Çfarë nuk është në rregull me ne?!

0
361
Aurel Dasareti - bashkimi i Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Unë nuk mund të jap recetë për sukses, por një recetë për humbjen: Mundohuni t’i bëni politikë-bërësit të lumtur.

Shqiptarë! Çlirojeni vendin nga mafiozët. Hiqni nga pushteti të pamoralshmit, të djallëzuarit, tradhtarët, mashtruesit, fëlliqësirat, njerëzit e poshtër, ndyrësirat. Sikur Kosova të ishte ajo që pretendon të jetë, një vend normal, ata kopilë kaherë do të neutralizoheshin.

* * *

Mafia është një term që përdoret për organizatat kriminale ose sindikatat me strukturë hierarkike gjysmë-zyrtare dhe norma të qarta të brendshme, të cilat përdorin dhunën për të ruajtur kontrollin mbi një territor të caktuar dhe për të kryer aktivitete të paligjshme.

Organizatat e ngjashme me mafien shpesh janë të lidhura me shtete të dobëta (si Kosova dhe Shqipëria), dhe janë përshkruar pjesërisht si një fenomen kuazi-shtetëror. Për shkak të natyrës së saj të ndaluar, ka pak njohuri aktuale dhe shumë mite që lidhen me këtë fenomen, i cili shpesh përzihet me forma më të lirshme dhe shumë më të zakonshme të krimit të organizuar.

Krimi i organizuar është një term që përdoret për një aktivitet kriminal të themeluar që zgjat me kalimin e kohës, shpesh me ndarje të qartë të roleve, që kërkon fitim ekonomik dhe/ose posedim të pozitave të pushtetit në shoqëri.

Një krim i tillë serioz ekonomik dhe politik mund të lidhet me korrupsionin dhe pastrimin e parave, dhe mund të përcaktohet si “i organizuar”. Krimi i organizuar shpesh konsiderohet të jetë veçanërisht serioz dhe gjithëpërfshirës, me lidhje ndërkombëtare dhe humbje të mëdha financiare për shoqërinë dhe vendin.

* * *

Shqiptarët gjatë gjithë historisë kishin dhe kanë prirje ta tradhtojnë kombin dhe atdheun e vet.

Hashim, kush je ti, që sillesh si kapadai? Një tradhtar i pa-mandat, që me vite, haptas dhe fshehurazi takohesh me terroristët serbo-çetnik dhe shet Kosovën. I do të keqen kombit dhe vendit që të lindi. Të ka hyrë vetja në qejf dhe djalli në bark. Je smirëzi e shpirtkeq. Ti je një gjysmë analfabet mendjemadh, që kënaqet në rolin e profetit të vetmuar me tru të cunguar, për miratimin e planeve të regjimeve të huaja kriminale, për copëtimin e mëtejmë të trojeve shqiptare.

Libri “autobiografik” i yti: “Shtet i Ri, Burrështetas Modern”, autorët e të cilit janë paguar shtrenjtë nga buxheti taksapaguesve të Kosovës, duhet të riemërohet në “E vërteta rreth jetës sime si gënjeshtar.”
Një autobiografi është absolutisht mënyra më e mirë për të treguar të vërtetën për njerëzit e tjerë.

* * *

Kur dikujt i është dhënë besim dhe pushtet në mënyrë të tillë ku lindin mundësitë dhe joshjet, ndërsa rreziku për marrje në përgjegjësi fundoset, atëherë rritet gjithashtu rreziku i shpërdorimit të detyrës.
Prandaj Hashimi dhe kodosh tjerë që sundojnë Kosovën e shpërdorin detyrën, duke e shitur vendin pak nga pak.

* * *

Nga pikëpamja biologjike, arratia (ikja) është shumë më e vlefshme se lufta, për qëllimet e vetë-ruajtjes. Ky fakt është krejt i arsyeshëm për udhëheqësit ushtarak me përvojë luftarake. Ne ushtarakët e kemi kuptuar nga përvoja se: natyra njerëzore ka vetëm pak prirje për heroizëm, dhe se kërkon shumë përpjekje që të arrihet motivimi i njeriut (ushtarit) të luftojë dhe të ndalohet që t`ia mbathë e të shpëtojë jetën.

Megjithatë, duhet të ceki se ndrydhja e impulsit të arratisë dhe ngadhënjimi i impulsit të luftës varet shumë edhe nga faktorët kulturorë, gjenetika. Pra, truri i qenieve njerëzore (njashtu si i kafshëve) ka mekanizma të bashkëlindur nervorë që vënë në lëvizje sjelljen agresive (apo arratinë-ikjen) në rastin e kërcënimeve ndaj mbijetesës së individit apo të species, dhe ky agresion është në shërbim të jetës.

* * *

Kjo që them ka të bëjë dhe është një ilustrim për situatën aktuale në Kosovë, gjegjësisht copëtimin e saj të radhës, tani nga Hashimi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Hashimi tregon një mospërfillje të hapët për ju dhe as që shqetësohet për tradhtinë dhe krimin që bën. Pse? Sepse nuk frikohet aspak prej jush. Ai e dinë shumë mirë se nuk i kërcënohet asnjë rrezik nga ana e shqiptarëve, kudo qofshin ata. Përndryshe do të dridheshe nga frika dhe do të ikte sa më larg Kosovës; as në ëndërr nuk do ta përmendte copëtimin/shitjen e Vendit e ku më ta zbatonte këtë akt të pisët kriminel antikombëtar.

Tradhtari e shiti Kosovën tek serbët, e ju jeni tërësisht indiferent dhe nuk bëheni aspak merak për ardhmërinë e fëmijëve, nipave dhe mbesave të juaja, që do të mbesin pa atdhe dhe nën robëri. Pra, ju nuk kundërveproni në shërbim të jetës ndaj ngacmimeve të atyre që shkatërrojnë mirëqenien dhe mbijetesën e juaj dhe pasardhësve të juaj.

Shqiptarët ushqehen me duart e tyre, por mendojnë me trurin e të tjerëve. Indiferenca dhe çmenduria juaj duhet të përfundojë menjëherë nëse kemi ndonjë shpresë për të shpëtuar atë pjesë të atdheut tonë të vogël – të dashur. Të shpresojmë se asgjë nuk do t’i shpëtojë kriminelët nga ferri.

* * *

Kapiteni i anijes është bërë i çmendur nga ngrënia e tepruar e mishit dhe pirje pamasë e rakisë së Shumadisë, por oficerët nuk guxojnë asgjë tjetër veçse të dëgjojnë, dhe udhëtarët janë në pritje të drejtimit të kapitenit të çmendur.