Besnik Fahredin Hoti, zv.ministër për punë të jashtme të Kosovës i shoqërua nga Lulzim Mjeku, drejtor politik në këtë ministri qëndruan në Çikago dhe me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikë-Izrael dhe me SHSHA biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve më Prishtinën dhe me viset tjera etnike në Ballkan, thuhet në kumtesën për shtyp të SHSHA-së.
Që nga viti 2015 në institucionin ekonomik dhe të biznesit në Çikago (Oda Ekonomike Amerikë-Izrael), Kosova ka afruar një varg projektesh ekonomike që hedhin dritë për kahjet e politikave të investimeve nga Amerika në ekonominë e shtetit të Kosovës,është thënë në takimin e sotëm në Çikago, ku morën pjesë Daniel Shure, Micheal Schmitt, Mahmut Skenderi, Skënder Karaçica dhe Nazim Alimi me përfaqësuesit e ministrisë së jashtme të Kosovës.
Në takimin e sotëm është theksuar se do të ishte mirë që në Krushë të Rahovecit të bëhet gati projekti i një fabrike për përpunimin e prodhimeve të kopshtarëve të vyeshëm të kësaj ane të njohur tashmë jo vetëm në Kosovë dhe nisma e grave të Krushës për të mbijetuar tragjedinë nga masakra serbe e makinerisë së S.Millosheviqit me uzinën e tyre për prodhimin e ajvarit për tregun e gjerë dhe për rritjen e fëmijve të tyre jetimë, u tha në takimin e sotëm në Çikago.
Në kuadër të bashkëpunimit Çikago-Prishtinë, Oda Ekonomike Amerikë-Izrael është duke i bërë përgatitjet që një delegacion i saj të vizitojë Kosovën dhe viset tjera si Shqipërinë dhe Maqedoninë për të parë nga afër mudësitë për investime kapitale ekonomike, thuhet në kumtesën e SHSHA-së.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]