“Çmime të çmendura” për një vend punë në QSUT

0
724

JOQ.al

Mjeku i guximshëm i përplas Ramës korrupsionin në shëndetësi

Një denoncim i hapur për pagesa mijëra euro për një vend pune në shëndetësinë tonë ka bërë mjeku Diamand Kuka, i cili i është drejtuar Ramës, me anë të një statusi në rrjetin e tij social “Facebook”. Mjeku flet për një eksperiencë të tij për një vend pune që i ishte ofruar në QSUT.

Nisur nga nisma qe keni ndermarre per te bere “shtet”, dhe kerkoni te denoncojme abuzuesit zyrtare te administrates se deritanishme, po jap eksperiencen time dhe te njerezve te mi“, – shkruan Kuka.

Statusi i Plotë

z. Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë,

Nisur nga nisma qe keni ndermarre per te bere “shtet”, dhe kerkoni te denoncojme abuzuesit zyrtare te administrates se deritanishme, po jap eksperiencen time dhe te njerezve te mi.

Mua mu kerkua per nje vend pune ne QSUT 15 mije euro nga ish shefi i kabinetit (Artur Lama) te ministrit te shendetesise, se bashku me kryehajdutin Ilir Beqaj. Kisha fut miq edhe dy deputet te PS, qe jane edhe sot te rizgjedhur, dhe nuk munden t’i mbushin mendjen Ilir Beqajt, se une isha mjek i mire (kish rastis tu sherbeja familjareve te ketyre deputeteve), por Beqaj donte eurot vella. Nuk pagova, ika emigrova dhe tani punoj ne UK.

Nje kusherires time i kerkuan euro dhe ajo i dha se ishte familjare, 15 mije euro po nga i njejti person (A. Lama) per te filluar pune si mjeke specialiste ne nje poliklinike ne Tirane. Sot vazhdon punen, akoma si ka bere leket qe ka paguar…

Nje shoku im, beri nderyrje siç e di edhe ti si behen, dhe e uli çminin ne 10 mije euro, po te i njejti person, A. Lama, dhe sot eshte ne pune ne nje poliklinike afer Brrylit. As ky nuk besoj se i ka bere akoma leket qe ka paguar.

Nje mjekeje tjeter iu kerkuan 25 mije euro per t’u punesuar ne nje maternitet ne Tirane, nga ish drejtuesit e maternitetit dhe ministria (Artur Lama dhe Like Beqaj), do binin dakort ata me njeri-tjetrin. Sot me sa kam informacion, nga ai maternitet kane ikur nja 4-5 mjeke nga shteti ne privat, sepse eshte rrenuar keq fare dhe nuk fillon njeri kollaj aty, po t’u japesh lekë e jo t’u kerkosh, dhe nja 4-5 mjeke po nga ai maternitet mezi po presin te ikin, jane ne proces te mbrojtjes se gjuhes, ose tentativa për me rregullua nje page te mire ne spitale private.

Nje mjeke specialiste te spitali ushtarak ka paguar 8 mije euro me ulje çmimi. E njoh mire se e rekomandova une, se me thane na duhet dhe eshte moment me hy ne pune pa lekë, e kisha gabim, i dha leket si çeço, para te ndara nga drejtoria e spitalit me mininistrinë e shendetesise.

Nje mjek tjeter qe do shkonte te punonte ne rrethe per mungese mjekesh specialiste, iu kerkua, nga shoku Tur Lama, gjysma e bonusit (1 miljon te vjetra bruto ose diku te 80000 neto qe t’i nxorre me VKM), dhe nuk iku fare sa te bente parapagese te Tur Lama, e sot punon ne Gjermani.

Nje infermiere per t’u punuesuar ne QSUT iu kerkua 5 mije euro, e nuk mundi te paguaje dhe sot punon ne nje spital privat.

Ka edhe shume e shume raste te tjera, qe ju zoti Kryeminister i dini, sepse ju eshte derguar informacion nga te tere rruget e komunikimit deri me sms ne celularet tuaj personal.

Nese ne shendetesi do të vazhdoje rekrutimi i personelit me lekë e euro, e nese pagesat e personelit te mjekesise do jene ne kete nivel, paçka qe pesoi nje rritje modeste, por qe nuk ka asnje vlere me inflacionin dhe çmimet e tregut, mjekesia ka vdekur fare, dhe do e keshë te shtrirë ne shtatin e vdekjes dhe per 4 vite te ardhëshme, megjithe perkushtimin e mundshem human e profesional te bluzave te bardha, qe nuk mund te bejne me shume se kaq.

Nese shendetesia nuk drejtohet nga bluza te bardha nga qendra ne periferi, askujt tjeter nuk i dhimset shendetesia dhe kushdo qe te vije ne drejtim do e kete mendjen vetem te vjedhe ndonje gje. Aman vetem Petrelen e Rakacollin mos i vij se ikem te tere ne Gjermani.

Konçesionet ke mundesi t’i besh edhe dy te shpejta, laboratori qe po finalizohet dhe imazheria qe e ke pas ne mendje.

Urgjencen prape leshoje me koncesion se edhe me kete model te atij Bratit e Beqes vdes te gjallet e ngjall te vdekurit.

Suksese ne jete kryetimonier… dhe kujdes kur te zbresesh nga pushteti se te ne do vish prape si pacient!!!

Timonier mos kujto se bej shaka, se te flas me ne detaje po deshe, me emra e mbiemra, me shifra e detaje, me lidhje te nivelit te larte… deri te njerez shume shume afer teje. Por po e le me kaq, se po qe nevoja marr avionin e vij per 3 ore ne Podgoricë, e pastaj marr taksi, se ne Rinas eshte bileta 3 fish.