ÇMIMI SHITËBLERJES ARRITI SHUMËN 18,5 MILJON EURO

0
140
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

         Dhjetë ditë më vonë, po në të njëjtin E -mail, në të të cilin m’u paraqitë ditë më parë Edashura Susan, pas përgjigjes sime me një poezi, sot përmes E -mailit më parqiteshte avokati personal i “familjes”, apo i afërmi “i dashur” për Mua(?!) I panjohur, dhe mora këtë ofertë (“Çmim letrar”):

Efedi Ututu <[email protected]>

Jun 16 at 11:42 AM

I dashur mik

Unë jam avokati personal i të afërmit tuaj, i cili tani është vonë me një familje apo të afërm të panjohur, po ju mbërrita për shkak të depozitës së tij të majtë me vlerë 18.5 milionë euro, me një nga bankat kryesore këtu në Lome Togo, Klienti im i vonuar ishte nga vendi juaj dhe ndan të njëjtin emër me familjen tënde.

Banka më ka lëshuar një njoftim për të siguruar të afërmit, Ju lutem përgjigjeni me informacionin e mëposhtëm nëse jeni të interesuar të vazhdoni me mua.

Emri yt i plotë, Numri juaj i telefonit, Mosha juaj.

Unë pres që përpara se të dëgjoj sa më shpejt që të jetë e mundur Nëse jeni të gatshëm të vazhdoni me mua.

Me respekt,
Efedi Ututu.Esq.


         Mesazh plotë gabime teknike e gjuhësore, me siguri i përkthyer me Google në Gjuhën Shqipe. E përsëris: Ofertë e  harxhuar gjatë fushatës parazgjedhore (2013) për të cilën “Brate Lube” (“Vëllai” Lube), për pak para (200.000 euro), ose pak më tepër) i hëngri disa vite burg. “Çmim” që sot mua pas të Dashurës Susan (5.000.000 dollarë) m’u rritë në 18.5 miljon euro. Nuk ka problem, rrethanat e mia krijuese në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav pa emër më kanë përgaditur edhe për këto oferta provokative “artistike”. Arrita deri diku mes rreshtave ta lexoj dhe kuptoj avokatin si ofertë “miqësore” nga larg. Jeta ime në Luftën me penë më kishte kalitur edhe në këto dyluftime ballë për ballë me “miqtë” e penës, në Prishtinë e Shkup.

         “Humanitarin artistik” të këtij Fondacioni, ofertave materiale pa djersë dhe gjak familjar shqiptar në Ditën e Sotshme, duhet marrë me rezervë, mu si dikur në sistemin e egër komunist jugosllav, ose sot Neokomunist. Qëllimi propagandistik provokativ politik – “fetar”, qëndronte në tjetër vend (komitët pilicor komunist Neojugosllav), Kodër pas bregu. Mos them pas Kodre, mes lisave të Livadhit Madh, rrëzë Çukës me kokat në Qiell. E pak veta i shohin matanë bregut në Lëndinë, si Muhamedi a. s. (filosof) dhentë si kope me Bariun me fyell e Dashin me këmborë. Pamarrë parasysh, që sot Unë  si Shkrimtar sulmohem  edhe fizikisht në mes të Ditës Madhe  para syve të Diellit me rreze në Shkup, se: gjoja në shkrimet e mia publicistike e kam ofenduar Muhamedin a. s. E keni gabim, o “politikanë e muslimanë” shqiptar me këmbët dhe trutë në legen!

        E di se, sipas librave fetar që i kam lexuar deri më sot dhe ligjëratave të hoxhallarëve në xhami, matanë malit Muhamdi a. s.  e ka parë një Bari me dhenë. E kur i ka pyetur Pejgamberi Fundit besimtarët se, a e shihni ju Bariun me dhenë pas asaj kodre, që sipas këngës popullore shqiptare shumë aktuale, ende herë pas here e dëgjoj me kënaqësi në Radio Shkupi: Dhentë e mia, kush i do,/ se do  loz me Miken -o?

        Besimtarët myslimanë i janë përgjigjur njëzëri: jo! E, atëherë si më besoni ju mua si Muahmed a. s. se: Unë e shoh bariun me gjihë dhenë matanë Kodrës, kur ju nuk e shihni me sy matanë malit në kullosa?! Besimtarët, plumb iu përgjigjën njëzëri mendimtarit Muhamedi a. s.: Profeti ynë nuk rrenë, tregon atë që e sheh me sy, matanë Kodrës.

       Pajtohem, deri diku si Bari i dhenëve, që turren pas kripës. E, a i besoni Azreti Aliut si bari me delet e nënkryeme kokë më kokë në vathë të Qeverisë mes fushe?! Përgjigjen e pres nga “xhemati” besnik i Xhadisë. Dhe, sotpërsot ia lëmë të Nesërmes, pas Çuke.

         Sidoqoftë, Lufta vazhdon me Penë. Fushëbetejë artisitike në të cilën kanë rënë dëshmorë shumë gra azgane e burra mejdani me “nagëntin” në brez. Dhe, dajre…


Përgjigje publike:

Redaksia <[email protected]>

To Efedi Ututu

Today at 8:52 AM

I dashuri mik, avokat!

Faleminderit, për ofertën materiale. Edhe, Bankën që ka lëshuar një njoftim për t’i sigurur të afërmit e mi familjar si pasardhës. Përmëtepër, Mua si Poet Shqiptar.

Unë, e pranoj: jam shkrimtar “nacionalist” shqiptar. Dhe, nuk kam nevojë për aq shumë para (18.5 milion euro “artistike”). Gjithë jetën time e kam siguruar me djersën e Babait. Dhe, si mësues mes maleve, nga Lufta ime për Liri me Penë dhe gjak në libra. Edhe, tashti në “demokraci” (2017): Kur, ma dogjën shtëpinë për së dyti herë, në Shkup. Dhe, ende nuk u zbulua autori: Unë, e vazhdoj Lufën me Penë…

Prandaj, sipas mundësive me pajtimin tim si Shkrimtar, ato para të trashëguara nga i afërmi im, lirisht derdhni në një fond letrar: ÇMIM LETRAR NDËRKOMBETAR për letërsi, që do t’u ndahet për çdo vit personaliteteve me vlera të arritura artistike…

  1. Cheliku

        Pas këtij propozim – pajtimi “artistik” përmes E -mailit, ende nuk kam përgjigje nga avokati i “partneres” Suzan. “Mik i dashur”:  Efedi Ututu. Edhe, sot e kësaj dite. Nesër, me siguri lexuesit besnik: Nëse, më përgjgjet  me ndonjë ofertë të re “joshëse” avokati me para e ndonjë grua gjenerale për martesë, me siguri pa hamendje do ta publikoj edhe përgjigjen e tij si avokat “mik” në këtë Libër për Nesër…

***

        Edhe, ju si lexuesë besnik, pas këtyre mesazhe – përgjigje, do ta pyesni veten mes këtyre rreshtave, aë si  ia arrita qëllimit? Po. Vërtet, nuk i fitova ato “Çmime letrare” nga të “dashurit” e mi dhe Shteti i “përbashkët” me në krye Policinë Letrare, ama e fitova kët Libër parashikues për Nesër.

         Edhe pse, gjatë miqësimit me Lam Lamin në prani të gotave të rakisë rrushit, pavetëdije dita-ditës po bëja vetëvrasje mes poezive. Herën e parë duke përplasur kokën për muri dhe të dytën duke i thyer brinjët mbi tavolinën e punës. Banjo. Përinat nuk shkova as te mjeku, por me dyshim i rrallova edhe takimet e përditshme me Lam Lamin. Fletorja e tij e shënimeve, që Unë e parashikoja si material plotësues për LLb.in për Nesërr dhe personazh i dytë rrëfimi.

         Dhe, pas disa ditëve, përderisa isha në Prishtinë, përurimin e Librit të mikut t’im Gani Xhafolli, për së dyti herë ma dogjën Shtëpinë (2017). Vërtetë, i refuzova ato dy “Çmime letrare”, por Çmmin e tretë djegëjen e shtëpisë mesdite ma dhanë me dhunë. Autori edhe sot e kësaj dite, ende nuk u zbulua nga Policia e Shtetit të “përbashkët” ende pa emër…

 – Dhe, përgjigja e fundit:

Faleminderit, mik i panjohur: kudoqofsh i arratisur fushave dhe maleve nëpër botë. Unë, nuk kam frikë, edhe nga Vetëvetja.. Aspak, edhe dyshim besimi si mik, Ofertë bashkëpunimi. Unë i besoj Ligjit Shqiptar. Kanunit të Lekë Dukagjinit. Nuk e shita Veten për 5.000,000 (pesë milionë dollarë), dhe një Grua besnike (Gjenerale)… E, as 18.5 miljon euro. Aqmëpak, për ndonjë Ҫmim tjetër edhe më të madh .

Problemi, është, se: Unë, asgjë nuk kam të përafërtë gjaku familjar me klientin tuaj Benson Alex Celiku. Aqmëpak, sot me një shitje të lirë gati pa pare, në “Bit-Pazar” (Shkup), me klientë advokat si pasardhës i atyre burrave të pushkës e penës, arratisur me shekuj për Liri maleve. Dhe, trashëgimisë familjare brez pas brezi. Pyjeve dhe arave të Stërgjyshit tim, në Katund rrëzë Çukës: Dervish Emin Kaçaku – Çeliku (Xhambazi). Krahut djathtë të Kryengritjes Madhe Kaçake të Dervish Carës (1844). Çlirimit të Shkupit. Kryeqytetit Shqiptar të Rumelisë. Betejës Përgjakshme Historike të Katllanovës (1844), afër Shkupit. Edhe, pse: rastësisht e kemi të njëjtin mbiemër publik në bankë, opinionin shqiptar: Unë jam Kalosh Çeliku…

Prandaj, edhe nuk mund ta pranoj këtë “Çmim letrar“ si trashëgimi familjare “artistike”…

Shkup, 21 tetor 2018

                                                                       Kalosh Çeliku

***

         Fatmirësisht, deri më sot, gjatë hudhjes të këtij Libri me Hënë për Nesër në Laptop, nuk m’u paraqitë asnjë Mike besnike për ndihmë materiale, asnjë politikan, polic letrar, asnjë avokat “mik” i pasurive të trashigimtarëve të mi familjarë me përjashtim të Hënores, pas një takimi të rastësishëm ballë për ballë, afër Qendrës Tregtare, në Shkup…

        Pas disa fjalëve:”artistike” përshëndetëse në rrugë, para se të ndahemi, më tha me prapavijë luftarake: E ke telefonin tim, borxh ta kam një kafe. Paraqitu ta pimë së bashku në ndonjë tavernë në Qytetin e Qyqeve!… 

***

        Edhe, pas rrokullisjeve të disa gotave të rakisë rrushit, që m’i solli në shtëpi Lam Lami i Qabesë, në bisedë e sipër m’i deshifroi edhe targat e regjistrimit të makinës (xhipit): SK – VB 032. Simbole, që sipas tij donin të thonin: “Vabilonsko Bratstvo”, përkthim në gjuhën shqipe sipas Lam Lamit: Vëllazëria Babilonase?!

       Lami Lami i Qabesë, që shoqëria dhe Shteti “përbashkët” ende pa emër, e kishin hudhur në rrugë mes kontenierëve të bërllokut, dhe i dergjur me vite nëpër burgjet e botës mes librave të Masonëve, sot m’i deshifronte shkronjat dhe numrat e targës të “xhipit” tim, që e kishin djegur (2012), dhe thyer xhamin e pasëm para dritareve të banesës, në “Çair” të Shkupit autorë ende të panjohur deri më sot?!…

***

         Burra e gra besnike, Sot rrini dhe flini rehat në Shtëpinë Publike! Ferexhezezën, pasmesnate e rrëzova bythekrye në shtrat, edhe në këtë Libër për Nesër. Vërtetë, si Hënore e shpëtova nga vetëvrasja fizike, ama nuk arrita dot ta shpëtoj nga vetëvrasja artistike. Përpak, para Agimit desh u çmendë mes shtambave me verë dhe librave të “rrezikshëm” nën çati, Shtetin e “përbashkët” ende  pa emër…

       Faqeve të këtij Libri për Nesër, për ta mësuar “çmendurinë” e saj mes xhindeve të Dexhallit, që e kishin pushtuar në fund të Livadhit dhe e rrihnin pamëshirë nateditë, duhet të keni durim deri në fund të këtij Libri.

       Ferexhezeza, edhe dy net rresht më vodhi nga shtëpia e Babait, dhe më shpiu në Bregliqe, ku më dha “bakllavë” turke deri në mëngjes tek Plepat e Kishës, në Strugë.

         Herët, papritmas në breg të Liqenit te plepat, përsëri e rrokën xhindet. U çmend përtej kufiri. Përpak desh fluturoi në Qiell. Edhe, mes dallgëve të mëngjesit, desh më mbyti në Liqe. Mezi dola not me pak shpirt në breg.

       Rrugës për në Shkup, përmes Grykës Radikës: Edhe njëherë, keq e pushtuan xhindet e Dexhallit, i volli edhe zorrët nga inati. Përpak, desh e lash mes maleve të Dibrës. Grykës Radikës, ku Hajredin Pasha e kishte humbur ushtrinë nga kryengritësit shqiptar, jo më pakse dymbëdhjetë mijë. Që, sipas këngëtarit popullor ia kishin gri kryengritësit shqiptar, dhe stërgjyshi im kaçak në llogore, ende në vorre pa i shti.

      Shkupin atë ditë, ende pa zbardhë agimi e pushtuam në gjumë…