin e greqishtes se vjetër nga greqishtja e re, ai duke shkruar për perkthimin e biblës nga greqishtja e vjetër në të re, permend pamundesinë e kuptimit të saj. Dhjata e vjeter u përshtat më lehtë në gjuhën shqipe edhe nga shqipja u përkthye në greqishten e re;
Teza 4: “Ku lexoj fjalën pellazg, largohem menjëherë, sepse nuk kemi të dhëna deri aty, dikush thot për to se ishin një popull mitik”;
Antiteza
Antiteza 4: Emri pellazg nuk është shpik nga fantashkenca, por ashtu si emri ilir, përmendet nga shkrimtarët antik (14), si një popull autokton dhe si para ardhës të ilirëve. Përndryshe, shumë shkenca argumentojnë se ka patur një ekstrakt të përbashkët të popujve dhe kulturave përreth Mesdheut dhe janë të shumtë studiuesit që arrijnë në përfundim se ky popull korespondon me përkshkrimin që shkrimtaret antik u kanë bërë pellazgëve.
Duhet të jesh studiues i mirëfilltë, që të thellohesh deri në atë pikë. Shumë pak shkenctar kanë një kapacitet të tillë. Të studiosh shqiptarët, je “i dënuar” të thellohesh deri në origjinë, sepse nuk kemi të dhëna se shqiptarët janë ndonjë degëzim i mëvonshem që t’ja nisësh prej aty.
Teza 5: “Shqiptarët me ngulm dhe me çdo kusht duan të jenë më të vjetrit në Ballkan, por thjeshtë duhet të mësohen të pranojnë deri aty ku arrijnë argumentat.”
Antiteza 5: Nuk janë shqiptarët që kanë dalë me teori se janë më të vjetrit në Ballkan e Evropë, por janë qindra studiues të huaj që dalin me teori të tilla, duke u bazuar në disa komponenta të kulturës dhe historisë në përgjithësi (15).
Ne kemi parë shumë dritë nga studiues të mirëfilltë ndërkombëtar, por sot, sipas disa “të huajve” që duan ta luajnë rolin e albanologut, e konsiderojnë si mitik respektin që kanë shqiptarët për një pjesë të vogël të heronjëve të vet, madje edhe vetëdijesimin për origjinën kombëtare e shohin me të njëjtin këndvështrim! Le ta ç’mitizojmë fillimisht Robertin, pasi që respekti dhe besimi për të, siç duket ka kaluar në verbëri. Unë vet besova që në parim, se 450 fotografitë e Edith Durham që ai do t’i prezantoj, janë zbuluar nga ai për herë të parë (ashtu siç m’u tha), por më pas zbulova se studiues tanë i kishin publikuar disa prej tyre shumë më herët, por ne nuk i kemi marr parasysh (16).
Vërtetë shqiptarët janë kryeneç ndaj njëri-tjetrit dhe inferior ndaj të huajve. Në këto kushte, është shumë vështirë të krijohen mite nga një figurë e vertetë historike që e kanë shqiptarët, sepse gjithnjë do të shfaqet një shqiptar tjetër që do t’ja mohoj vlerat dhe duhet një figurë vërtetë madhështore, shumëdimenzionale dhe me qëllim fisnik dhe të drejtë, që do të ketë mundësinë të tejkaloj nëpër filtrin e kryeneçësisë ndaj njëri-tjetrit, që shqiptarët ta pranojnë si hero të tyre. Kurse të huajt i mitizojmë që në parim. Ndërkohë, ka kultura përreth, që heronjtë e gjallë i kthejnë në mit (grekët shërbejnë si shembull): “Herkuli fillimisht nuk ishte një Zot, por një hero i Pellazgëve, i lindur në Tiryns, dhe i lokalizuar fuqishëm në Argolis e në Arcadi.” / “The Hercules was Pelasgian hero, but Hellenes turned him as a God” – Alberta Mildred Franklin, The Lupercalia – University of Wisconsin – Madison.
E njëjta qasje e shqiptarëve, siç ndodh me figurat historike, është edhe me vetëdijesimin kombëtar (17).
Këtë reagim e bëj edhe ndaj studiusve shqiptar, që janë takuar deri më tani me Robertin dhe askush prej tyre nuk e ka udhëzuar, plotësuar dhe ndihmuar atë, që t’i sqaroj këto mëdyshje, apo të bëj një reagim publik në qoftë se nuk do të haste në mirëkuptim.
Sidoqoftë, unë e falemenderoj Robertin për interesimin dhe punën që ai ka bërë deri më tani, veçanerisht për rregjistrimin me zë të shumë nëndialekteve të shqipes (që duhet të vazhdohet dhe plotësohet nga ne) dhe për të gjithë këtë punë, ai duhet të respektohet në nivelin e nje koleksionisti dhe dashamiri.
Ndërlidhja, analizimi dhe dhënia kuptim e gjetjeve të tij, u takon studiuesve të mirëfilltë!
Referenca:
1. Perandoret ilir: https://www.facebook.com/Perandoret…
Shtetet e formuara nga te paret e shqiptareve: https://www.facebook.com/BesirBajra…
Çka është shteti?
http://webcache.googleusercontent.com/… (Elife Luzha – Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY – Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe i Diplomacisë)
Kur lindi shteti tek shqiptaret?
http://www.albasoul.com/modules.php… (Moikom Zeqo)
Shtetet ilire: http://historia.shqiperia.com/ilire…
Iliret dhe shtetet ilire: http://www.scribd.com/doc/19576381/…
1200 p.e.s. – 167 p.e.s.: Shtetet Ilire: https://vargmal.org/dan86n
Shtetet e para Ilire: http://sq.wikipedia.org/wiki/Shtete…
Studime historike – Volume 6: http://books.google.mk/books?id=tIA…
Nga periudha antike: “The three Shkypetar States, Illyria Epirus and Macedonia (Tre shtetet shqiptare, Iliria, Epiri dhe Maqedonia” – Wadham Peacock – Albania, the foundling state of Europe (1914) https://www.facebook.com/photo.php?…;
+ Shteti i trete i shqiptareve (Studim nga Fatbardha Demi):
http://gazeta-nacional.com/?p=2391&…2. Edith Durham – Brenga e Ballkanit:
Durham: Ilirët formuan bazën e ushtrisë gjith-pushtuese të Aleksandrit të Madh“Që nga fillimi që dimë, gadishulli…
Posted by Besir Bajrami on Friday, July 1, 2011
Edith Durham – Shqipëria, vendi ku janë ngrirë shekujt
https://www.facebook.com/Th%C3%ABnie-p%C3%ABr-shqiptar%C3%ABt-151427651537397/photos/?tab=album&album_id=653905314622959
Edith Durham – Albania and the Powers: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279257642122012&set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3&theater
Edith Durham – Albania: Oldest and Quaintest of Balkan Peopleshttp://books.google.mk/books?id=JhFlkK9qYdAC&pg=PA47&dq=The+Albanians+are+the+oldest+original+inhabitants+of+the+Balkan+Peninsula&hl=en&sa=X&ei=3uTuTtzJDcyFhQe67bD-Bw&redir_esc=y#v=onepage&q&f=false
Posted by Besir Bajrami on Friday, December 30, 2011
http://books.google.mk/books?id=JhFlkK9qYdAC&pg=PA47&dq=The+Albanians+are+the+oldest+original+inhabitants+of+the+Balkan+Peninsula&hl=en&sa=X&ei=3uTuTtzJDcyFhQe67bD-Bw&redir_esc=y#v=onepage&q&f=false
Posted by Besir Bajrami on Friday, December 30, 2011
Edith Durham – The Antiquity of Albania:
Posted by Besir Bajrami on Friday, December 30, 2011
Edith Durham – Albania and the Albanians:
Posted by Besir Bajrami on Friday, December 30, 2011
+ Per Dardanet: https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/252811588119425Per Dardanet nuk mund te flitet vetem me…
Posted by Besir Bajrami on Friday, December 30, 2011
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279260635455046&set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3&theater …
3. “The ethical structure of Kanun and its cultural implications” – Kazuhiko Yamamoto https://www.facebook.com/photo.php?…
https://www.facebook.com/photo.php?…4. Simbolet “Costumography + Cosmogonic symbols in Albanian national costumes” https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.214339561947154.48697.100001133356751&type=3
+ Illyro-Thracian symbols in Albanian culture: https://www.facebook.com/photo.php?…5. Ndërtimet https://www.facebook.com/photo.php?…
https://www.facebook.com/photo.php?…6. Arti “Albanian ancient music!” https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.251090514938725.56111.100001133356751&type=3
7. Mitologjia: https://www.facebook.com/photo.php?…
8. “Nga te gjithe popujt e Evropes, me se shumti territor kane humbur shqiptaret dhe ugrianet. Ata qe kane fituar me shume territor ne kurriz te tyre jane sarmatianet, gjermanet, latinet dhe keltet. Sllavet jane arrdhacak te ri, apo europianet e fundit ” – Robert Gordon Latham: https://www.facebook.com/BesirBajra…
Madhësia e territorit: https://www.facebook.com/photo.php?…9. Toponime shqiptare ne Serbi, Kroaci, Bosnje, Dalmaci, Maqedoni, etj. dhe invazioni i sllaveve: Universal geography: or a description of all parts of the world, Volume 6 – Conrad Malte-Brun https://www.facebook.com/photo.php?…
10. Qindra nendialektet shqiptare: https://www.facebook.com/photo.php?…
11. Prejardhja e greqishtes se lashte dhe latinishtes nga pellazgjishtja, si dhe mbijetesa e pellazgjishtes ne shqipen e sotme:
https://www.facebook.com/photo.php?…
+ https://www.facebook.com/photo.php?…
+ https://www.facebook.com/photo.php?…
+ https://www.facebook.com/photo.php?…
+ http://books.google.co.uk/books?id=…12. “Kolonite greke asnjehere nuk ishin me shume se sa qendra tregtare. Nuk ka asnje te dhene se brendesia e territorit (te Ilirise dhe Maqedonise – Shenimi im) ka qene ndonjehere e banuar me grek” – Macedonia: Its Races and Their Future, H. Brailsford: https://www.facebook.com/photo.php?…
13. Joseph Ritter von Xylander, me vepren e tij “Die Sprache der Albanesen oder Schkipëtaren”, argumentoi se shqipja nuk ka lindur nga ndonjë përzierje mekanike e gjuhëve romane: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=358715757509533&set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3&theater
Posted by Thënie për shqiptarët on Wednesday, December 14, 2011
Posted by Thënie për shqiptarët on Wednesday, December 14, 2011
Libri i plote: http://books.google.mk/books?id=W67M0RLkUdQC&lpg=PA3&dq&pg=PP2#v=onepage&q&f=false
Info + Krahasimi i fjaleve shqipe me gjuhet e huaja dhe matja e vjetersise/prejardhjes se tyre: https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/56427453362032014. Shkrimtaret antik për pellazgët dhe ilirët: https://www.facebook.com/BesirBajra…
15. … for the origin, language, race, culture of the Albanians (II) https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.279253038789139.60644.100001133356751&type=3
… for the origin, language, race, culture of the Albanians https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.139407142773730.23767.100001133356751&type=3
… and what about ancient Macedonia ? https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.196367803744330.45871.100001133356751&type=3
Other books (full) online: https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.730552466992525.1073741841.100001133356751&type=3
Kulturë; Qytetërim; Mitologji/Histori; Simbolikë; Etimologji… https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.110082529039525.4389.100001133356751&type=3
Illyricum Sacrum (Iliria e shenjtë) https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.909464012434702.1073741846.100001133356751&type=316. Shpend Bengu: Mary Edith Durham – Trashëgimia Kulturore Shqiptare, Ministria e Kultures & Muzeu Britanik: https://www.facebook.com/shpend.ben…
17. Shqiptarija: “Shqiptari i sotëm, në parim (duke marr parasysh se ai është injorant në relacion me njohjen e vetëvetes, që vijnë si pasoj e rethanave të jashtëzakonshme që ka kaluar kjo pjesë e njerëzimit, që nga krijimi i tij), e percepton çdo gjë shqiptare me skepticizëm e përbuzje, dhe e admiron gjithnjë ‘të huajin’ si qenie e zhvilluar në liri më të madhe në relacion me të dhe më i përparuar se sa ai. Shembull e kemi indeksin e eurocentrizmit apo multikulturalizmit tek shqiptarët, më të skajshëm se vet europianët, apo amerikanët dhe vetekspozimin ndaj interesave të polit lindor gjeostrategjik njëkohësisht.“ https://www.facebook.com/notes/besi…