Çfarë pret, o popull?

0
992
Gjin Musa

Gjin Musa, gazetar dhe analist i pamvarur.

Po degjojmë me za, po e shofim me figure, nji bishë e terbuar, qe bën thirrje per mos bindje qytetare!!! Kjo bishë anti-shqiptare ka emer dhe mbiemer, quhet Sali R. Berisha (SRB).

Thirrjet e Berishes per vete armatosje, per mos bindje qytetare, eshte gerhama e fundit e nji diktatori ne Ballkan.
Berisha harron, se kohet kane ndryshuar, njerzit jane ndergjegjesuar, harron qe Shqiperia eshte pjese e NATO-s, keshtu qe keto thirrje te Berishes, jane si çadra pase shiut.

Po egersira sa ma shume qe vjetrohet, aq ma shumë egersohet, kjo po ndodhe me kriminelin e Shqiperisë Sali Berisha.
Berisha jeton akoma me andrren e zymtë te 97-tes, po sot gabon rende! Ky popull e ka humbur durimin me ty o Sali, thirrjet per mosbindje qytetare besoj se do te kthehen si nji vetimë vdekje-prurese ne qiell te hapur.

Nuk ka ma demokrat apo socialist, qe do shkaterrimin perfundimtar te Shqiperisë.
Shqiptaret e majte dhe te djathet i kerkojn drejtesisë te beje drejtesi, secili te dali perpara drejtesisë per mekatet qe ka bere.

Dosjet e spiunve te sigurimit, te agjenteve te UDB-së -Jugosllave me ne krye Sali Berishen te hapen urgjentisht.
Ngjarjet rrenqethese te piramidave, si edhe rebelimi popullor i shqiptareve ne vitin 1997, kane nji autor, kane nji skenarist dhe regjizor, i cili eshte proSerbi – Sali Berisha.

Po ky doktor i komunizmit, ky kardiolog me zemer kriminale, ndertoi per pasurimin e familjes, fabriken e vdekjes ne Gerdec, ku humben jeten 26 shqiptare te pafajshem, ne kete fabrikë te vdekjes punonin, burra, gra dhe minorenë per buken e gojes, per habi aty “punonte” edhe baxhanaku i Sali Berishes, nji “punëtor krahu”, por “mjerisht” Saliu nuk na e njifte baxhanakun e vet…

Po ky filo-serb, mik i Fazlliçit dhe i botes se krimit vuri ne levizje ish-ministrin mjeran te drejtesisë, nji farë Aldo Bumçi, nji anti-shqiptar, kopje e injorances Berishiane, që po ia turpëron emrin familjes së vet.
Dosja e Gerdecit fshihet, nderkombetaret kerkojnë nji hetim nderkombetar per Gerdecin, po Berisha ka vene porten per drejtesin nderkombetare.

Berisha ne qeverisjen e tij tete vjeçare, vetem sa vinte dhe i thellonte gabimet, korrupsioni kishte dalur si konkurenc tregu, ministrat ishin ne gare se kush do pasurohej ma shume.
Koalicioni qeverises ne mandatin e dyte, eshte mandati i turpeve per Sali Berishen, zv/kryeministri i Berishes, z. Ilir Meta kapet me partafol ne dore, gjithçka e paster si ne driten e djellit, por Berisha kundershton çdo hetim te kesaj maskarade te radhes, qe do sillte protesten e shqiptareve perpara kryeministrisë. Çeshtja Meta ishte çeshtja ma e nxehte perpara nderkombetareve.

Po krimineli kurre nuk reabilitohet, Sali Berisha s’bashku me ministrin e s’ter korruptuar Lulzim Basha qellojn mbi popullin e pafajshem, 4 te vdekur, terror dhe dhune nga policia Berishiane rrugeve te Tiranes.

Tirana po i ngjante Kabulit, Berisha dekuron gardistet qe vranë popullin në protestë, pengon arrestimin e gardisteve qe vranë, sulmon prokuroren e pergjithsheme Ina Rama, e implikon ne kete tollovi te turpsheme, ish-presidentin Bamir Topi. Shqiperia nji shtet pa qeverisje, kusaret dhe gjeneralet e 97-s po shkaterrojnë çfare te munden vetem te pasurohen, vendi drejt nji katastrofe te pashmangesheme.

Erdhi 2013 qe ia theu qafen ketij anti-shqiptari te betuar, bie nga pushteti Sali Berisha! Po si do ta perballoje kete situat ky njeri, qe s’ka jete pa pushtetin kriminal, ka nji shpres! Paraja nuk do mungoje, eshte Lazarati dhe ca filiale tjera, qe prodhojnë tonelata hashashi, ketu ishte e gjithe shpresa, qe Berisha te organizonte rremuja per rrezimin e qeverisë.
Llogaritë per Lazaratin ishin te “sakta”, sipas shtepisë se SHQUP-it, Lazarati ishte i pa prekur… nji enderr qe ministri Sajmir Tahiri ju preu ne rruge.

Opozita po perpelitej, njerzit qe donin te tregonin te verteten per PD filluan te dalin hapur, i ndjeri Sokol Olldashi ishte i pari, qe mori persiper kete beteje, po si gjithmonë Berisha dhe Lulzim Basha krahe per krahe diten ta “aksidentojn” kundershtarin politik, identik si Trebicken e shume te tjere.

Historia gjakatare e Sali Berishes i ka rrenjet qe ne bankat e universitetit ne Tiranë, aty ku firmosi tradhtinë ndaj atdheut dhe kombit, per te sherbyer si spiun i UDB-së – Jugosllave, per te qenë besnik i shovinizmit Serb, per te punuar me perkushtim ne shkaterrimin e shtetit shqiptar.

Hapja e dosjeve, reforma ne drejtesi si edhe verefikimi i pasurive, Berishen e kane ne dilemë me jeten! Te jetoje apo te mos jetoje? Destabilizimi i vendit andrra per t’i zgjatur jeten, po kjo anderre ashte e pa asnji shpresë, Shqiperia si antare e NATO-s, ne prag te hapjes se negociatave me BE, tashma jane nji thike me dy prehse, qe ja kane zymtuar jeten Berishes, shpresat per t’i shpetuar drejtesisë sa vin dhe veniten, e vetmja rruge, ulurima si ujku na acar, po edhe kjo e pa shpres. “Mosbindja qytetare” te parin njeri qe do ndeshkoje eshte Sali Berisha. Popullit shqiptar i ke borxhe te medha o Berishe, per ty e vetmja rruge eshte “vetë-gjyqesia”… mjaft e ke vrare e plaçkitur kete vend.