CILAT ISHIN LOJËRAT E FSHIRJES SË ÇDO GJËJE PARAPRAKE TË QYTETËRIMIT ILIRO-PELLAZG (II)

0
1341

Ganymedi, djali i Trojit, nipi i Eriktonit, stërnipi i Dardanit, duke lozur me shqiponjën…

Brahim Ibish AVDYLI:

Për mendimin tim, Kadmi nuk ka qenë i racës evropiane, por i Afrikës, sepse në Egjypt dhe Feniki kanë jetuar racat e përziera, pra nga Evropa, Azia dhe Afrika. Po e përsërisim edhe njëherë thënien e Spiro Kondës, nga vepra madhore, se gjuha shqipe, si gjuhë mëmë e të gjitha gjuhëve indo-evropiane, bënë pjesë ekskluzivisht në gjuhët japetike dhe jo semitike1.

Në këtë thënie të Spiro Kondës ne duhet fillimisht të bazohemi. Në fazën e parë nuk ka qenë gjuhë semitike, deri sa erdhi në fuqi alfabeti i Kadmit, i ardhur prej Fenikisë. Ardhja e tij na shpërdahet në njëqind forma e shumë mënyra, madje prej gënjeshtrave të shumta e të paraqitura kohë të gjatë. Ne mund të themi se vlerësohen pellechët si pleqtë, në kuptimin e pleqëve të artë, por konsiderohen si “të afërm të Kadmit dhe pasardhës të Atlantit”2.

Pa marrë parasysh se a kanë të drejtë të konsiderojnë Kadmin si “pas-ardhës” të fisit të Atlantit, ne po e marrim një thënie tjetër nga Malte-Bruni, se gjuha shqipe duhet të ketë qenë e sistemit gramatikor “të Orfeut, të Linos dhe të Kadmos” (Kadmit)3. Pra, këtu ka ardhur ndikimi i Kadmit në gjuhë.

Cadmi i marrë nga Mili Butka – dhe gjarpëri që përpiqet njeriu me plis të bardhë, që t`a vendosë në gërqak për medicinë – dhe gjapëri kërcënues

Por, për ta ditur se kur erdhi Kadmi në të ashtuquajturën Pellazgi, që më vonë e quajnë “Hellada”, pra “Greqia” historianët e shumtë e kosiderojnë se Danau është shpërngul për në Pelloponez rreth vitit 2000 p.e.s., e në vitin 2200 p.e.s. kanë ardhur fisi i Kadmejve. Në periudhën e Homerit quheshin Danos=ujqit4. Lufta e Trojës është bërë nga pellazgët e jo nga grekërit, siç thoshte Altin Kocaçi, i ndjerë, në artikullin e tij5. Luftat e “helenëve/grekëve” për thyerjen e Trojës, në vitin 1150 p.e.s., në kohët e zymta të prehistorisë, janë trillime e gënjeshtra të atyre që duan të glorifikohen shumë e të shtypin paraardhësit të vendeve, që duan ti pushtojnë. Ndërsa veprat e Homerit janë kopjuar me urdhërin e tiranit Psistratit, e djalit të tij Hiparkut, në mesin e shekullit të VI p.e.s., prej vitit 546 deri në 527 p.e.s.

Pra, në këtë kohë është përdorur gjuha e fenikasve, me alfabetin e Kadmit, i cili nuk është përdorur më parë historikisht në Greqinë e tanishme e as në “Helladën” antike, apo “Eladën” qëndrore. Cadmus u vlerësua nga Hellenes për futjen e alfabetit fenikas dhe cadmus është e lidhur me rrënjen semitike “qdm”, d.m.th. lindje. Në mitologjinë “greke” ai na quhet Cadmus=kAEdmes. Heredoti e vlerëson me futjen e alfabetit fenikas (Phoinikön Grammata) dhe vlerësoi se ka jetuar gjashtëmbëdhjetë qindra para kohës së tij, pra ka jetuar në vitin 2000 p.e.s. dhe festohet si bartës i shkronjave6.

Djali i dashuruar me shqiponjën tonë, Ganymedi i Trojës

Më vjen keq që ndonjërin mik duhet t`a kontestoj. Pra nuk pajtohem me të gjithë ata që themeluesin e parë të alfabetit të gjuhës shqipe e quajnë vetëm Kadmin, sepse shqipja, gjuha mëmë, ka qenë e injoruar si gjuhë barbare. Ajo ishte e para gjuhë e botës, prej fillimit, ndërsa gjuha e ashtuquajtur “greke” në kulturën mineane ndoshta është futur prej vitit 1600 p.e.s., siç na e shpjegon me grafikën e tij Luigi Luca Cavalli-Sforza7.

Gjuha e fillimit dhe gjuha e parë e njerëzimit është gjuha shqipe, atëherë e shkruar me shkurtesa, në pllaka me shkrim “kuneiform” (shkruaj me formën e kunjave), pra sumere (Shumë Erë), në Babiloni, kur është thënë KI.E. NGIR, që do të thotë tokë e ngrirë, e nginjur, e ngopur, e begatë, pra e pasur, siç ishte Babilonia. Provat e saja ndodhen edhe 3-4 miliardë kopje të Biblës në shumë gjuhë të botës. Bibla është përkthyer në 2000 gjuhë dhe e mbanë provën shkrimore sumere të “zanafillës/genesis”, “Eposi i krijimit”, paragrafi 6:4, prova e parë në SHQIPE, që tregon se gjuha e parë e shkruar në botë ka qenë gjuha shqipe, dhe është “kthimi në fillim”, pra “Malakthim” apo “mall-kim”, e përsëritur në Bibël. Është pjesa e parë e 39 librave të “Dhiatës së Vjetër”.

Këtu është një vizatim i Akilit si fëmijë – duke u larë në lumë
– sipas Gjergj Anastasit

Derisa po përpiqeshin njerëzimi të ndërtonin kullën e Babelit, për të arritur Zotin, për ta parë edhe njëherë, dhe flitshin një gjuhë, gjuhën e parë të botës, gjuhën mëmë-shqipen, Zoti parandaloi këtë punë dhe lindën gjuhët e botës, që të mos e kuptonin njëri-tjetrin, d.m.th. që të mos kuptoheshin me njëri-tjetrin8. Paraprakisht, ka qenë kjo gjuhë e shkruar me kunja, kultura e sumerëve, në mes të lumit Eufrat dhe Tiger, pra kultura e Babilonisë apo “gjuha boreal” siç do të thoshte Xhusepe Katapano, i cili i ka studiuar këto ngulime në njerëz të një gjuhe, prej më shumë se para 6 500 viteve të p.e.s.9 Bëhet fjalë për një kohë përpara 4000 vite p.e.s.10 Popullata pellazgo-ilire ka qenë KRIJUES, jo kopjues, tip i veçantë njeriu, me moral e me BESË (le të kuptojmë zotin BESA, që është gjetur përmendorja e parë nga Egjipti në Kodrën Albani, pranë Romës në Gadishullin Italik11); popull shumë paqësor e tolerant, mjaft punëtorë, prodhues dhe mikpritës12. Albanët e Kaukazit ishin të ndarë në 26 fise (popullata), të cilat e flisnin dialektin e tyre13.

Çka shkruan Ali Eltari-Lapi për Kadmin dhe varrin e tij, nuk jam dakord, sikur për ndërlidhjen me literaturën helene e greke, po ashtu siç nuk mund të jem dakord as me Robert d`Angely, të cilin shumë herë e citoj për të mirë, dhe pjesërisht as me të tjerët. Gjuha pellazgo-ilire-shqipe ndryshon prej gjuhëve të tjera, edhe pse fillimin e marrin prej shqipes dhe Kadmi është i ardhur në tokat pellazgo-ilire prej Lindjes, nuk është “hero i madh i Pellazgisë” por “pushtues fenikas”, njëra prej tre fiseve në Gadishullin Pellazgjik apo Ilirik, pra sot Greqi, dhe e bën të mohuar shkrimin pellazgjiko-ilir, shkrimin vendas, sikurse të folurën, gjuhë “barbare”. Dihet se pellazgo-ilirët mijëra vjetë kanë rrezatuar e ndikuar me gjuhë e kulturë të veten në botën e lashtë të tri kontinenteve, edhe në Feniki14. Njihet pak shkrimi i saj, nëpër pllakat e ruajtura e të gjetura, Linearin (Drejtvizorin) A dhe B.

Një afreks tjetër para Zotit të Madh – të cilit i thonë me fjalorin fenikas të Kadmit ZEUSI dhe njeriut që i paraqitet me plis të bardhë iliro-pellazg, me sopatë në dorë

Por gjuha “e shkruar” është ruajtur nga e ashtuquajtura gjuhë e kooptuar nga gjuha shqipe me shkrimin e vet fenikas prej Kadmit. Ajo është shkruar për herë të parë nga tirani Psistrati, me prapashtesat e shtuara fenikase-helene, nga tri fiset e ardhura pushtuese “es”, “os”, “oi”, “ios”, “tion”, etj. etj. në formën e parë, sepse ishte me plot fjalë të marrura nga gjuha shqipe, ndërsa formën e tretë të revidimit apo të largimit përfundimtar të saj nga gjuha e vet paraprake, që ka qenë shqipe, e ka marrë përfundimisht në vitin 1000 të erës sonë, me “Sounda”-n, pra fjalorin e enciklopedinë të quajtur “greke”, gjatë perandorisë Bizantine, e cila merret sikur e ka bërë “Greqinë”15.

Në të vërtetë, nuk ka pasur “komb grek”, sepse në pjesën vendimtare ka qenë “i krijuar” artificialisht, prej disa etnive, dhe më së shumti arvanitas, të cilët janë degë e arbërve dhe shqiptarëve. Kriteri i thermelimit të një kombi nuk është përfillur nga fuqitë e mëdha. Po e vërtetojmë njëherë se nuk ka eksistuar “Greqia” deri në vitin 1821-1827, aq më pakë “Greqia antike”, sepse është quajtur Pellazgi, e më vonë “Elada”; pastaj, shumë më vonë, në origjinal “EΛΛHNIKH ΔNMOKPATIA”; e në përkthimin e jashtëm, p.sh. në frengjisht “Republiques Heleniques”, apo në përkthimin e vet në anglisht “Hellenic Republic”; për anglezët është gjithmonë “Greece”; për gjermanët “Griechenland”, GEO dhe italisht “Grecia”, pra shqip “Greqia”.

A e ka domethënien Greqia me Helladën? Për mendimin tim, janë përzier Elada me Helladën e Graët me Grekët nga Dodona, të cilat janë nëpër mijë-vjeçarësh një mishmash gënjeshtrash, madje edhe nëpër “legjendat” “greke”, të “deukalionit”, gjenealogjitë familjare të shumta të tyre, nga “heleni i parë” e më tutje. Nuk eksiston kombi “grekë”, vetëm se e flasin gjuhën artificiale.

Një fragment për pellazget e vjetër me plis të bardhë-boreal

Ata nuk njihem me “grekët e vjetër” të Gadishullit Pellazgjik, që më parë e kanë quajtur “Gadishulli HEMI”, por “pasi i gjithë Hemi i lashtë (Ballkani) ishte gadishull e kontinent”16 është ndryshuar në Gadishullin Pellazgjik. Pra, ata janë të përzier me të tjerë, të nacionaliteteve të tjera, edhe të zi, prej Afrikës dhe Azisë së Vogël, gati një e treta e popullsisë.

Sa dalojnë në mes veti këto nacionalitete që quhen me një emër “grekë”, le të thojnë mendimtarët e teoricienet e kombeve, por karakteristikë të veçantë e kanë fenë e krishterë ortodokse prej perandorisë Bizantine, të cilët kanë qenë të udhëhequr kryesisht prej pellazgo-ilirëve dhe feja është zgjedhje e lirë e njeriut, por nuk është aspak kriter i emërtimit të kombit.

Ashtu sikurse islamikët që duan ta marrin tërë botën me fenë e tyre dhe krijojnë “shtete islamike”, ashtu edhe ortodoksët e krishterë duan t`a kenë nën ndikim të tyre një pjesë të madhe të kësaj bote me Rusinë, që janë “të bashkuar”. Ata përpiqen që ta marrin përsëri “rolin e superfuqisë”, përderisa feja e krishterë katolike, me selinë në Vatikan, i kontrollon pjesët e tjera.

Populli i tërë këtij vendi me emrin “Greqi” nuk mund “të mbulohet” as me emrin “helen” dhe “Hellada”, siç provojnë sot qindra autorë, sepse helenizmi nuk e shpreh tjetër veç superstrukturën e këtij populli e jo të “kombit”, prej antikës e deri më sot. Gjuha “greqishte e vjetër” nuk ishte kthyer ende në një “gjuhë amtare”, por ajo ishte gjuhë e kulturës te ky popull, që e kishte edhe superstrukturën e tij, që nuk ishte “komb”. Helenizmi është kthyer në vetë shekujt e vonë në ideologji raciste. Shqiptari i këtij gadishulli Pellazgjik kur nuk flet greqisht, ka frigë se mos e sheh ndokush dhe e quajnë edhe sot barbarë. Gratë shqiptare në viset e mëdha të Atikës edhe ato flasin greqisht nëpër rrugë, kur ato mendojnë se i vërejnë të huajt. Terrori fizik e psikologjik vazhdon edhe për ata që flasin shqip në shtetin e tyre “helen”, pra Greqi17.

Ky është komb i klonuar. As shkollat shqipe nuk lejohen, përderisa ka mjaft shkolla vllahe, sllave, serbe dhe bullgare, por nuk ka shkolla shqipe. Besnik Imeri thot: “kombi helen nuk është një komb real i mbështetur mbi racën helene, e cila nuk eksiston, pasi raca e helenëve gjatë gjithë kohërave në shtyllen kurrizore dhe trupin e shëndetshëm të saj ka qenë pellazgo-arbanita-so-shqiptare, prandaj helenët janë më shumë një komb virtual se sa real. Ja edhe çelësi për të hapur derën e katakombeve të helenizmit, shkollimit në gjuhën helene.”18 Pra, në gjuhën artificiale helene të Kadmit.

Ne po i kthehemi edhe njëherë kohëve antike. Thuhet se romakët i quajtën ata që banojnë në gadishulin Pellazgjik, sot “Greqi” në emrin “helenë”, sepse nuk e dinin me të vërtetë cili popull jetonte atje, në atë kohë. Ta marrim së pari kohën. Prej vitit 1500 para lindjes së Krishtit (p.e.s.) Ligurët janë popull që shtegëtuan në Gadishullin Italik dhe në vitet 1400-1300 u paraqitën në veri të këtij gadishulli Keltët. Në vitet 1300-1200 janë vendosur Italikët. Ky Gadishull ka qenë më parë i banuar nga të tjerët para romakëve. Diku në vitin 1150, sipas legjendës së tyre, kanë emigruar Eneas dhe trojanët, duke e themeluar Alba-Longa afër Romës. Në vitin 900 p.e.s. janë shpërngulur në afërsi të Tiberit dhe Arnos etruskët duke dhënë në rajon kulturën e tyre në vitet 800 deri në 600 p.e.s.

Roma është themeluar me 717-617 me mbretër, ndërsa Republika është themeluar në vitin 451 p.e.s., e perandoria Romake quhet prej vitit 133 p.e.s.19 Nga viti 2000 p.e.s. deri në vitin 1200 p.e.s. bëjnë 800 vjetë të epokave të errëta. Viti 700 p.e.s. është viti kur “konsiderohet” se “e morën” emrin “helenë” nga romakët. Këto bëjnë 900 vjetë p.e.s. sepse 1200+100 bëjë 1300 vite. Po i llogaritim në radhë të parë të kohës së lashtë-sisë (të kohës antike) që nuk ka asnjë mundesi të mbajnë emrin “helenë”20.

Pirro Burri para viteve 278 p.e.s. – mbreti i Epirit
– që me gishtin e tij lart potencon diçka

Dëshmi tjetër, perandoria Romake është themeluar në vitin 133 p.e.s. prej vitit 700 deri në vitin 133 p.e.s. nuk kanë pasur mundesi të quhen “helenë” nga ana e “romakeve”. Pra, kjo bënë 567+1300, barazi 1867 vite.

Por, tani vjen dëshmia e tretë: ata thonë se vjen si rrjedhojë e motivit mitik të hyrjes së “helenëve” në luftë me trojanët, për të marrë Helenën e bukur. Nga mendimet reale të marrjes së Trojës përfundimtare, në vitin 1150 p.e.s. dhe shpërnguljen e Eneas në gadishullin që më vonë do të quhet Italik e deri në themelimin e perandorisë Romake bëjnë 1017 vite që nuk kanë mundur të quhen kurrsesi “helenë”. Vepra e Homerit është botuar diku në kohën e tiranit Psistrati, diku në vitet 550. E mund të pohohet gjithsesi se në “Iliada” këndohen rreth njëmijë herë emrat akej, danaj, argej dhe mirmidonë në luftë kundër Trojës e në asnjë rast nuk këndon si të tillë emrin “helenë”21.

Po i zbresim prej 1150 p.e.s. 550 p.e.s. bëjnë 600 vite që nuk kanë pasur asnjë mundësi që të quhen “helenë”. Nga viti 2000 p.e.s. zbresim 550 p.e.s. janë 1460 vite që nuk kanë pasur asnjë mundësi të quhen “helenë”. Edhe perandoria Romake kur e ka quajtur për herë të parë “Gracchen”, kjo do të thotë “Gratë”, dhe jo “grekët” në vitin 133 p.e.s.22 Megjithëse nuk e shkruan pa gabime të emërtimit Greqinë, kur flet për Epirin e Pirron dhe luftërat me te dhe ushtarët e tij, thotë se ai ishte Mbret i Epirit dhe vendosën për shkak të tij të zgjatnin emrin e regjionit të Sicilisë si “Magma Graecia”, që prap do të thotë se fjala ishte për gratë e Dodonës, jo për “Greqinë”. Deri në vitet 300 p.e.s. Roma nuk ka pasur ndikim në jugun e Italisë, por Pellazgia, që sot thuhet “Greqia”. Ishte viti 278 p.e.s. kur Mbreti Pirro kthehet në Siçili23.

Pirro ishte pellazgo-ilir dhe Dodona po kështu. Pra “graecia” ishin gratë dhe nuk qenë askund “helenët”.
Në të vërtetë poemës së Homerit i kanë thënë “ILION”. Kjo do të thoshte se është shkurtesë e fjalës sonë “Ylli i jonë” (ILI=YLLI, ON=I JONË). Ata që nuk mund ta njihnin këtë gjuhë, pra gjuhën shqipe, të botuar me kaligrafi tjetër të alfabetit të Kadmit, ndoshta “Yllit” i kanë thënë “Ili”, ndërsa “I jonë” e kanë thënë “on”, sikurse “detit tonë”=JON, e në latinisht “More Nostrum”24.

Vizatim i marrë nga Wikpedia – në qendër të saj shihet shpata dykrerëshe ilire
– dhe femrat ku kanë sunduar ato – pra matriarkati – dhe pema që marrin fruta

Arif Mati thotë: “krahinat e zëna nga pellazgo-ilirët nuk kanë qenë aspak të izoluara nga pjesa tjetër e botës ballkano-danubiano-egjease. (Kupto: bota e gadishullit Ilirik, danubiano-egjease!). Ajo që bie në sy dhe që është unike në Evropë, është fakti se shqiptarët e sotëm kanë rrjedhur prej një popullsie autoktone, që ka lulëzuar në të gjithë hapësirën ballkano-danubiano (Pellazgë, Thrakë, Ilirë, Panonianë, Dardan, Tesprotë, Molosë, Epirotë, Maqedonë…); në Egje (Karianë, Lisianë, Kuretë…); në Azinë e Vogël (Frigjianë, Trojanë, Lidianë, Mushkinë); në Itali (Etruskën, Venetë, Japigë, Mesapë, Moskë); madje në Pale-stinë (Filistinë, Girgashitë, Jebuzianët) dhe nga këta të lashtët qysh nga periu-dha neolitike (rreth viteve 6500-6000 p.e.s.).

E mbrapsur prej shumë pushtimesh, kjo popullsi përfundimisht është përqë-ndruar dhe vendosur në malësitë e Ilirisë së Jugut”25 ( Po e themi ne: Serbia Jugore, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria e sotme dhe Epiri).

Legjenda e Deukalionit u krijua vetëm që të shkëputë çdo lidhje në botën e deriatëhershme pellazgo-ilire dhe çdo gjë “të fillojë” nga zero, nga errësira. Aty filloi Heleni e Deukalionit dhe i Pirrhas, babait të “helenëve”.

Fjala Mikena, të cilës “Mikenai” i thoshnin “helenët”, është një kryeqytet legjendar i Atridëve dhe emri vjen nga gjuha shqipe, që do të thotë nga mik, miqësi, e rrënjë, ndërsa Atridi, do të thotë Atërit=Etërit26.

Sipas Arsim Spahiut, në ishullin Kretë, “gjuhët e foluara kanë qenë ilirishtja, maqedonishtja dhe trakishtja. Këtë “gabim” të vogël të tij e korigjon Aqif Sali Tafa, sepse këto kanë qenë tre fise të një etnie dhe e flitshin të njëjten gjuhë, por në dialekte të ndryshme.

Emrat Abas dhe Akrisi-os janë emra të prejardhjes ilire, të cilët i përdorin edhe sot iliro-pellazgët. “Os” është mbaresë e gjuhës fenikase të Kadmit; tjetri është emër i mbretit të Agrosit. Autorët e vjetër na dëshmojnë se emrat Akil dhe Pirro lidhen me Epirin e pellazgo-ilirishten, që do të thotë shqipen. Plutarku, që ka jetuar në vitet 42 deri 120, ka thënë se Neoptolemi, i biri i Akilit, la pas tij një dinasti mbretërish, të cilët janë quajtur pirridë dhe një nga djemtë e tij të ligjshëm, që e kishte me Lanasën, të bijën e Kleodaut, birit të Hillit, e ka quajtur Pirro. Akili, në Epir, vlerësohej si hyjni. Plutaku e thotë “me gjuhën e atij vendi quhej Aspet”. Më këte thotë se “gjuha e vendit” ishte pellazgo-shqipja, “gjuha babare”, gjuhë e vendit27. Në gjuhën shqipe Aspet do të thotë “është i shpejtë”, pra aspet= â shpejtë=â spet.

Me interes të veçantë është fakti i pamohueshëm se disa fise ilire, si psh në Dardanë, Myzë e Frigji kanë banuar në Azinë e Vogël dhe konkretisht në Trojë, e disa kanë lëvizur pas rënies së Trojës, çka do të thotë se qytetërimi Mikenian nuk ishte fare “grek” dhe “helenë”, por pellazgo-ilir. Në shenjë të kësaj as Leneari (Drejtëvizori) B nuk mund të pranohet si “arritje e kultu-rës greke” apo “helene”, sepse për kohën që bënë fjalë Lineari B, grekët apo helenët nuk kishin ardhur fare në këtë rajon, por “endeshin diku nga Egjipti apo shkretëtirat e Saharasë”28.

Së fundi, asnjë shenjë e Linearit (Drejtëvizorit) A nuk dëshmon aspak për praninë e gjuhës heleniste sipas alfabetit fenikas të Kadmit, sepse kjo kohë është “e vjetër” për gënjeshtrat “greko-helene”. Nuk ka ekzistuar aspak prej vitit 2200-2000 p.e.s.-në vitin 133 p.e.s. e deri në kohën moderne gjuha e quajtur “greke” as “kombi” artificial i nënquajtur “grek”.

Referencë:

1. Shikoni po deshët te Spiro Konda, „Shqiptarët dhe problemi pellazgjik“, Eugen, Tiranë 1964 e 2011, faqet 485-486.
2. Xhyzepe Krispi, „Shqipja, nëna e gjuhëve (Gjuha e lashtë e zanafillës me të cilen fliste Homeri“), Plejad, Tiranë 2009, faqe 32.
3. Në të njëjtën vepër, cituar nga Malte-Brun, Vëllimi i 6, lib. 119, faqet 253-255, të dhënë në faqen 25.
4. Shiko atë vepër, faqe 40.
5. Shikoni edhe njëherë shkrimin e tij, në http://gazetainfopress.com/historia_arkeologji/thukididi-lufta-e-trojes-u-nga-pellazget-dhe-jo-nga-greket, të datës 13 Tetor 2016.
6. Shikoni po deshet artikullin shkencor të etimologut shqiptar Mili Butka, pa marrë parasyh se nuk futemi në gjëra të tjera, në http://www.etimologji.com/2017/03/02/cadmy_-academiku-i-pare-etimologji/.
7. Shikoni po deshët artikullin në faqen time elektonike e provizore http://www.brahimavdyli.ch/përdorimi-i-plist-dhe-interpretimet/.
8. Shikoni artikullin e Dardania Sacra, në formën e përsëritur: http://www.dardaniasacra.com/gjuha-shqipe-gjuha-e-pare-e-njerezimit/ e datës 21 qershor 2017.
9. Shikoni pak a shumë librin e Ali Eltari Lapi, “Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror”, Grand Prind, Tiranë 2008, faqe 52.
10. Shikoni faqen time provizore “Evropa e bashkuar dhe shqiptarët/Shpallime për Evropën e bashkuar dhe shqiptarët, prej gjenezës e deri më sot/Pjesa e XIII”, në http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-13/, apo Muharrem Abazaj, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, faqet 385-386-387.
11. Shikoni faqen time provizore “Evropa e bashkuar dhe shqiptarët/Shpallime për Evropën e bashkuar dhe shqiptarët, prej gjenezës e deri më sot/Pjesa e VI” sidomos pjesën e mbramë, në http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-6/ .
12. Më mirë shikoni te Ali Eltari-Lapi, libri cekur, faqe 53.
13. Po aty, faqe 54.
14. Shikoni faqet e tij, të njëjtit libër, 133-135.
15. Shikoni edhe pjesën time “Maqedonia shqiptare në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë, Pjesa X”, të dhënë shkurtimisht në faqen time provizore http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-10/ .
16. Besnik Imeri, „Epiri, një histori pellazgo-shqiptare“, Botim i autorit, Tiranë 2012. Faqe 14.
17. Po aty, e njëjta vepër, faqet 136-137.
18. Po aty, faqe 139.
19. Shiko librin Grup autorësh, “Mächtiges Rom/Grosse Kulturen, Glanzvolle Epochen”, Reader`s Digest, botimi origjinal, Paris 2000, botimi i parë (Gjermani, Zvicër e Austri), 2001, faqe 8-9.
20. Edhe njëherë shikoni librin e Fiqret Barbullushit, „Homeri-historia dhe racizmi“, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011, faqe 123, që i ka jo të mbledhura dukshëm dhe kështu, si i kam logaritur.
21. Po aty, faqe 125.
22. Shiko librin që e përmenda më lartë, „Machtigës Rom…“, faqe 9, poshtë.
23. Po aty, në faqet 52-53.
24. Krahasoni me Arif Matin, „Mikenët=Pellazgët…”, faqe 385.
25. Arif Mati, “Shqiptarët (historia dhe gjuha)- Odiseda e një populli parahellen”, Plejad, Tiranë 2007, faqet 19-20
26. Po aty, faqe 23.
27. Aqif Sali Tafa, „Dritësimi i historisë…”, faqe 108.
28. Po aty, faqe 107.