Ç’ka nuk ka bërë Donika Gërvalla?

1
407
Donika Isuf Gërvalla

Prof. Kadri RexhajDrini.us6 Maj 2021

DONIKË GËRVALLA

– nuk ka nënshkruar autonominë në Rambuje,
– menjëherë pas Luftës, nuk ka urdhëruar as ka formuar komisione për përgatitjen e dosjeve kundër UÇK-së dhe as i ka dorëzuar ato në Hagë,
– me asgjë nuk i ka kontribuuar ndarjes së Mitrovicës Veriore,
– nuk ka uzurpuar pasuri të huaj, toka, banesa, hotele, fabrika…
– nuk i ka kthyer bisedimet Kosovë-Serbi nga dialogu teknik në dialog politik,
– nuk ka nënshkruar krijimin e komunave etnikisht të pastra, “Zajednicën” dhe as fusnotën *Kosovo,
– nuk ka votuar as ka nënshkruar faljen e Debëlldesë e as Çakorrin,
– me asgjë nuk i ka kontribuuar degradimit të arsimit, ekonomisë, shëndetësisë…
– me asgjë nuk i ka ndihmuar humbjes së shpresës së popullit, as shpërnguljeve të reja të rinisë jashtë atdheut,
– nuk ka bërë fushatë dhe as ka votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës pro krijimit të Gjykatës Speciale…
*
Apo fundërrina e të gjitha ngjyrave mendon të pastrohet duke sulmuar Donikën e pa asnjë faj karshi shtetit të Kosovës, një veprimtare atdhetare të dëshmuar që nga rinia saj e hershme!?

Unë e përkrah të drejtën dhe të vërtetën!

Donikë, të priftë e mbara në misionin e shenjtë të Atdheut!
Donika Gervalla - flamurDonikë Gervalla

* Prof. Kadri Rexhaj është shok i rinisë së Jusuf Gërvallës dhe biograf i poetit lirik, këngëtarit dhe dëshmorit të kombit.

1 KOMENT

  1. Donika Gerrvalla kurr asgje deri sot nuk ka bere asgje per Kosovën.

    Asnje veprim s’e ka bere absolutisht asnje veprim per Kosovën.

    Ju po Z. Kadri na treguat se ÇKA S’KA BERE Znj. Shwartz.

    E une oo te informoj ate çka e din edhe ti edhe secili Kosovar dhe secili SHQIPTAR ne pergjithesi se Znj. Shwartz kurrë s’ka bere asgje per KOSOVEN.

Komentet janë mbyllur.