CIKËL POEZISH NGA LIBRI “PANDEMIA 2020” TË POETES NAXHIJE DOÇI

0
241

NJË VIT NGA VËRSHIMI NË KOSOVËN E PAFAJËSISË TË LËNGATËS SHFAROSËSE KORONAVIRUSI COVID -19 –11 Mars -2020 / 11 Mars -2021

Naxhije Doçi Naxhije DoçiProf. Prishtinë

MURTAJA COVID-19

Pandemia-Murtajë, Covid-19
në frekuentim verdhësie
që nga 11marsi i vitit 2020
në Kosovën mbarë dhe etnisë skaj më skaj
nuk pësoi zhdukje si me shpatë demokleu
ashtu siç mendoi njeriu se mund të largohet.
Si hije e zezë me dhëmb të shpupluar
edhe nga muaji qershor i radhës
shfrenimin tinzar në vazhdim
me njeriun në dyluftim.

Si mundësi e vetme shpëtimi
vetizolimi në zbatim,
këshillim shëndetësor i Kosovës shtet,
që secili njeri, i moshuar e edhe i ri
që di dhe që dëshiron ta vlerësojë jetën
si një mrekulli të papërsëritshme
të ketë durim në rrjedha përkushtimi
që të rri gjithësesi në shtëpi
dhe që pa arsye të mëdha
të mos kontaktojë me asnjë njeri
që lirisht mund të jetë
si burim infektimi.

Prishtinë – 04.06.2020

HERONJ NË VIJËN E PARË

Përherë në jetë
dhe kjo është më së e vërtetë
që nuk mund të thuhet kurrë ndryshe
dhe as që të tjetërsohet nga ndërgjegjësimi
se në kohë paqeje,
por edhe moteve të trishta në frekuentime
heronj në vijën e parë si flakadanë
për të shpëtuar jetë njerëzish
si dhunti e papërsëritshme nga Zoti
janë doktorët.
Janë mendjendriturit me vizion diturie
për arritshmëri të pandalura në jetë
edhe në rrethana të vështira pamundësie.

Mantelbardhët zemërbardhë
kjo ushtri e humanitetit të përkushtuar
guximit të paparë
betuar me thellësi zemre
në etikën e kërkuar
natë e ditë hovit në veprime
në sfidim të sëmundjes vrastare-Pandemi
të Korona Virusit Covid-19
që frekuenton i padukshëm në përditëshmëri.

Prishtinë – 20.04.2020

RRUGË TË BOSHATISURA

Qyteti im krahështrirë,
Prishtina dikur me buzëqeshje agu
tani në këtë vjeshtë 2020
me gjendje të jashtëzakonshme,
shpallur edhe Zonë e Kuqe
me numër të vdekurish për çdo ditë në shtim
nga Korona Virusi Covid-19,
vrastar i vërtetë.

Rrugë të boshatisura me ofshamë dhembjesh
trotuaret mbuluar me fletë
lagur edhe nga shirat e stinës e nga vesa
sikur të ishim në ndonjë kohë tjetër
apo në ndonjë ëndërr të vjetër
të harruar edhe nga kujtesa.

Krejt pak njerëz rrugëve në qarkullim
me shikim të pacak dhe si në vrapim
sikur iknin nga njëri-tjetri
për të mos u parë e takuar,
përjetim i sprovuar.
Maskat gojën e hundën në mbulim
tek secili në respektim
për vlerësim e shpëtim të jetës.

Prishtinë – tetor – 2020

KUJDES VIRUSI

Në këtë gjashtëmujor të parë 2020
me ditë e netë të tëra në vetizolim
dhe me dalje të reduktuara
për rrjedha jete,
si edhe më orar të kufizuar pune si obligim,
Kosova thërret
vazhdimisht dhe pa pushuar
me jehun përgjërues dhe të sinqertë:
-Kujdes Virusi-!
Sllogan i formësuar si këshillim
që të kemi përkujdesje të vërtetë
për çmim dhe vlerësim jete.
Mbajtja e maskës obligim i detyruar
në çdo hap të hedhur,
vështirësi e derdhur në përballim
nga frymëmarrja e ngushtuar.

Edhe distanca mes njerëzish
në respektim
bashkë edhe me higjienën përsonale
dhe atë në përgjithësi.
Që të mbrohemi mirë nga infektimi
larja e duarve me sapun
domosdoshmëri.

MUAJ PANDEMIE PËRJETUAM SIVJET

Duke frymuar në vetizolimin e obliguar
si këshillim mjekësor për shpëtim jete
jemi bërë si të hutuar
edhe anëtarët e familjes së ngushtë
pa motivim komunikimi ndërmjet veti
për hallet në rrjedha gjallërimi
si edhe për vizione të kërkuara zhvillimi
se muaj pandemie perjetuam sivjet,
në këtë vit të trishtë-2020.
Krejt sy e vesh në mjetet e informimit
ku lajm i parë dhe i vazhdueshëm
ditë e natë dhe në çdo minutë e orë
flitet për lëngatën vrastare – Pandemi
si një vullkan i sapondezur
mbi njerëzimin shtrirë,
panjohuri e ngrirë.
Për Virusin Korona, Covid-19
për shkencën botërore
ende i padukshëm në arritshmëri,
zbulim ende i pagjetur
se a do të arrihet që të shuhet në tërësi,
apo se do të mbetet si i fjetur.

Prishtinë, 06.11.2020