Cikël poezishë nga Nafi Çegrani

0
712
Nafi Çegrani

Nga Nafi ÇEGRANI

ËNDRRA IME !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
kur ike, të rrëmbyen horrat,
të shanë e të vranë,
gjymtyrë sakatosur,
dhe me shpirt syrgjinosur,
të akuzuan dhe dënuan –
në burgje të dëbuan !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
apo i ke harruar
gjithë ato vite që shkuan,
si lumi në detë,
horrat nuk të linin të qetë…
I pafajshëm i përmalluar,
edhe vargje ti ke shkruar!

Dhe tani që je plakur,
edhe jeta nxitoi hapin
vite të trembura nga vrrapi,
flokë të thinjura prore –
si kaçule dëbore,
ëndrra ime burrërore !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
edhe ëndrrat ikën me erën
gjethe vjeshte ranë eskime,
ikën vitet andej pas shpine,
e ti erdhe me kokë të thime,
i ri shkove në behar,
plak u ktheve mjekër bardhë,
ashtu i krrusur del te dera
dhe pyet: vallë ka ardh pranvera?!

TE MOLLA E KUQE !

Një shekull në pritje kaluan
sllavët mizor
Danubin donin me kaluar
me bajoneta e hanxharr në dorë
me vdekjen erdhën akull e dëborë
Ballkanit iu vërsulën të tërbuar
me bandat e tyre si bisha,
dogjën xhamia e kisha…

Te Molla e Kuqe u vëndosën,
çdo gjë të gjallë gjakosën,
themele e varre groposën,
nga andej shqiptarë dëbuan,
na dogjën vatra e kulla,
n’ato troje vdekjen derdhën,
sllavët tatar këtej erdhën,
edhe zogut ia dogjën çerrdhen,
dogjën kasolla e shtëpi
vranë e plaçkitën kope e bagëti,
dogjën stane, e varret i bënë hi…

Heej, Molla e Kuqe është jona,
këtë e di historia dhe bota,
e di Amerika dhe Europa,
e dinë Franca dhe Gjermania,
Belgjika dhe Turqia,
e di edhe Anglia,
e dinë bota mbarë
se tek Molla e Kuqe
që nga lashtësia –
këtu, kanë jetuar shqiptarë…

Përtej kohërash të shkuara
erdhën sllavët e na dëbuan,
edhe arrat mbetën djerrinë
na i grabitën kopshte dhe shtëpi,
mbetën gjurmë themele e varre
lotë në sy nga vdekjet mizore,
plagët tona shekullore !

TE GURI I JORGOVANIT

Gjithandej në Çamëri
nga Arta në Prevezë
ndjej aromë dhe nostalgji
Nga Janina e Alisë
kërkoj gjurmët e historisë
gjethe bliri dhe ullinj,
gjeta këngët e pakënduara
luledielli mall i mrekullisë
gjeta vragët e përvëluara
varre të djegura të shqiptarisë
atje te Guri i Jorgovanit
janë perlat e Çamërisë
në Janinë është vatani,
tokë e larë me gjak shqiptari !

PËR NJERIUN

Kushtuar Bilal Xhaferrit

Cili burrë është si Bilal Xhaferri,
miqte e mi..?
Cili burrë është si Hekuran Halili,
miqtë e mi..?
pse klith njeriu, miqtë e mi,
për Kosovë e Çamëri..?

Po ngjyrën e njeriut e dini, miqtë e mi..?
Unë, poeti them.
Është njerëzore të jesh NJERI..!

BALADË PËR GJYSHIN

Gjyshi im martuar me kujtimet maleve,
me pranga kremtoi vitet e ikur.
Dhe priti pushkatimin .. me syrin aspak te frikur,

Jetës i tha, s’ka dhimbje
se vdekja për liri e ftoi.
I përulem hijes së tij…
forcën e tij kurrë nuk harroj.

Gjyshi mbolli farën në majë guri,
nuk ëndërroi pallate të ngritur.
Grunjëra mugulluan në tokat,
livadhe me bar të kositur.

SHIU I LULEVE

Vasha harron hijen e vet,
nën urë mbeti akuareli pa bojë..
Nga libri i poetit nxjerr vargje,
për dashurinë nesër të lexojë..

Të lexojë dhe fytyra të qeshë
si shiu mbi lule lë vlagë.
Si era flokët përkëdhel
edhe dashuria mbetet në varg..

ËNDRRA IME !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
kur ike, të rrëmbyen horrat,
të shanë e të vranë,
gjymtyrë sakatosur,
dhe me shpirt syrgjinosur,
të akuzuan dhe dënuan –
në burgje të dëbuan !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
apo i ke harruar
gjithë ato vite që shkuan,
si lumi në detë,
horrat nuk të linin të qetë…
I pafajshëm i përmalluar,
edhe vargje ti ke shkruar!

Dhe tani që je plakur,
edhe jeta nxitoi hapin
vite të trembura nga vrrapi,
flokë të thinjura prore –
si kaçule dëbore,
ëndrra ime burrërore !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
edhe ëndrrat ikën me erën
gjethe vjeshte ranë eskime,
ikën vitet andej pas shpine,
e ti erdhe me kokë të thime,
i ri shkove në behar,
plak u ktheve mjekër bardhë,
ashtu i krrusur del te dera
dhe pyet: vallë ka ardh pranvera?!

FATI I ZHURITUR !

/ Për fatumin tragjik të NJERIUT /

Ç’ është fati i njeriut në jetë
një ëndërr e largët
apo mejtim –
gjethe portokalli mbeten kujtim !
I ikur me stinët e bukura
degëza jorgovani
shkuan shumë vite shqim
e ballin plotë rrudha
që në vite t’i lagu shiu
e në dej të dogji malli
si prrush zjarri –
në krahror akull acari…
Ç’ është fatumi dhe tragjika
kur njeriu flijon vitet
dhe sonatën e rinisë,
me rritmet e valles që hiqet
sa një shekull,
e jeta nuk duket fare
as në horizontin e portokalleve
ëndërrimet dhe kujtimet t’ i vodhën
hajnat e natës…!
Por, jeta duhet të ketë një KUPTIM
si pranvera kur nis me dalë,
si stinët kur nisin në agim –
me lule të bardha e të kuqe në ballë!
Fati i NJERIUT akull dhe acar…

LULEDIELLI …

Luledielli ka Çamëria
përplotë nektar
vreshta me kalavesha zvarë
ara të mbjellura në çdo anë,
aty rriten luledielli
me sy kah qielli,
çdo gjë duket madhështore
në tokat tona pjellore !
Bukë grunjerash ka Kosova,
pemët piqen nis agu me dalë,
kurrora malesh sa u gëzova,
kemi detin valë-valë !
Tokën tone e pjek dielli,
plotë pemë dhe perime,
zemrat tona i ngroh dielli
kemi mall dhe shumë kujtime.
Të bardhat tona begatore,
edhe Pollogu i ka plotë,
piqen frutat me ëmbëlsi
rriten bjeshkët barritore
një pikë loti mbajm në sy
për Kosovë dhe Çamëri…!

KUR DOLA NGA BURGU

Tani që dola nga burgu
me vite të kërusura e stinë të thinjura.
Të heshtura pa fjalë me një dorë në zemër,
do t`më tharrasin vallë të gjithë në emer..?

Vallë, nënën a do ta kem gjallë,
një brengë nuk duhet ta harroj!
Dhe tani që dola nga burgu i zi,
vite tmerri pa emër, nuk dua ti kujtoj,

Jam i përvuajturi njeri…
ruajta dinjitetin tim të dlirë.
Me një këngë të thyer në gji,
edhe pse hoqa të zitë e ullirit njëmijë.

Unë Feniksi i përlindur ushqim,
dhe përsëri mbeta Njeri.
Që pash vdekjen me sy..
i vuajtur i përbuzur në pafajësi…

* * *

Shpirti venitej e venitej si qiri,
në skëterrë e në vetmi… qendroja.
I hastretuar për një rreze dielli,
i përmalluar për një copë qielli.

Ditët mu dukën të gjata lum,
netët të thella si pusi në verë…
Duke ëndërruar një pritje të gjatë..
do ti doja stinët të ishin veç pranverë.

Rininë burgjet e dashuruan,
e rrëmbyen në lule te saj…
Unë jam njeri e kam një emër,
të pastër krenarinë dua ta ruaj..

KRROI NË DEJTË E MI…

Në skaj të kopshtit kam një arrë,
më andej një hije bliri,
në skaj të fshatit një ujëvarë
rriten grunjerat ngjyrë floriri.
Në mbrëmje vere gjer vonë
në mua krroi shushuritë
buzë malesh gurguron
edhe shpirtin ma shndëritë!
Natën pinë ujë Zanat,
e kreshnikët rendin në male
defatorja po heq valle
dhe bareshat po këndojnë.
Me agimet vijnë të bardha,
edhe fylli po jehon,
në skaj të kopshtit po çel dardha
një shqipe mali larg fluturon !
Në skaj të fshatit një ujëvarë
derdhen shikimet nga ata sy,
mallë për verën që ka me ardhë,
gurguron krroi në dejtë e mi…!

Shkodër, 22.09.2016

DIELLI NË SHUPLAKË

I rrethuar në çdo anë me maje malesh,
Edhe bjeshka mbetet lehonë
Midis sheshit në luadhe barri
Ka plotë aromë trëndafili

Mbi suka shkëmbi çel tërfili
Ajo ec këmbë zbathur brigjeve
Dhe gishtërinjt marrin lulëzimin
Në këtë ditë të bardhë
Dielli ka dal në maja
Mrekullitë e shpirtit përbirohen
Si një rreze që mban rrethimin
E vasha shikimet derdh si luledielli
Dielli i zbret në shuplakë
E në faqe të saj bulon trëndafili
Aromë e përflakë aty përbirohen
me shikimet e mia
Të rrethuara në gjinjt e saj
Të gufuara si dy toptha zjarri –

E diellin e merr trishtimin !

POETIT TË MJERIMIT

/kushtuar Migjenit/

Këndove poet, këndove
për bijtë e shekullit të ri
drejtësi kërkove –
ligjërove me zjarrin në sy!
Këngët tua ndërgjegje njerëzimi
e ureje skllavërimin,
vargjet tua frrymëzim ngadhnjimi,
poet mjerimi :
legjendën për misër thurre
-Perëndi i vërtetë,
misër i dëshiruar
vuajtje e mallkuar:
kafshatë që nuk kapërdihet
gjaku acar në dejtë tkurret…
akull ngrihet !

Si kandili u bëre fli,
u dogje prrush dhe hi
për kohën e “shekullit te ri”
Një grrusht të fortë kërkove
t’i bije malit m’u në zemër
si vigan thirrjet lëshove
Ti shkruajte Vargjet e lira,
këngët e ringjalljes shqim,
u dënese pa përtim –
Ooo poeti im,
për laviret dhe lypsat u përgjërove
për lagjen e të varfërve u mejtove,
për dendisjen dhe mjerimin
për jetën dhe vdekjen
u bëre pre –
këngët e fundit këndove,
lajmtar i jetës dhe kohës së re !

AMANET VËLLAUT

Kudo që të jesh vëllau im
në burg ose në mërgim
i përndjekur ose përmbysur
i pranguar dhe i përbuzur,
i ndaluar dhe i dëbuar –
Ti vëllau im,
je si shkëmb i patundur.
qëndrro i pathyer
edhe nëse të kryqëzojnë
si Prometheun,
e sorrat t’i shkyejn mëlqinë,
Ti qëndrro
dhe ruaje pikën e fundit të gjakut
në dejt tua të molisura,
ruaje UNIN tënd,
i vuajturi vëllau im,
i dergjur-
në stuhitë e jetës shqim…!

KOHË TË LIGA

Kohët ndrrohen edhe njerëzit
si stinët e motit
venë e vijnë vërdallë
herë me erë e stuhi,
herë si deti me valë
vijnë e shkojnë stinët e motit
dhe pranvera s’ do me dalë !
Gjatë periudhave shekullore
Fise nomade erdhën në Ballkan
erdhën keltët e grekët,
romakët e lashtë dhe gotët,
avarët dhe pellazgët,
ilirët dhe arbëri aty ishin
… erdhën sllavët,
bizantët Cara e kralja,
erdhën dhe ikën regjime e pushtetarë,
sulltana e pashallarë –
u ndrruan shekuj e mote,
luftërat kapluan në çdo anë,
beteja për Ballkanin u bënë
u derdh gjaku si prej kurbani,
fëmijë mbetën me gjymtyrë të thyer,
kush pa baba e kush pa nënë,
u dogjën shtëpia dhe vatani,
njerëz të vrarë nuk ju dihen varret,
pa çka se ,,demokracia,, ka ardhë ?!
Kohët ndrrohen edhe njerëzit,
venë e vijnë brezat dhe fise
si stinët e motit që ikin
vrragët ende nuk janë tharrë
aromë gjaku plagët myken
edhe gjethet e ahut bien
si vjeshtë që fundi nuk i dihet,
edhe malli i djegur si zjarr ,
si eshkë,
vallë pranvera ka me ardhë,
dielli plagët a do i rreshkë…!?!
Nafi ÇEGRANI
03.03.2017

KUSH E VRAU GJENERALIN ?

Në kaltëritë e qiellit të hapur dielli vezullonte me rrezet pingull.
Një shqiponjë fluturonte ngadalë dhe me aq krenari mbi sukat e Karadakut,
duke bërë disa rrethe qarrkore madje mbi kreshtat plotë kurora të Sharrit,
dhe me një madhështi të veçantë nisi fluturimin në drejtim, përtej horizontit
kah perëndimi, drejtë LUGJEVE TË VERDHA,
atje ku zhvillohej beteja…
Atë ditë, a thua vallë ka ndodhur tradhëtia?
KUSH E VRAU GJENERALIN ?!? Kush? Pse e vranë?
Por, Ai mbetet i gjallë… !