Cili ishte ky Jakup Asipi ?

0
6033
Jakup Hasipi, e drejta

Fahri Xharra, Bashkim i Shqipërisë

Fytyra më enigmatike e shqiptarëve (musliman) të Maqedonisë, tani për tani është Hoxhë Jakup Asipi. Ndoshta vdekja e tij e parakohshme e ka rritur edhe më shumë fshehtësinë e këtij të ndjeri në të cilin e “shenjtërojnë“, shqiptarët.

Ishte edhe ushtarë i UÇM, por prap enigmatik me rolin e tij gjatë dhe pas luftës. Ishte shumë i pasur, me shumë adhurues të cilët e mbanin për të dytin pas Muhametit (a.s. )

Në Wikipedia shkruan :

Jakup Hasipi lindi në fshatin Sllupçan më 2 shkurt 1951, shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm e kreu në Damask të Sirisë në medresenë “el-Furkan’” në vitin 1980. Studimet i kreu në universitetin e famshëm Al-Az’har, në fakultetin e bazave të Fesë Islame të Egjiptit në vitin 1985 ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit.

Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të popullatës. Në ligjëratat e tija ishte shumë i përpikt dhe i guximshëm, kështu që ju ka bër ball kërcënimeve dhe marrjeve të shumta në pyetje nga ana e policisë sllavo-maqedone. Nga kjo periudhë e gjer në vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjërata, kontribut ky që e sheh dritën çdo ditë përmes ruajtjes multimediale.

Pas përfundimit të luftës në vitin 2003 në zgjedhjet e rregullta të Bashkësisë Islame në Kumanovë u zgjodh myfti për komunën e Kumanovës dhe Likovës. Ndërroi jetë më 7 janar 2006 në një aksident rrugor në autostradën Shkup – Kumanovë.

Te vazhdojmë se çka shkruan më tej për te “Kontributi në Islam. Kontributi i tij në sferën e Islamit ndër të rinjtë dhe të rriturit në Maqedoni dhe Kosovë është i njohur ndër këto troje si përmes pjesëmarrjeve të drejtpërdrejta në tubime ashtu edhe përmes ligjërimeve mediatike. Vlen të ceket se të gjitha regjistrimet audio dhe video janë falas pa asnjë kufizim nga ana e këtij ligjëruesi. Ndër këto xhirime të ligjëratave më të njohurat janë ligjërata e mbajtur në Ferizaj me rastin e përvjetorit të lindjes së Muhamedit a.s ,.. si dhe xhirimi i ligjeratave në Prishtinë dhe Ferizaj.

NJË DEKADË PA HOXHË JAKUP ASIPI (Allahu e past mëshiru) Me 6 janar të vitit 2006, nga një aksident trafiku mjaft të dyshuar për ”montim” ndërroi jetë hoxha, burri i madh i Kumanovës, Jakup efendi Asipi, ish myftiu i Kumanovës, Hoxha në fjalë ka lindur me 2 shkurt 1951, dhe ka pasur ndikim të gjerë në të gjithë hapësirat shqiptare sidomos te rinia. Vepra tij është e pashlyeshme në memorien e shqiptarëve myslimanë të Maqedonisë.” Pra, askund nuk përmendet për ndonjë vepër shqiptare, se për aplikimin e Marrëveshje së Ohrit as mos të flasim.

“Hoxhë Jakupi shumë shpejt arriti të mblidhte rreth vetes së tij rininë e fshatit bile të të gjithë zonës së tij. Për herë të parë ai krijoi një model për të gjithë hoxhallarët, të ligjëratave (tribunave) nëpër auditore të universiteteve apo qendrave të ndryshme. Ai fshiu pluhurin e mbetur në opinion se Islami ishte thjesht një besim me ritualet e tij fetare. Ai arriti të prezantojë shembuj të Islamit në çdo fushë të jetës, në xhami, në familje, në sport, në kulturë. – shkruajnë biografët e tij “Jakup Asipi ndryshoi shumë koncepte të gabuara që ishin në opinion për Islamin. Ai ua vërtetonte me fakte qëndrimin shumë fisnik dhe aspak fanatik që Islami kishte për të drejtat e femrës. All’ahu e mëshiroftë dhe na bashkoftë me të, në shoqërinë e Pejgamberit të Nderuar Muhamedit (a.s) në Xhenetet e firdeusit bashkë me dëshmorët dhe besimtarët e sinqertë (Nga: Eduart Thartori )

Sipas prof. Dr. Musa Musai, veprimtaria e hoxhë Jakupi vazhdon të jetë burim i pashtershëm motivimi i besimtarëve muslimanë. “Analiza e ligjërimit të mulla Jakupit në vete ngërthen një sërë elementesh, të cilat me kujdes duhet hulumtuar me qëllim të konstatimit të faktit fetar se ai i takonte jo vetëm Sllupçanit dhe Kumanovës së tij. Ai vërtetë i takon dhe i përket mbarë trevave shqiptare. Ndaj edhe gjuha e komunikimit të tij fetar ka kapluar të gjitha specifikat dhe karakteristikat e trevave shqiptare”, deklaroi Prof. Dr. Musa Musai. (nga hoxha HOXHË JAKUP ASIPI, MISHËRIM I ISLAMIT )

Disa nga thënie “Ai është shembulli më i mirë se si jetohet për Islam, e jo se si jetohet nga Islami. Brezat dhe studiuesit i kanë shumë borxh për ta eksloruar thesarin e tij të begatë. – Dr. Avni Avdiu. “Në ligjërimin e Mulla Jakupit nuk kishte vend për atë që thjeshtë i pëlqente atij, por vetëm për atë që shqetësonte njerëzit. Pra, ligjërimi i tij përmbante zgjidhjen e halleve të njerëzve dhe motivimin e së mirës së tyre me anë të dritës hyjnore….” Tahir Zendeli.

Çka ka thënë Hoxha Jakup Asipi për Eklipsin diellor “Çka është marrja e diellit (eklipsi) për ne myslimanët? “Unë jam ndalur në skajin e rrugës dhe një kerr prej kah krahu i majtë shkonte me një anë, kerri tjetër prej kah krahu i djathtë shkonte me një anë, ky kerri që ke më afër meje ma zuri për disa momente atë kerrin tjetër e nuk e pashë. Asnjë send tjetër, as më pak e as më shumë! As çudi natyrore! Vetëm bukuri, kënaqësi dhe shtim besimi. Asgjë tjetër! Ky është sistemi diellor i disiplinave të mrekullive të All’ahut.”- Jakup Asipi

Mulla Jakup Sllupçani kuj don Allahu i jep hidajet E udhëzon, e mëson si don Vet. Me mirësinë e Tij gjithkah e shetit, Me nurin e Tij rrugën ia ndritë. Në jetë shumë raste i përjetojmë Mulla Jakupin këtu e kujtojmë Hoxhë Jakupi i Sllupçani, Brum shqiptari, fryt Imanit…” (Mexhid YVEJSI, Gjakovë )

Miq te nderuar i kemi edhe këto video, nga të cilat mund te shihen ligjëratat e tija ”shkencore”.

https://www.youtube.com/watch?v=X9zTAv5l7HY

Flamuri dhe qellimi i Jakup Asipit , shikoni kete video”

Kësaj radhe iu përcolla atë çka lexova për hoxhën Jakup Asipin. Në shkrimin tjetër e vërteta e Jakup Asipit.

Fahri Xharra, 25.07.16, Gjakovë