CILAT DOSJE DO HAPEN?!

0
516

AV. XHABIR ZEJNUNI

​Rastësisht, ndoqa një video të Zotit Nebil Çika rreth problemit të hapjes së DOSJEVE të Sigurimit të Shtetit (dhe jo ish!).

Më la një shije shumë të hidhur mënyra e trajtimit të temës në fjalë.
Ky fakt, më shtyu të bëj një reflektim modest.

Në lidhje me deklaratën e malësorit, duhet ditur një fakt. Pushtuesi më i tmerrshëm, është pushtuesi me të NJËJTIN GJAK. Rasti i Shqipërisë, është më emblematiku.

Antikomunizmi, nuk bëhet vetëm me falje, referate, kumtesa apo me ankime. Aq më shumë sot, duke pasur parasysh faktin se dje komunistët sunduan me pushkë. Kurse sot, komunistët sundojnë me pushkë dhe me para. U treguan shumë të mençur po ashtu komunistët kur e zvarritën në kalendat greke zhdëmtimin monetar të të persekutuarve politikë. Arsyeja dihej.

E ka thënë shumë bukur para më se 200 viteve bankieri çifut Mayer Amschel Rothschild me një deklaratë profetike: “Më jepni kontrollin e monedhës së një kombi dhe nuk kam asnjë problem në lidhje me ligjet e tij”. Dhe komunistët, nën shembullin e Rotschildit, e kontrolluan dhe po e kontrollojnë akoma paranë. Diçka dinte edhe Ramiz Alia në lidhje me këtë problem! Pasojat dihen. E djathta, është e përçarë jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe për arsye se ajo është e gangrenizuar brenda nga komunistët!

Sigurisht që komunistët do sundojnë, përderisa klasa e përmbysur nuk arriti të marrë pushtetin. Pushtetin, ajo nuk kishte si ta merrte me falje dhe me lutje. Por, me protesta dhe me demonstrata ditë e natë, në sheshe e në institucione. Qoftë edhe duke paguar çmimin më të lartë, që është GJAKU. Pasi, askush nuk ta jep kurrë pushtetin në tavolinë.

Amerikanët, patën fatin e mirë të mos ishin nën komunizëm, për faktin e thjeshtë se komunizmi i përgatitur në kuzhinat çifute amerikane, u “servir” në Europë. Më parë në Rusinë feudale. Pasi në vendet feudale, komunizmi “lulëzoi” më lehtësisht. Përfshirë edhe Shqipërinë.

Si mund të jetë parti antikomuniste PD-ja, e cila u krijua nga komunistët, spiunjtë dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit?! Futja (përkohësisht!) në kupolën e PD-së e disa të persekutuarve “doc”, ishte vetëm një tymmajë për të mashtruar të persekutuarit e vërtetë politikë.

Tani pas 30 vitesh të hapen dosjet?!
Le të kalojnë edhe 30 vite të tjera dhe masakrat komuniste do ju tregohen vogëlushëve si përralla nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre komunistë.

Komunizmit, ja zgjatën jetën pas vitit 1990 në radhë të parë të persekutuarit politikë me parullat e tyre nënshtruese (ose të “sugjeruara nga lart”!), si “Le të falim vëllezër e motra persekutorët tanë”, “Boll me gjakderdhje”, “Ai që fal, është më i fortë se sa ai që vret”, e përrralla të tjera të kësaj natyre.

Vazhdimi i sundimit komunist, nuk është vetëm pasojë e “njeriut të ri”, por kryesisht e lënies së Ramiz Alisë në krye të ndryshimeve demo(n)kratike. Për fat të mirë, në Rumani ndryshimet demokratike nuk ju lanë Çausheskut(….)!

Si mund të dënohen krimet staliniste 70 vjeçare? Kurse krimet nazi-fashiste u dënuan më lehtë për faktin e qenies pak vite në pushtet të atyre. Kur do i bëhet Nurembergu komunizmit? Kurrë.

Komunistët, tashmë nuk i zhgul askush nga pushtetit shekullor. Tani, në pushtet janë pak nga brezi i vjetër dhe më shumë nga brezi i ri me bij dhe me nipër të etërve dhe gjyshërve.

Nuk janë aq budallenj pozita dhe opozita majtiste të afrojnë në pushtet opozitën e vërtetë.

Pse nuk përmendet emri dhe mbiemri e ish Ministrit PD-ist dëshmitar?
Pse nuk thuhet emri dhe mbiemri i personit që paska kërkuar “Çertifikatën e Pastërtisë”? Kush e firmosi këtë “Çertifikatë Pastërtie”?

Cili është personi me pseudonimin “Telefoni”, që mori “Çertifikatën e Pastërtisë”? Pse nuk u kallëzuan në Prokurori personat përgjegjës, që thyen ligjin në lidhje me “çertifikatat e pastërtisë”?

Lustracioni (Ligji Nr. 10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”), ishte një ligj i aprovuar me shumicë të thjeshtë prej PD-së dhe i hartuar në atë mënyrë që ta hidhte poshtë Gjykata Kushtetuese. Pas kërkesës së PS-së (…..)! Në këtë mënyrë, PD-ja lau duartë si Pilati! Dhe surratin e komplet politikës.

Me çfarë fytyre janë akoma agjentë aktivë sot (ish!)spiunët e Sigurimit të Shtetit? Kaq të nevojshëm dhe të domosdoshëm na qënkan ata sot? Ata agjentë aktive, po mbajnë akoma sot në pushtet komunistët në Shqipëri.

Cilat dosje të hapen atëherë? Vetëm dosjet e cironkave? Pasi dosjet e peshkaqeneve nuk hapen dot. Ato dosje, nuk janë në arkiva, por tjetërkund!
Janë garantistë sot ata persona, që menaxhojnë organet e kontrollit të dosjeve? Them se jo. Mjafton të kihen parasysh emrat e tyre.

Kush do ndëshkojë sot dhe kë? Komunistët që janë në pushtet?
Kush është hetuesi (dhe i biri i tij eksponent të lartë të PD-së!), që torturoi inxhinierin e naftës dhe që i çoi vajzat e tij në Hetuesi si presion për të firmosur ai me dhunë?
EMRAT dhe MBIEMRAT ku janë?

Hapja e dosjeve nuk ka mbase asnjë problem. Por, problemet krijohen artificialisht. Se po u hapën dosjet, atëherë shumë gjëra thjeshtohen. Ai që ka persekutuar, të kërkojë falje dhe të vihet mënjane dhe pa asnjë pasojë. Askush nuk po kërkon varjen apo pushkatimin e tyre. Por, jo që persekutorët komunistë të jenë akoma në pushtet dhe të pretendojnë FALJEN e të persekutuarve politikë si një DETYRIM ndaj tyre.

Pra, një persekutor mund të bëjë profesionin e tij, që nuk ka lidhje fare me politikën, por jo që ai të merret ekskluzivisht me politikë dhe të jetë pjesë aktive e KUPOLËS së drejtësisë.

Në lidhje me bombën në Ambasadën Sovjetike dhe me pushkatimin pa gjyq të 21 viktimave te pafajshme, pse nuk bëhet sot një kallëzim penal ndaj Shtetit. Pasi shteti ka vijimësinë e tij, pavarësisht krahut politik dhe duhet të përgjigjet për këto krime gjithmonë. Krimet ndaj njerëzimit nuk parashkruhen kurrë.
Në lidhje me pushtetin e katërt, që është MEDIA, pse nuk bëhen publike emrat e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit? Sigurisht që është e domosdoshme edhe hapja e dosjeve të gazetarëve. Kur do hapen ato?

Më në fund, na doli edhe Ardit Gjebrea spiun i Sigurimit të Shtetit. Ose një cironkë. Pavarësisht impaktit të tij mediatik. Por, pseudonimi i tij nuk na u tha sa për kuriozitet!

Kush është pinjolli i drejtuesit të lartë të Sigurimit të Shtetit që sot është personazh publik?
Cili veting në drejtësi të bëhet?

Më parë duhet të bëhej vetingu në politikë, pasi është politika ajo që zgjodhi apo emëroi këtë drejtësi të njëanshme dhe të korruptuar, e cila nga ana e saj u kthye në mbrojtëse dhe legjitimuese të kësaj politike të kalbur.
Askush nuk do ftojë të persekutuarit në pushtet. Ata mund të vijnë në pushtet vetëm me vendosmërinë e tyrë. E kanë ata këtë vendosmëri?! Dyshoj se jo!

Kush do bëjë sot lustracionin? Komunistët? Pushteti i tyre, tashmë është i konsoliduar dhe i garantuar.
Kjo falë edhe të persekutuarve politikë.
E gëzofshi(m) komunizmin.

Komplimenti.