ÇIKAGO: SHSHA THIRRJE KRERËVE POLITIKË PËR ULJEN E TENSIONEVE NË SHQIPËRI

0
502
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Për shkak të gjendjes së krijuar të ndarjeve në taboret e armiqësive të skajshme politike në Shqipëri në mes të Kryetarit të shtetit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Ramma, SHSHA në Çikago përmes këtij reagimi u bën thirrje krerëve të shtetit shqiptar të lënë me një anë tensionet dhe të kthehen në ligjet e Kushtetutës se mbi të gjitha është Shqipëria. Kështu e nis reagimin SHSHA në Çikago dhe kërkon me ngulm që të ndalen shantazhet e përqarjeve në rrafshin armiqësor të skajshëm në mes të dy krerëve të shtetit shqiptar, ndonëse as Ilir Meta e as Edi Rama, Shqipërinë tonë nuk e kanë pronë të tyre përsonale, thuhet në reagimin nga Çikago.

Po bëhen tridhjetë vjet të ardhjes së demokracisë dhe të jetës pluraliste në Shqipëri, por në këto vite nuk është e mundur që tiparët e jetës e të transicionit të kalojnë më pak dhimbje dhe me pak probleme, sikundër popujt dhe vendet e ish bllokut komunistë, që këto probleme i tejkaluan me kohë dhe tashti janë rreshtuar me popujt e kontinentit të Evropës (BE) me seli në Bruksel. Ku mbeti Shqipëria, kush po i vonon këto procese integruese demokratike të Shqipërisë drejt BE-së? – pyesin zëshëm në Çikago. Pse Shqipëria në këtë shekull të ri po hynë si vend me varfërinë e saj në udhën e popujve të kontinetit tonë të vjetër? Pse me mijëra qytetarë shqiptarë dhe brezi i ri (lulet e kombit e të atdheut) po ikin nga Shqipëria ?

Këto do të ishin temat aktuale për Shqipërinë e jo përqarjet e skajshme politike, që jemi mësuar tashmë të shohim nëpër vitet e kokëdhimbjes në mes taboreve politike, për të vetmin shkak se kush po e merrë më parë “pushtetin” dhe fare pak për të mos thënë se tevona çështjet aktuale që i përmendem më lartë po mbesin vetëm si lajm i ditës në opinionin e gjerë shqiptar në Shqipëri, thuhet në këtë reagim nga Çikago, SHSHA në Çikago për fund thekson se për gjithë spektrin politik shqiptar dhe për krerët e shtetit që kanë shkelur mbi aktin më të lartë juridik të Kushtetutës dhe të bërat tjera gjatë këtij rrugëtimi të gjatë e të mundimshëm të transicionit të vonuar, të dalin para sovranit të votës së lirë (popullit shqiptar) dhe të lëshojnë udhën për një rrafsh e gjak të ri politik në Shqipëri, në mënyrë që në fillim të këtij shekulli të ri, kombi dhe shteti shqiptar mos të vonohemi (sërish) në historinë kombëatre, thuhet në fund të këtij reagimi të SHSHA-së në Çikago.