Çikago është mbuluar me borë, shkollat e kanë ndërprerë mësimin

0
684

Të premten mbrëma dhe sot tërë ditën në Çikago me rrethinë po bjenë borë që ka paralizuar rrugët kryesore dhe rrjedhat e jetës e të punës, ndërsa sot në gjitha shkollat është ndërprerë mësimi, kështu thuhet në shërbimin për emergjencë të këtij qyteti në shtetin e Illinoisit.

Për tejkalimin e gjendjes sot në të gjitha mjediset e Çikagos janë angazhuar me qindra kompani për pastrimin e rrugëve, të shesheve dhe të vendbanimeve. Dimrat gjithherë janë të vështirë në Çikago dhe për këtë stinë të dimrit,në këtë qytet e kanë bërë përvojën mirë për tejkalimin e gjendjes emergjente, thonë qytetarët amerikanë.


Loading…


Dimri dhe bora e kanë “pushtuar” Çikagon,,
ndërsa shërbimet urbane si uji, rryma elektrike dhe gasi funksionojnë pa asnjë problem.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]