CILAT ISHIN LOJËRAT E FSHIRJES SË ÇDO GJËJE PARAPRAKE TË QYTETËRIMIT ILIRO-PELLAZG (I)

0
1794

Të nderuar/at bashkatdhetarë/e

Tani, po ua dërgoj pjesën e parë të studimit historik “Cilat ishin lojërat e fshirjes së çdo gjëje paraprake të qytetërimit iliro-pellazg-I.”. Ju lexone më pare dhe jepeni në faqen tuaj elektronike. Më vonë do t`ua dërgoj edhe dy-tri pjesët tjera. Shpresoj se do të jeni mire Ju dhe opinioni lexues…

Fotografitë janë këto:

1). Lokalizacioni i të ashtuquajturës “Greqi-Greece” nga i tërë kontineti i Evropës;
2). Afër 800 vjet para Krishtit është toka e ashtuquajtur “Greqia”, para ardhjes së plotë të dorianëve;
3). Hartë e Akajës, e marrur nga Bibla, ku nuk shihet fare “Greqia”;
4). Harta e vjetër e Azisë dhe Afrikës me popujt Akkad-Assirianë të kontinentit me popuj të ndryshëm dhe pak nga Egjypti, nga kanë rrjedhur së pari Dorianët;
5). Herakliu-Herakli, si fëmijë, duke shkyer gjarpërinjt e ardhur, pra armiqtë;
6). Kulti i gjarpërit nga Wikipedia për Babiloninë, pra kultura orientale-1;
7). Kulti i gjarpërit-nga Wikipedia për Babiloninë-kultura orientale-2;
8 e 9). Dy fotografi të mia, njëra me katror…

Përshëndetje të përzemërta,
Brahim AVDYLI

http://www.facebook.com/Brahim Avdyli
http://www.brahimavdyli.ch
http://www.a-d-s.ch (në leksikon)…



Brahim Ibish AVDYLI:

Në antikitetin e lashtë nuk është përdorur emërtimi i shtetit „Greqia“ për banuesit e këtij gadishulli dhe sot është mbushur bibliotekaria botërore me këtë emër „nacional“, i cili, shtyhet shekuj e shekuj përpara, me pa të drejtë, deri në antikitet, ndër mijëra autorë.

Banuesit e vjetër i kanë përdorur disa emra që i lidhte me “helenët”, dhe “graicoit” paralelisht. A është marruar prej latinishtes së një fshati që është quajtur me emrin „Graicoi“, apo nga tri “Graitë” që shikonin fatin e njeriut në Dodonën pellazgjike, nuk po e themi me këtë rast. Në periudhën latine fjala “graeçi”, po e themi në transliterimin e sotëm shqip, ka nëkuptuar banuesit e Dodonës, kultin dhe idolin e saj, por jo ate që ne e nënkuptojmë nga fjala “grekët”, vetëm se kjo fjalë asgjë nuk nëkupton për banuesit e këtij vendi, por për të huajtë, të cilët, e identifikojnë këtë vend, në anglisht “Greece”, pa u lëshuar në domethënien e mbrendshme. “Përkthimi” i fjalës brenda vendit bëhet “Helada”. Kjo fjalë nuk e ka të njëjtën domethënie me “Greece/Greqi”.

800 vjet para Krishtit – toka e ashtuquajtur Greqia
– para ardhjes së plotë të dorianëve

Për mendimin tim, emri „Helada“ është nxjerruar ngadalë prej tri fiseve të ardhura, si “ar/miq”, dorianët, assirianët dhe fenikasit, të cilën duanin me çdo kusht të shuanin çdo lidhje iliro-pellazge dhe qytetit Elada, një qytet i njohur iliro-pellazg. Periudha e shekujve, e shpallur „Epoka e errët“, 1200-800 para Lindjes së Krishtit dhe periudha arkaike 800-750-480 para L.K. apo para erës sonë, të cilën, ne do ta përmendim më tutje në shkrimin tonë, vijimësia politike e këtyre periudhave na mbetet pa dëshmi të caktuara.

Në këto periudha historike nuk ka as vijimësi historike, kulturore e tradicionale midis pushtuesve e parahelenëve. 1
Këtë e thotë me plot gojën e tij shekencore edhe Arif Mati, në veprat e tij2, prej të cilit është marrë. Por, ne po e marrim Aqif Sali Tafën, sepse ka mjaft gjëra të mira e shembullore, por edhe një periudhë të paqartësuar ndërmjet fakteve. Periudha e errët është e lashtësisë së ashtuqajtur „greke“.

Harta e vjetër e Azisë dhe Afrikës me popujt Akkad-Assirianë të kontinentit me popuj të ndryshëm dhe pak nga Egjypti nga kanë rrjedhur Dorianët

Nuk thuhet se e kujt ishte; a ishte një periudhë e popullatës pellazgo-ilire apo e të ashtuquajturve „grekë“ ose „helenë“. Këtu janë vitet 1100 deri në 800 para Krishtit dhe në asnjë shkrim nuk thuhet asgjë se për çka është krijuar kjo periudhë e çfarë ka ndodhur në këtë periudhë3. Po i logaritin prej 1200 e deri në 800 janë 400 vite të errëta për të këtë vend, sepse më 11834 p.e.s. ka rënë Troja e fillojnë të falimentojnë një nga një qytetet e tjera të fiseve pellazgo-ilire. Ky vend nuk thirrej „Elada Qendrore“, dhe e kishte një emër të vet. Ato udhëhiqeshin nga fiset, që ishin në superstrukturë. Pra, nuk ishte fjala për popullin, por ishte fjala për udhëheqësit.

Sikur të mos e kishim shkrimet e poemave të Homerit, të cilat i këndojnë lashtësisë së kohës së bronzit, nuk do të kishin asnjë fjalë të shkruar për 1200 vitet e lashtësisë para epokës së errët të së shtuquajturës „Greqi“5.

Por, ajo që nuk durohet tek asnjë historian e autor i periudhës klasike, madje një pjesë e tyre shqiptar, por edhe vetë Aqif Sali Tafa, është pseudo-fakti se në çdo shpjegim të kësaj periudhe të këtij vendi e thonë tekstualisht „Greqi“, e që nuk është e vërtetë, madje aspak e saktë.

Hartë e Akajve – e marrë nga Bibla – ku nuk shihet fare Greqia

Këtë emër e ka marrë shumë shekuj më vonë, pra pas vitit 1827, të cilën bota duhet që ta dijë, madje edhe manipulimet e ashtuquajtura „greke“, pra „heleniste“, e me anë të tjera “t`a krijojnë” shtetin e tyre në kurriz të tokave shqiptare dhe të Epirit Jugor apo të 4`200.000 arvanitasve, të cilët edhe sot gjenden aty. Të gjithë ata që do të shkruajnë për këtë kohë nuk duhet të bien pre e librave apo e literaturës që e lexojnë, tërësisht pa vetëdije, por të marrin baza historike të këtyre shkrimeve.

Kulti i gjarpërit nga Wikipedia për Babiloninë – kultura orientale

Pikë së pari ata që do të shkruajnë për këtë kohë, d.m.th. për kohën antike dhe mesjetare, duhet të mos harrojnë fjalën e Tit Livit, të vënë më të parën në libër, e cila thotë: „Të kaluarën është më e lehtë ta mohosh se sa ate t`a ndeçësh“6, e të mos na detyrojnë që të merremi edhe njëherë me këtë çështje dhe të sjellim edhe njërë faktet tona, të rrahura më parë.

Me sa duket, të gjithë janë të prirur të largojë syrin shqiptaro-ilir, pra pellazgo-ilir prej fakteve kryesore të tyre e t`a shpiejnë shekuj më përpara këtë çështje, pa e shpjeguar mirë të vetmin fakt, gjuhën e shkruar.

“Gjuha e shkruar” ka qenë gjuha fenikase dhe nuk është quajtur „gjuhë greke“, sado që kemi për këtë gjuhë mjaft të dhëna nëpër artikujt shkencor, dhe e kemi shpjeguar shumë herë. Në radhë të parë „gjuha e shkruar“ është gjuha e superstrukturës udhëheqëse, por jo e tërë popullit që ka banuar atje, sepse dy të tretat e popullit kanë qenë pellazgo-ilire, pra arvanitas e shqiptar dhe gjuhën e folur të tyre e kanë pasur deri në shekullin XVIII-XIX të erës sonë. Gjuha e folur ka qenë gjuhën shqipe. Kjo „gjuhë e folur“ është quajtur „gjuhë barbare“, pra gjuhë egër, me fjalë përkulëse dhe nuk është quajtur „gjuhë pellazge“. Pellazgët kanë qenë iliro-shqiptar, ndërsa superstruktura e saj udhëheqëse dëshironte që t`a denigrojë, t`a lë mënjanë, si të pa vlerë, çë-shtjen pellazge. Me këte i ka kooptuar të gjithë ata që do të ngriteshin në superstrukturë, sipas ndarjeve administrative, e jo shtetërore.

Sa i përket gjuhës së shkruar në të ashtuquajturën “Greqi”, ka qenë për ne gjuha fenikase e Kadmit, sepse atje nuk ka qenë e themeluar “Greqia”, të cilës vendasit i thonë sot “Hellada”, sepse kjo është themeluar më vonë, d.m.th. në vitet 1821-1827. Deri në antikitetin e vjetër kanë jetuar atje tri fiset: dorianët, assirianët e fenikasit, me ngjyrë të zezë si futa, të cilët i shpikin prej qiellit se edhe ata janë “helenë”, madje me gënjeshtra të thukta të gjenealogjisë familjare të tyre. Arif Mati e thotë mirëfilli se kush ka qenë Kadmi, dhe se ai nuk ka qenë pellazgë, por i martuar me iliren.

Kulti i gjarpërit nga Wikipedia për Babiloninë – kultura orientale

Kur janë shpikur “helenët” e parë janë shpikur nga Elada, e cila ka qenë iliro-pellazge. Bashkimi i fiseve krijonte një lidhje shumë më të vogël se sa është sot “Hellada”, e që shqiptarët dhe bota e quajnë “Greqi”, pa “u friguar” nga ky emër i krijuar artificialisht dhe pa u “turpëruar” për këtë “shpikje”.

Të ashtuquajturit “helenë” e quanin veten “mendjendritur” dhe nuk qenë fare si “grekët e rinj”, pas vitit 1000 të erës sonë, kur është reviduar gjuha e tyre e vjetër “helene”7 për të tretën herë.
Në qoftë se i shikojmë rrethanat historike të kësaj kohe, por edhe atyre të gjuhës pellazge, e cila është gjuha shqipe, do të kuptohet që gjuha e shkuar dhe e quajtur “gjuha helene”, nuk është tërësisht gjuha e sotme greke.

Përveç trikave të shumtë, të bërë për t`ia marrë “stafetën” gjuhës së folur shqipe, në të dy të tretat e popullsisë së atëhershme, të quajtur “pellazg”, kjo çështje erdhi deri në kohën ndarjes përfundimtare, në vitin 870-880 të e.s. të perandorisë Bizantine të Lindjes, e cila ishte katolike ortodokse.

Lokalizacioni i të ashtuquajturës Greqi – Greece – nga i tërë kontineti i Evropës

Vetëm në vitin 1000 të e.s. erdhi në pyetje dalja në dritë e “Enciklopedisë dhe Fjalorit Grek”, të cilën studiusit kanë të drejtë që t`a marrin prej botime-ve të shumta dhe prej botimive tona, por të kenë kujdes çka flasin.
Ne, po e marrim një shembull të autorit Aqif Sali Tafa, me dy shkollime të larta, e tani major të pensionuar të Ushtrisë së Shqipërisë, i cili thotë:

“Greqia edhe vetë ka ndërruar emrat disa herë, fillimisht Pellazgji, më vonë Greqi dhe së fundmi. Nga Europa njihet si Greqi, nga turqit Junani-stan, por sot shumicës greke i pëlqen të quhet Hellas8.

Është kjo shumë e qartë. Po shtojmë edhe një citat tjetër Aqif Sali Tafa, se mjaft autorë të antikitetit kanë vënë re se atje është një popullatë e vjetër e lindur në ato troje, pikërisht në Peloponez, dhe grekët i quajtën pellazgë, që kanë qenë afër pellgeve dhe e mbante emrin Pellazgji dikur9.

Vlenë të theksojmë Aqif Sali Tafën, poashtu Aristidh Kola, të përmendur në veprën e tij10, se këngën “O e bukura More” e kam kënduar edhe unë, si një fëmijë i përlotur, me fjalë prekëse, për PELLAZGINË, si të vetmen histori prekëse, deri në kohën e SKENDERBEUT, kur e ka udhëhequr Gjin Bua Shpata11, në luftë për çlirim kombëtar nga robëria turke. Arbëreshët, por edhe të gjithë shqiptarët, toskë e gegë, me lot në sy, kthehen nga fiset e tyre të moçme, do të thotë pellazge, dhe e nxjerrin dhembjen e respetin e tyre.

Vetëm banorët e siujdhesave apo ujdhesave të kësaj toke janë quajtur pe-llazgë. Nuk janë quajtur të gjithë popujt e jashtëm të këtij vendi, si trakasit, frigo-lidasit etj. të cilët janë të kombit të madh pellazgo-ilirë, me të njëjtën gjuhë-mëmë, gjuhën shqipe, që e kishte një emër, Albanët, si. p.sh në Itali quhen ALBA-LONGA, dhe AL-BA do të thoshte se e kanë alfabetin diellor (ALFA+BETA), i cili, sado që ka përpjekje për ta ringjallur është harruar, e të cilët ishin Yllir, sepse prireshin prej yjeve, deri në Azi të Vogël.

Ndërsa THOTI e ka ndërtuar alfabetin hieroglifik fonetik, duke pasur si çelës gjuhen shqipe. Zanafilla e ilirishtes shkon në kohëra më të vjetra se zhdukja e Atlantidës, rreth 12`000 vjet më parë dhe kjo na sjellë neve si rrjedhojë të pashmangshme korrigjimin e të dhënave historike, filologjike, etnologjike, korologjike, etj. që kanë rëndësi tepër të veçantë12.

Historia e njerëzimit nuk duhet të fillohet prej të ashtuquajturve “grekë” dhe latino-romakëve, por prej ILIRISË. Fakeqësisht ilirët shihen në margjinat greko-romak13. Etnikumi ilirik është shumë më i gjërë. Duhet të krijohet një model logjik dhe teorija historike do të ketë shtrirjen e vet faktografike.

Lashtësinë e pellazgëve, pra të pellazgo-ilirëve, e njohin të gjithë autorët e lashtë dhe i tipizojnë si parahelenë. Kjo ështe tepër e saktë. Ishin më së pari të njohur si ngrënës të lëndëve të lisave dhe lisi ka qenë simbol i pellazgëve të Dodonës, që ishte kryeqytet i kultit të pellazgëve, derisa u zbulua gruri14.

Ndër popujt më të njohur kanë qenë Pellazgët, Lelegët, Karianët, Lisianët, Tukret, Etruskët, Ligurët, Ilirët, Thrakët, Frigët, Filistinët, etj. pra, të gjithë nuk janë quajtur “pellazgë”, apo “pellgasë”, siq thotë Prof. Nezir Myrta, në veprën e pabotuar të tij, por të lënë në punimin e botuar “Shqipja-Illirishtja-Pellgazishtja”15. Dorëshkrimin e tij e kam në dorë16.

Të gjithë sa janë përmendur nga ne i kanë përdorur dialekte të së njëjtës gjuhë, të gjuhës mëmë, gjuhës shqipe. Kur i thanë vetes së tyre “Pellazgi”, është periudha pellazgo-ilire, të cilët ishin shqiptarë, me ndikimet e tri fiseve ardhacake nëpër ta, assirianëve; dorianëve e fenikasve, të cilët bënin vetëm përpjekje të vazhdueshme që të mbërrinin te pikat kyçe, por ishin pakicë. Këto vende nuk ka qenë e lehtë t’i fusin më dorë të tyre dhe asnjëherë nuk kanë arritur plotësisht që t`a kooptojnë, t`a shpopullojnë, t`a ndyshojnë prej bazës kombëtare të saj shqiptare, Epirin Jugor, deri në ditët tona. Aqif Sali Tafa e pranon se “Epiri nuk kishte karakter etnik grek”17, pra që nuk ka qenë etnike e kooptuar, me alfabetin e fenikasit, në një fazë ndryshimi, por as ata nuk janë “grekë të vërtetë”, sepse gjuha e tyre është gjuhë artificiale.

Edhe disa autorë të huaj, jo banor të këtij vendi, kur e thonë “Greqia”, nënkuptojnë “Hellada”, duke e menduar Dodonën pellazgjike, që ka qenë simbol i Pellagonisë, që shtrihej me besimin, jo me kombin. Natyrisht, këtë e mirëpresin fiset okupuese. Këta “të huaj” e marrin prej romako-latinëve, e nuk dinë t`i studiojnë emrat. Ata e marrin emrin GRAËT, që do të thoshte gratë, tri gratë, GRAIHI, GRAIHOI, GRAEKOS, GRAECIA 18, edhe në qoftë se nuk kanë mundur t`i distancojnë të konvertuarit përmes gjuhës së shkruar me alfabetin e fenikasit Kadmi, në “helenë”.

Pa marrë parasysh se Kadmi ndjeket nga pak nga të gjitha anët, i shpallin edhe mitet gënjeshtare, duke i vjedhur nga mitet, historia e gjuha shqipe, etj. dhe duke i shpallur qindra “histori” e “rrëfime” ngjarjesh, pa marrë parasysh se Elena pellazge ka qenë e njohur në histori me Akilin, duke e ngatërruar mitin e “Helenëve” e DEUKALACIONIN me “origjinën” e KADMIT, i cili ishte i zi, si futa, por i martuar me iliren, Harmonimë.

Ky emër, pra “Helenët” përmendët vetëm një herë te veprat e Homerit, dhe “Hellada” paraqet një krahinë gjeografike në fund të Thesalisë, që është një ndërfutje, por siç e nënvizon edhe Tukididi, në veprën e tj, “Arch. I, 3”, e cila nuk lidhet kurrsesi as me Epirin, e nuk e përbën një trung etnik të veçantë apo kombëtar, por një grup kulturor të përbërë nga një popullatë të ndryshme nga etnia. Në kohën klasike paraqet një ansambël familjesh. Ata nuk e përbëjnë një etnos, por e formojnë vetëm një genos, dhe këte e vërtetojmë te stërgjyshi i triluar i “racës së tyre”, “Heleni”. Veçanërisht grekët nuk figurojnë fare në këtë kohë, dhe as Graeci dhe Graecia, sepse për herë të parë janë përdorur nga ana e romakëve dhe kjo lidhet drejtëpërdrejtë me epirotët dhe Epirin, që janë ilir-pellazgë dhe shqiptarë19.

Të ashtuquajturit “helenë” apo “grekë” të periudhës paragreke, parahelene nuk mund t`u propozonin vendasve jo grekë apo jo helenë fenë e tyre, e cila ishte me origjinë orientale, sepse ishin pakicë shumë e vogël dhe Danai ka qenë i pari “helenë” apo “grek”, i cili është futur në këtë vend. Ai i porositë të gjitha bijat e veta që të adhurojnë altarët e shenjtë të të gjithë perëndive të këtushme dhe Herodoti, në veprën e V-së, 110, i përmend këta perëndi pellazge dhe rolet e tyre. Ai thotë, në faqen 52, të veprës së II-të, se emrat e perëndive “grek” janë marrë nga pellazët20.

Pra, fillimisht përdoret “Graeci”, d.m.th. gratë e Dodonës, duke e ndërruar me “Graikoi”, me prapashtesën “oi” të alfabetit fenikas të Kadmit, që bota sot e thotë për “Greqinë”, si shtet, me 1821-27, të e.s.: Greece/Greichenland21, e shqiptarët apo tërësisht arbërit, e nuk ndalen që t`a kuptojë domethënien e kësaj fjale; origjinën e saj; as për territorin që ka zënë, apo vendin dhe kohën në të cilin është përdorur, pra e mbushin edhe kohën antike. Ato në radhë të parë dallojnë diametrialisht me njëra tjetrën. Të parët kanë qenë të racës ariane, ilirë, pra pellazgo-ilirë; ndërsa të dytë janë të pasur dhe kanë ardhur me familjet e tyre, në këtë vend, që t`a pështjellojnë e t`a ndajnë.

Në tërë kohën e vjetër që ne e quajnë “greqi e vjetër” e deri në pushtimin romak strukturohet në epokën klasike prej shekullit VIII-VII p.e.s.. Atëherë lind edhe forma e parë e veçantë politike e organizimit të poleis-it22. A është kjo e afërt, poleis=qyteti, me pileus=plisi le ta dëshmojnë gjuhëtarët.

Në tekstet e mitologjisë së ashtuquajtur “greke” emrat e “danajve” e emrat e “helenëve” na dalin shumë më vonë dhe përdoren shumë rrallë, ndërkaq emri “grek” nuk figuron askund. Kurse emri pellazg është padyshim më i përdoruri në atë kohë, që disa historianë e quajnë “epoka greke”. Po kështu e kemi edhe prirjen e disa autorëve të sotëm (po e them: shqiptarë dhe të huaj) t`u atribuohet “grekëve të vjetër” dhe fare të pa qenë, i tërë qytetërimi pellazg paragrek23.

Për t`a ilustruar këtë konsideratë edhe tonën, po e marrim një statujë të vjetër të Herakliut/Heraklit të vogël, nga koha antike, duke i shkyer me dorë gjarpërinjtë, që tregon se pellazgo-ilirët nuk i kanë pasur si kult të tyre këta gjarpërinj, që dalin papritur nga toka, në të cilin është rrënjosur kundërshtari i Zotit të Madh, të quajtur me formën dialektore të gjuhës Zeus-Zot, që të shumtët autorë na e thonë se “është grek”, në vend se të thonë se “është pellazgo-ilire”, pra Iblisit, kryedemonit. Kadmi e ka pasur si kult. Shumë autor na servojnë se “ka qenë iliro-pellazg”, gjë që nuk mund të jetë. Lere për të zi, si futa, por edhe po ta studiojmë tërësisht, do ta gjëjmë lidhjen familjare me mbretërit e Fenikisë. Danaenët vinin nga Egjypti; Kadmenet vinin nga Fenikia24. Emrat e tre djemëve të Helenit, i morën emrat e parë, Eolianët (Eolos=Eolët) dhe Dorianët (Doros)…

Legjendat e rrejshme të Deukalicionit janë shumë më të vona25. Dorët janë një popullsi autoktone paradorianëve nga veriu i të ashtuquajturës me të padrejtë “Greqi”, të cilët i kanë nënshtruar semito-egjiptasit26. Hellenët e vërtetë vijnë nga veriu i vendit Epiri, nuk janë të ngjajshëm me “Helenët” e dorianëve, prej emrit të Helenit. Të shiqojmë në planin kronologjik, na del se adhuruesi i plakës së Dodonës, apo Perëndeshës Tokë, u zevëndësua me emrin Hella-Helles.

Ai zëvendësonte kultin e Greëve, Graia, apo Gruaja, që nënkptonte “grave plaka”, dhe të atyre që rrinin pranë këtyre grave, Graeci, dhe adhuronin matriarkatin. Ndërsa, për ne, “helenët” e dorianëve e fusin me dhunë kultin e patriarkatit. Ilirët, pasardhësit e dretëpërdrejtë të pellagëve, deri vonë e kanë ruajtur regjimin apo sistemin e matriarkatit27. Ndërsa Kadmos, është nip i Kadmosit të parë, birit të Agenorit, mbret i Fenikisë, është shpikës i derdhjes së metaleve që e bëri alfabetin fenikas, në të ashtuquajturën “Greqi”28.

Kadmosi fenikas, jo pellazgo-ilir, vërteton zanafillen semito-egjiptiane të spartakëve të quajtur ndryshe Dorianë29.

(Vazhdon në punimin vijues).

1. Aqif Sali Tafa, „Dritësimi i historisë/Pellazgët, paraardhësit tanë të lashtë“, Neraida, Tiranë, pa vit të botomit, faqe 100.
2. Arif Mati, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 385.
3. Shiko edhe faqet e Fiqret Barbullushit, „Homeri-Historia, racizmi“, Dita 2000, Tiranë 2011, faqet 146-147 dhe 182-183.
4. Po aty, 148
5. Po aty, faqen 147.
6. Po aty, faqe 9.
7. P.sh. shikoni pjesën time „Shpallje për Evropën,… Pjesa e XIII, (Pjesa e 13)“, në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch, apo të botuar në rrjetin e disa mediave elektronike, si p.sh. e datës 14 qershor 2015, në http://kolmarku.altervista.org/78-extra/352-evropa-e-bashkuar-dhe-shqiptaret-pjesa-e-xiii.html.
8. E njëjta vepër e Aqif Sali Tafa, faqe 156.
9. Po aty, faqe 158.
10. Po aty, faqja 279.
11. Shikoni artikullin „A eksiton kombi dhe kush e ka krijuar këtë shtet“, të botuar në mediat elektonike, apo të pubikuar edhe në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch/a-ekziston-komb-grek-8/.
12. Shikoni librin e Xhuzepe Katapanos, „Thoti fliste shqip“, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 16.
13. Shikoni librin e Agron Jahës, „Teorija ilire“, Burlage, Münster 2014, faqe 4.
14. Aqif Sali Tafa, e njëjta vepër, faqe 102.
15. Shikoni po deshët në punimin e Prof. Nezir Myrtës, „“Shqipja-Illirishtja-Pellgasishtja“ e datës 24 nëntor 2000, apo në punimin tim, „A ekziston kombi „grek“ dhe kush e ka krijuar këtë shtet, Pjesa e pestë“, e publikuar në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch/a-ekziston-komb-grek-5/.
16. Prof. Nezir Myrta, “Illiristika” (Iliristika), vepër e pabotuar, e daktilografuar, në format A4, rreth 500 faqe.
17. E njëta vepër e Aqif Sali Tafës, faqe 222.
18. Shikoni edhe njëherë te libri i Louis Benlow, Greqia përpara Grekëve“, Plejad, Tiranë 2008, faqe 351, apo artkujt e mi, „Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-shpalime për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët, prej gjenezës e deri më sot, 1-13“, e botuar në të gjitha mediat elektonike dhe faqen time provizore, sidomos pjesët e veçanta, https://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-8/; https://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-9/; https://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-10/; https://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-11/; etj.
19. Shikoni edhe njëherë, përveq punimeve të mia, te libri i Dr. Arsim Spahiut, „Orakulli i Dodonës dhe Epirotët (XX-II para erës sonë), Vëlllimi i I-rë, Mitologjia dhe feja Epirote“, Geer, Tiranë 2008, faqe 52-54, në titullin Helenët dhe Grekët.
20. E njëjta vepër, faqe 80.
21. Shikoni fjalorin e Langenscheides Taschenworterbuch- Englisch/Deutsch-Deutsch/Englisch, faqe 619.
22. Citojmë nga Dr. Arsim Spahiu, vepra e cituar, faqe 158, sipas G.J.Bellinger, „Encyclopédie des Religions“.
23. Citojmë Dr. Arsim Spahiun, nga e njëta vepër, faqe 158-159.
24. Shikoni thënien tektuale të Arif Matit, nga vepra e njohur e tij, „Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme“, Plejadë, Tiranë 2008, faqe 361.
25. Po aty, faqe 370.
26. Po aty, faqe 388.
27. Po aty, faqe 400-401.
28. Po aty, faqe 419.
29. Po aty, faqe 420.