CHARLES BUKOWSKI
1920 – 1994
Në përvjetorin e vdekjes së Charles Bukowski, ne propozojmë disa nga poezitë më të bukura të autorit amerikan …
MILAN – Sot është përvjetori i vdekjes së Charles Bukowski. Në veprat e tij, poezia dhe jeta ndërthuren me njëri-tjetrin, në mënyrë që kompozimet e tij të tregojnë jetën e tij të përditshme, të bëra prej grave dhe grave, basteve të gara me kalë dhe letërsisë, të vuajtjeve njerëzore e duke tradhtuar aspiratat. Në përvjetorin e vdekjes së tij ne ju ofrojmë disa nga poezitë e tij më të bukura.
1. TANI KA INFORMATIKË DHE
ENDE MË SHUMË KOMPJUTERA
dhe së shpejti të gjithë do ta kenë një,
tre-vjeçarët do të kenë kompjutera
dhe të gjithë do të dinë gjithçka
si të gjithë të tjerët
shumë kohë përpara se t’i takonin
dhe kështu nuk do të duan t’i takojnë.
Askush nuk do të dojë të takojë më asnjë
tjetër kurrë më
dhe do të jenë të gjithë
të burgosur
ja si dhe unë tani…”
2. NËPËRMJET SHPIRTIT
“Ai e kalon shpirtin
si një thikë
dhe unë i sondoj peisazhet
herë i zymtë, herë i vrerosur
ku korbecë të zinj katran
krrokin kaq me zë të lartë
sa të gërvishtin muret e zemrës.
Kalon nëpër kopshte të këndshme
zbukuruar me margarita të bardha
dhe ngrohur nga një diell i vakët pranverë.
Por kur linfa e saj
Arrin kulmin shpërthen
gjethja njolloset.
Tampon i vetëm për të tillë plagë…
3. PO ZEMËR!
“Të gjithë fqinjët mendojnë
se ne jemi
të çuditshëm.
Dhe ne mendojmë
njësoj për ta.
Dhe ne bëjmë
të gjithë
qendrën … ”
4. VAJZAT
“Sjell ndër mend
të njëjtin
Abazhur
që nga
5 vjet
është mbulua
nga një pluhur baçelor
të
vajzae që hyjnë këtu
jam shumë
i zënë
për ta pastruar.
Por nuk më intereson,
Edhe unë kam qenë shumë
i zënë
për t’u kujtuar për të
deri më tani.
Që drita
vezullon
e zbehtë
prapa këtyre
5 vite
jetesë.”
5. KUR ZOTI KRIJOI DASHURINË
“Kur Zoti krijoi dashurinë, s’na ndihmoi shumë
kur Zoti krijoi qentë s’i ndihmoi shumë qentë
kur Zoti krijoi bimët ishte diçka normale
kur Zoti krijoi urrejtjen na dha një gjë normale të dobishme
kur Zoti më krijoi Mua ai më krijoi Mua
kur Perëndia krijoi majmunin majmuni po flinte
kur krijoi gjirafën ishte i dehur
kur krijoi narkotikët ishte çakërrqejf
dhe kur krijoi vetëvrasjen ishte në terren
Kur të krijoi ty të shtrirë në shtrat
e dinte se çfarë po bënte
ai ishte i dehur dhe i hareshëm
dhe krijoi malet, detin dhe zjarrin
në të njëjtën kohë
Bëri disa gabime
por kur të krijoi ty të shtrirë në shtrat
Ai bëri gjithë Universin e Tij të Shenjtë”.
9 mars 2018
Përktheu: Faslli Haliti