Ç’lojë duan të luajnë këta maskarenj dhe mohues të figurave kombëtare

2
1042
Gëzim Kelmendi

NGA: DEDË PREQI, MË: 31 JANAR 2017BotaSot.info

Në kohën e fundit shohim dhe lexojmë nga mjetet e informimit se disa «meteor», apo njerëz të «ditur» flasin dhe shprehen aq lirshëm para opinionit dhe arsytohen për të paarsyeshmen, mjerisht duke i kthyer heronjët e kombit në tradhëtarë, një gjë e rrallë, e cila mundet të ndodhë te kombet dhe vendet tjera të civilizimit botëror.

Por, a aq naiv e zënë popullin shqiptarë dhe historianët e saj, dentisti Gëzim Këlmendi, deputet në Kuvendin e Kosovës, sa të bëjë përpjekje ta bind popullin se Gjergj Kastrioti-Skënderbe, nuk është hero kombëtar, madje duke e quajtur tradhëtar, sepse lufta e tij 25 vjeqare, ka qenë jo një luftë kundra pushtuesit osman, por një luftë fetare krishtere.

Madje, dentisti Këlmendi, aq me ngulm i shpjegon disa rrethana historike, që i ka huazuar nga matrapazët e historisë shqiptare, sikur që janë Oliver Shmid dhe shumë historian të tjerë të paguar nga shërbimet e ndryshme, që shkruajnë në kundërshtim të së vërtetës historike të popullit shqiptarë, duke i cituar tezat e tyre, dhe sipas tij, Gjergj Kastrioti-Skënderbe, nuk e meriton epitetin e heroit kombëtar.

Dhe duke e arsyetuar se pushtuesi otoman brenda pesë shekujve ka qenë jo një pushtues i trojeve shqiptare, por një «çlirimtar» i trojeve shqiptare dhe pushtimi i osmanëve e ka ruajtur identitetin e kombit tonë shqiptarë, duke e sjellë edhe fenë islame si një dhuratë në mesin e tyre, ndërsa heroi në fjalë, i ka tradhëtuar të tillët, të cilët e rritën dhe ia mësuan zejen e luftimit.

Është për tu habitur, athua cili dreq po u përshpëritë në vesh dhe po ua mëson këtë histori njerëzve të tillë, të cilët aq e marrin me bindje një gjë të tillë, duke i shtrembëruar faktet historike dhe duke krijuar huti në opinion, gjëja se po e kryejnë një detyre të shenjtë në këtë mënyrë, apo ç’lojë duan të lozin këta maskërenj dhe mohues të kombit vet.

Duke e mos pasë të qartë se përmes bindjeve të tilla mund të sharrojnë edhe më thellë, jo vetëm në humnerën e vet kombëtare, por edhe atë historike. Athua ia mbushin mendjen ndokujt se, historia e popullit shqiptarë duhet të korigjohet në këtë mënyrë dhe të adaptohet sipas pushtuesve, apo shërbëtorëve të tyre shqipfolës, të cilët përmes filozofisë së dhëmbit shpjegojnë edhe faktet historike të kombit, duke e mos kuptuar se, dhëmbi mund të shërohet, por dhimbja kombëtare nuk mund të shërohet lehtë.

Por, shikuar drejt, këta njerëz që ngrisin hipoteza kundër heronjëve të vet, kundër fytyrave kombëtare dhe humanitare, nuk janë aq shumë fajtor, në krahasim me pushtetin e brishtë dhe qeverinë e saj, e cila lejon aq lehtë të lozët me thëmelet e shtetit të vet, dhe pjesën tjetër të fajit e bartin edhe mediumet e pa ndërgjegjëshme, që u japin hapësirë njerëzve të tillë, duke debatuar për tema të tilla dhe të ndieshme pa nevojë.

Një barrë të veqantë të përgjegjësisë duhet ta marrin edhe Institucionet përkatëse të vendit, sidomos Akademia e Shkencave Historike, e cila e ka obligim të krijoj kushte dhe mbështesë ligjet për mbrojtjen e figurave kombëtare e historike, të cilat po nëpërkëmbën dhe përdhosën ditë përditë në vendin tonë në mënyra të ndryshme, jo vetëm nga deputeti në fjalë, por edhe nga shumë «dentista» të tjerë me dhëmbë të ilustruar e zemër të brishtë.

Heronjët e kombit, si Gjergj Kastrioti, që ishte thëmeltar i shtetit shqiptar, mandej Adem Jashari, i cili ishte udhërrëfyes dhe komandant i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, si edhe shumë heronj e heroina kombëtare, nuk mund ti mbrojmë ne, me fjalë dhe teori të thata, apo që kanë kurdisje djallëzore, por ata i mbronë vetë historia e vërtetë dhe vepra e tyre heroike, të cilat duhet të jenë nën përkujdesjen e përpiktë të Institucioneve shtetërore të vendit.

Prandaj, ata që po mundohen të shtrembërojnë faktet historike, duke i etiketuar fytyrat kombëtare dhe veprat e tyre, me qëllim të përshtatjes së apetitëve të pushtuesve, dhe njerëzit e tillë janë kurgjë më shumë se ripushtues të historisë së kombit të vet, të cilët asgjë tjetër nuk mund të bëjnë, por vetëm i thyejnë dhëmbët e tyre, duke menduar se janë mjeshtër dhëmbësh, dhe historia duhet të mjeshtërohet sipas shijës së dhëmbit.

Kujna po i shërbejnë këta njerëz, apo kush po i paguan të tillët, të cilët do ti ekspozojmë në cilin do rreth shoqëror ku mbretërojnë normat juridike, por edhe ato popullore, qofshin edhe jo aq të larta të qytetërimit, këto akte të shëmtisë dhe etiketimeve ndaj figurave kombëtare dhe historike, janë atribute që u shërbejnë vetëm armiqve të kombit tonë dhe mund të kualifikohen vetëm me tradhëti, që njerëzit e tillë e meritojnë të shpallen tradhëtar kombëtar, por jo edhe heronjët kombëtarë.

2 KOMENTE

  1. Kjo Shimpanze islamike, nuk eshte Shqipar, pra ky nuk eshte tradhetar i KOMBIT SHQIPTAR, sepse nuk eshte SHQIPTAR… ky mundet me qene tradhetar i kombit Musliman.

    OSE JE SHQIPTAR OSE MUSLIMAN

  2. O njerez, ky idiot islamik nuk e ka problemin me Gjerrgj Kastriotin… ky na urrrreeen neve shqiptareve te sotem…

    URREJTJA ESHTE PROBLEM I ISLAMIT NE KOSOVE DHE SHQIPERI

Komentet janë mbyllur.