(Ç)farë po bënë dinastia Meta-Kryemadhi?

0
703

Venerime politike

Ilir Meta është zgjedhur president i Shqipnisë, ndërsa bashkëshortja (Monika Kryemadhi), kryetare e LSI dhe ky dynom e bënë dinastinë në Tiranë.

Nuk e kuptojmë pse me kaq nervozë dhe kokën lartë po sillet Monika Kryemadhi në jetën e përditshme parlamentare dhe si grua udhëheqëse e një partie politike shqiptare. Pse kaq shumë gruaja e presidentit të Shqipërisë,është tjetërsuar nga jeta e popullit shqiptar, kur e kur, ajo tashmë i ka rregulluar punët e veta dhe, nuk ngurron të bëjë zhurmë me tone neveritëse ndaj të tjerëve.

Monika Kryemadhi e ka shtëpinë e re moderne në Tiranë. Këtë e di tërë kyreqyteti dhe Shqipnia!Shtëpia moderne të tipit amerikan me 24 WC, kështu pati shkruar shtypi i kohës. Si është e mundur që në Tiranë dinastia Meta-Kryemadhi të kenë “shtëpinë amerikane” që, besoj se këtë standard rrallëkush e ka në rajon dhe me gjerë në BE.

Monika Kryemadhi flet me zë të lartë, madje edhe di të qortojë të tjerët për “zgjidhjen e problemeve” shqiptare dhe të institucioneve të shtetit(Prokuroja e shtetit), që nuk heziton të përdor si “mjet” edhe këpucën e vet në parlamentin e Shqipnisë(!).

Populli shqiptar duhet të flasë dhe, do të ishte mirë që si rregulle demokratike për të gjithë të zgjedhurit me votën e lirë të sovranit ,që tashti po bëjnë hile dhe nuk po e kryejnë detyrën (sipas kontratës së votës së lirë), vota e lirë të kthehet në duart e sovranit të lirë në Shqipni!

Monika kësaj radhe keni dështuar keq! Nuk di sesi e keni kuptuar kur Ilir Meta zgjidhet president i shtetit shqiptar e ti kryetare e LSI-së dhe të dy bashkë e dini se (ç)farë keni bërë?

Burrë e grua në udhën e dinastisë në Shqipni!

Çikago, 21 dhjetor 2017


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]