CIKËL POETIK: “PRANVEROJNË LULËKUQET TONA”

0
881

Poeti Zymer MEHANI

(Heroinave Ylfete Humolli, Xhevë Lladrovci, Ganimete Gjylani, Sanije Rexha, Hyrë Emini, Antigonë Fazliu)

Pranverojnë Lulëkuqet tona
Nëpër dimëra dhe zezona

I.
Ju që u flijuat-
Ju dua
Lulëkuqe të kohës
N’udhëtim
Prore do t’jetoni
Në mua
Nga malli për Ju
Dot nuk gjej ngushëllim
Juve Lulëkuqe
Në jetë
Shumë Ju desha
Ishit hijeshia
E këtij Kopshtit tim
Lulëkuqe t’kësaj Toke
Lulegjaku lule
Lavdi ju qoftë prore-
Soji i gjakut tim
Ballin atdheut tonë
Ia ndritët,
E dritësuat
Tani Ju dëshiroj
Veç qetësi hyjnore
Vargje edhe fjalë
M’janë bërë lapidare
Lulëkuqe për Ju-
O margaritare

II.
Qetësia përhap
Të sajën zbrazëtirë
E Ty, Lulëkuqe e Llapit
E kësaj Toke t’ dëlirë
Të kujtoj me mall
Të kujtoj me dëshirë
Si Ylber shumëngjyrësh
N’qiellin zbukuruar
Seç u shfaqe Ti-
Motër e bekuar
Kur kish plot stuhi
Ky atdhe i shqetësuar
Lulëkuqe e Llapit
Me të tuajat fletë
Anekënd Atdheut
I dhe aromë vërtet
Lulëkuqe, Ti s’ishe
Si lulet e tjera
Për Liri i këpute
Petalet e gjera
Nga gjaku që derdhe
Shqipes iu shtu’ vlera
Dhe për t’u qetësuar
E për t’ thënë lavdi
Ta prek atë kurorë
Ngjyrash kuq e zi
Sipër tëndit varr
Për një ideal

III.
Lulëkuqe e kësaj Toke, moj
Ngjyrat e tua
Shumë t’i dashuroj
Dhe ky imi shpirt
Pas teje rend n’shtegtim
Ia solle lirinë
Lule, atdheut tim
Me kujtimin për Ty
Punoj dhe jetoj
Me dhembje, por krenar
Lulegjaku, moj
Yt zë më kumbon
Shpesh në qetësi
Kur vëllezërve u flisje
Për t’shtrenjtën liri
E Lulëkuqe e Tokës sime
Pa hapave të tu dritëhirë
Arriti, e bukur si nuse
E atdheut liri e dëlirë
E me Atë Lisin e Madh
Me kokë prore n’qiell
Njëri-tjetrin dashuronit
Me zjarr, Motra Xhevë
Si Azemi me Shotën tok
E pate Fehmi Lladrovcin
Bashkëluftëtar e shok
Shok të zemrës
Të jetës helm-vajë
As lufta, as vdekja
S’mundi që t’ju ndajë

IV.
S’do të dëshiroja
Të venitesh dot
Ganimete Gjylani
Për Ty kam mall sot
Ti, mori Lulëkuqe
E Fushës së paanë
Për liri t’kësaj Toke
Luftove anembanë
Vargjet t’i rendis
Lulëkuqe për Ty
Na pranverove jetën
N’stinën me dalldi
U venite, u dogje
Ne për t’na dhënë dritë
Kombi ra n’pikëllim
Kur t’u ndal jotja rritë
Lulëgjaku e kësaj Toke
Kuq e zi, plot dëlirësi
Për Ty s’do t’ketë kurrë
Kufij n’dashuri
Madhështi e Kombit-
E jona Lavdi

V.
Çdo gjë e Jotja
Më madhështon
E si Shqipja
Vigjëlon
Kur më flet
Për Atdheun
Seç ma ngjall
Trim Skënderbeun
Zëri yt këngë-mall
Shpirt e zemër-
Sa një mal
Prore Motër
M’bën krenar
N’timin shpirt
Atdhedashuri ngjall
Moj Lulëkuqe
Aromë trëndafili
Kur qëndroj pranë teje
Unë jam vetë bilbili
Seç më shëmbëllen prore
Me një gurrë të dëlirë
Kur ndalem e t’shikoj
Ty, Motër e mirë
Me pushkën e gjatë
Në të zezën natë
Na e mbrojte lirinë
N’stuhi e n’shtrëngatë
Përkrah SANDOKANIT
Që e pate Dritë-jetë
Qëndrove e pathyeshme-
Shqionjë e vërtetë
Kombi, bashkë me mua
Jemi plot me fat
Që t’kemi, moj Shqipe
Heu, paç jetë të gjatë

VI.
Hyrë Emini-
Lulëpranverë
Ecën me nxitim
Flokët i valojnë n’erë
Mbi atdheun tim
lemeri e tmerr
Don t’na marrë lirinë
Një turi derr-beterr
Atdheun, moj Lulëkuqe
E rroke n’përqafim
Sa e hijeshoshe
N’pranverë Kopshtin tim
E qëllove bishën
I bëre mandatë
Jetën për atdheun-
E bëre dhuratë
Kurrgjë dhe asgjë
Dot nuk më ngushëllon
Lulëkuqe, Ti, moj
Në Kopsht më mungon
Në zemër të kombit
Përjetësisht jeton

VII.
“Bukuroshja e Lirisë”
Antigona po diellon
N’zemër t’kombit
N’shpirtin tim
Dashurisht po shigjeton
U bë dritë
Në mes të territ
Shpëtimtare
N’zjarr të ferrit
E duke kënduar
Dua t’qaj njëherë
Dhimbja t’më qetësohet
Për Motrën e vlerë
Gone, moj Lulëkuqe
E jona krenari
Dhimbja ecën qetas
Nëpër dashuri
T’kam gjerdan lirie
N’t’miat poezi