CIKËL POEZISHË NGA LIBRI “PANDEMIA 2020” – NAXHIJE DOÇI

0
185
Naxhije Doçi - Pandemia 2020

CIKËL POEZISHË PËRZGJEDHUR NGA LIBRI “PANDEMIA 2020”
(BOTUAR MË 31 DHJETOR 2020) – AUTORE – NAXHIJE DOÇIPRISHTINË
Naxhije Doçi

VETIZOLIM PËR SHPËTIM JETE

O ti qiell i bekuar
kulm hirëplotë gjithësie
i paskaj në vrojtim syri
me thellësinë hyjnore parametrave të pasosur
a ishe vallë edhe moteve të tjera
kaq kristalor i vërtetë
si në këtë pranverë 2020.

Si nga vrimë e gjilperës më duket se të shoh
dhe krejtësisht ndryshe është përqëndrimi
nga vetizolimi në shtëpi,
në Prishtinën me përkushtim organizimi.

Në muajin e shumëpritur maj
gjallërinë e frustrimit tënd të pafaj
e shoh nga një fokusim tjetër
mbushur plotë me përmallime
se bëjmë jetë vetëngujimi
që gëzimin e zbeh nga përjetimi.
Përthekim i ngushtë për shpëtim jete
nga sëmundja e panjohur Covid-19
tinzare e paparë dhe murtajë.
shtrirë në tërë Kosovën dhe në botën mbarë.

Prishtinë – 18.05.2020

JO NË TUBIME VALËSH EPIKE

Që Kosova e përthekimit si tërësi
të ketë mundësi të ngushtuar infektimi
me sëmundjen shfarosëse
Pandemia 2020,
me Korona VirusinCovid-19
për shkencën shëndetësore i paparë
dhe i panjohur në hulumtime,
vetizolimi obligim për respektim,
edhe levizjet e tepërta në kufizim.
Tubimet valësh epike
jo në grupime të mëdha,
edhe në ndejat familjare e në manifestime
larg nga njëri-tjetri me dallime.

Në çdo vend pune
dhe për shërbime në rrjedha jete
obligim për respektim
edhe distanca e caktuar
bashkë edhe me maskën e obliguar
në gojë e hundë,
si e dhe dorëzat në duar.
Higjiena përsonale cilësi e kërkuar,
gjithësesi edhe ambienti i pastruar.

Prishtinë – 03.10.2020
Naxhije Doçi

PËRRALLORE DALJA NË NATYRË

Edhe në këtë stinë vjeshte në flakërim
sa e këndshme dalja e lirë në natyrë
krejtësisht përrallore
bashkë edhe me ndjeshmërinë në përballim
nga drunj e shkurre me zbehje gjethesh
rënë edhe përtokë si shtrojë motesh
nga fshehtësitë mistike të stinës.
Edhe cicërimat e zogjëve etnik
ngazëllim i djegur për qetësim
që shlyen qoftë edhe për pak minutat e lejuar
përmallimin e akumulluar me ditë e netë të tëra
në hapësirën e kufizuar në shtëpi,
vetizolim i kërkuar për respektim
nga mjekësi e përkushtimit krahështrirë
në Kosovën shtet
si edhe krejt planetin tokë në përthekim
në luftim të Virusit tinzar Covid-19
për njerëzimin vrastar i vërtetë.

RRUGË TË BOSHATISURA

Qyteti im krahështrirë
Prishtina dikur me buzëqeshje agu
tani në këtë vjeshtë 2020
me gjendje të jashtëzakonshme,
shpallur edhe Zonë e Kuqe
me numër të vdekurish për çdo ditë në shtim
nga Korona Virusi Covid-19,
vrastar i vërtetë.

Rrugë të boshatisura me ofshamë dhembjesh
trotuaret mbuluar me fletë
lagur edhe nga shirat e stinës e nga vesa
sikur të ishim në ndonjë kohë tjetër
apo në ndonjë ëndërr të vjetër
të harruar edhe nga kujtesa.

Krejt pak njerëz rrugëve në qarkullim
me shikim të pacak dhe si në vrapim
sikur iknin nga njëri-tjetri
për të mos u parë e takuar,
përjetim i sprovuar.
Maskat gojën e hundën në mbulim
tek secili në respektim
për vlerësim e shpëtim të jetës.

Prishtinë – tetor – 2021
Naxhije Doçi

FILLIM NËNTORI 2020 NË PRISHTINË

Ditë e parë nëntori 2020
në lartësitë virgjërore të Gërmisë
kurorë mitike Prishtinën në përqafim
në madhështim krenarish të derdhura
dhe për frymëmarrje të dëlirë,
ashtu edhe në TaukBahqen e jehut miklues
stinë vjeshte e plotë në kalendar.
krahasimit të rrallë.
Dielli flakërues në gjithësi
rrëzëllimin sivjet
mbi nënqiellin lirik të dashurisë
përtërirjes së vazhdueshme për gjallërim
se si e ka sivjet
disi krejt ndryshe nga vitet të tjera
në dukje pranverës në gjasim
e të panjohurën ndryrë në pasqarim
ashtu siç e ka edhe habitjen
me etje bjeshke
për planetin tokë në ndryshim.

– Prishtinë – 01 Nëntor-2020