CILA ËSHTË POETJA RABIJE BYTYÇI…

0
1801

Shkruan Prof. Zymer MEHANI

“…m’i vranë vargjet, por jo shpirtin!
(Rabije Bytyçi)

Poetja Rabije Bytyçi u lind në fshatin Radost të Rahovecit, më 20 .5. 1965. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, me sukses të shkëlqyeshëm dhe me sjellje shembullore, kurse shkollën e mesme, në Rahovec. Gjatë shkollimit, u mor edhe me aktivitete të lira kulturore, me shkrime, me recitime, vallëzim etj. Prej vitit 2000 nisi të punojë në Organizatën Humanitare Gjermane “Lahen Helferin” në kuadër të KFOR-it, në kontigjentin e CIMIC-ut gjerman, ku u dallua për rezultate të larta në punën e saj shumëvjeçare.

Për punën me zell, gjatë kësaj kohe, Rabije Bytyçi u nderua dhe u dekorua me shumë mirënjohje, si Citat, mars 2002, nëntor 2004, maj 2005, tetor 2008, nëntor 2010. Me iniciativën e saj dhe të organizatës ka siguruar donacione për ndërtim shtëpish, por edhe forma tjera të përkrahjes për shumë familje pas luftës.

Rabije Bytyçi me shkrime filloi të merrej qysh heret, që nga bankat e shkollës fillore, por fatkeqësisht, shumë shkrime të saj u zhdukën gjatë luftës. Për këtë fatkeqësi autorja shpesh thotë: “….m’i vranë vargjet, por jo shpirtin”.
Edhe pse një thesar i krijimtarisë poetike të saj u zhduk, Rabije Bytyçi nuk u dorëzua asnjëherë, por vazhdoi sërish të merret me shkrime, kryesisht me poezi. Vëllimin e parë poetik “Rrugë jete” e botoi më 2014.

Rabije Bytyçi, kudo ku mori pjesë nëpër manifestime të ndryshme kulturoro-poetike korri suksese. Këtë më së miri e dëshmojnë shumë mirënjohje që iu ndanë kësaj poeteje të spikatur. Ajo është shpërblyer me mirënjohje në Orën Letrare Tradicionale, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj, në Malishevë, më 3 prill 2014; në Gjakovë, më 3 maj 2014, në Konkursin e Poezisë “Në rrugëtim me Yllka Domin, poete dhe dëshmore”; në Prekaz, më 27.9.2014, në Manifestimin “100 mijë Poetë për Ndryshime-Poetët e Kombit Apelojnë”, për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në orën letrare “Prekazi 2014”, me moton: “Kërkojmë zbardhjen e fatit të të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë”. Është fituese e Çmimit III në “Flaka e Janarit”, Gjilan, 30 janar 2015. Në Prizren, më 17 shkurt 2015 u nderua me çmimin “Xhemil Doda”. Është fituese e Çmimit II në Orën Letrare “Fryma e Lirisë” në përkujtim të Xheladin Gashit- Komandant Plaku, mbajtur më 22 mars 2015, si dhe fituese e Çmimit II në Gjakovë, në Konkursin Letrar “Në rrugëtim me Yllka Domin, poete dhe dëshmore”.

Rabije Bytyçi një cikël poetik e ka botuar edhe në portalin “AKLLAP”, “ në gazetën “Bota sot”, në “Bushat”, në gazetën “Nacional”, “Atunis” etj.

Laurohet edhe me Imazhin Kombëtar Shqiptar për Poezi, laureate e vitit 2015.
Ka dhënë shumë intervista nëpër mediume të ndryshme, si televizione, radio etj dhe me poezitë e saj është përfshirë në katërmbëmbëdhjetë antologji poetike.

Plus Mirënjohje të panumerta dhe atë në “Ditët e Azem Shkrrelit” tash në 2017 në Gjermani dhe cmim 2016 “Peja poetike” Nga mërgata “Papa Klementi 2” Suedi dhe poezi te botuara në revistën “Dituria” Suedi, ne revisten “Fjala” në gjuhën turke e tj.

Rabije Bytyçi është sekretare e “Galaktika Atunis” dega në Prizren dhe anëtare e IGFM dhe nënkryetare në Shoqatën “Çamëria” , dega në Prizren.

Kjo poete, së shpejti do të dalë para lexuesve me librin e saj të radhës, që për momentin e ka në dorëshkrim.
Rabije Bytyçi është bashkëshorte, nënë e katër fëmijëve ( një vajzë dhe tre djem). Jeton dhe vepron në Prizren.