Cila shtatore është më artisitike e Anton Çetës dhe meriton të ekspozohet?

0
727
Anton Çeta - shtatore e punuar nga Fatmir Hoxha

Anton Çeta – shtatore e punuar nga Fatmir Hoxha

Ilir Muharremi, kritik i artit

Ishte pajtor i gjithë shqiptarëve. Njeri human dhe intelektual. Plak i urtë i cili kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Ftyrya e tij qe e buzëqeshur me një buzëqeshje të lehtë dhe dorën gjithmonë e kishte zgjatur për pajtim. Pastaj karakteri i tij ëngëllor, shkëlqimi në sytë e tij, pafajësia, të gjitha këto elemente duhet të vërehen në fytyrë në skulpturën e tij e cila me vite nuk po gjen lokacion për tu vendosur. Përveç kësaj artistët duhet të integrojnë edhe anën kreative, artistike të tyre.

Në rrjetin tim social Facebook, kam publikuar dy punë: njëra është nga profesori Fatmir Hoxha, tjetra nga artisti Agon Qosa. Të dy kanë punuar humanistin tonë Anton Çeta. “Dy shtatore të punuara për Anton Çetën. Njëra është nga profesori Fatmir Hoxha, ndërsa tjetra nga Agon Qosa. Cila sipas jush duket më artistike, dhe më e ngjashme me figurën e Çetës dhe meriton të ekspozohet?”. Ky ishte postimi im i plotë.

Komentuesit kanë shprehur mendimet e tyre duke debatur mbas ngjashmërisë dhe artistikes. Në komente mendimet e tyre kanë shprehur, artistët, skulptorët dhe ambasadori i Kosovës Sylë Ukshini i cili ka votuar shtatoren e Fatmir Hoxhës: “Edhe mua me duket kjo e poshtmja, pra e Fatmir Hoxhes” ka shënuar ai. Vërehet se asnjëri nuk ka mbajtur ndonjë pozicion shoqëror ndaj artistëve, por janë shprehur hapur në komentet e tyre. Më poshtë po ju sjell disa nga komenetet të cilat vlerësojnë më shumë punën e profesorit Fatmir Hoxha. Ata fokusohen te ngjashmëria ana artistike dhe ajo natyrale.

Anton Çeta – shtatore e punuar nga Agon Qosa

E dyta. Edhe me autentike, edhe me artistike. E para si UFO, pra e Fatmir Hoxhës
Mendim i imi sesht mir mu krahasu pun per arsyje secili e shpre ne trajten e vet punen
Fatmir Hoxhes
Neqoftese do ta perjetesosh bacen Anton kte e ben vetem 2 (dyshi). E Fatmir Hoxhës
Kjo e dyta duket ma bukur.. E Fatmir Hoxhës
Ne foton e dyte eshte shtatorja e Fatmir Hoxhes. Ajo eshte e mrekullueshme. Nderjaq e para nuk i ploteson kushtet as minimale.
E dyta definitivisht…
Asnjera
E dyta. E Fatmir Hoxhes
Me pak nderhyrje (permirsime) kjo do ishte e mahnitshme. E Agon Qoses
e para. Vec paska nevoje edhe pak te kryet me e punue pak ma shume. E Agon Qoses
Mbase janë të vetme edhe pse ndoshta nuk plotësojnë kriteret e opinion të gjerë! Këto janë vepra artistike edhepse mund t’i mos i pëlqej ndokujt, ato spaku janë dedikuar Anton Çetës me emrin e tijë. Urime për autorët.
Mua me duket fotoja e poshtme me e arrire, edhe pse te dyja kane nje pune kolosale dhe me shume dashuri. Urime autoreve. E Fatmir Hoxhes
Edhe mua me duket kjo e poshtmja. E Fatmir Hoxhes.
Statuja poshte eshte me origjine por, njera ose tjetra vetem ne te vendoset para Rektoratit te Univerzitetit te Prishtines… sa me pare aq me mire …!
E Fatmir Hoxhes